Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/182
Pamja
Kapitulli IV – Udhëzimet Administrative
Neni 17
Udhëzimet
17.1. MBPZhR është përgjegjëse për nxjerrjen e udhëzimeve dhe vendimeve
administrative lidhur me plehrat artificiale.
Kapitulli V – Dispozitat Përfundimtare
Neni 18
Shfuqizimi
18.1. Ky Ligj shfuqizon çdo dispozitë të Ligjit në fuqi,nga lëmia e plehrave artificiale e
që është në kundërshtim me te.
Neni 19
Kompetencat dhe përgjegjësitë e rezervuara të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të
Përhershëm të Kombeve të Bashkuara
Të gjitha funksionet e rezervuara të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përhershëm të Kombeve të
Bashkuara për Kosovën (,,PSSP,,) sipas Rregullores së UNMIK-ut nr.2001/9 mbi Kornizën
Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohëshme në Kosovë, përkohësisht janë lëndë e monitorimit
dhe miratimit të PSSP.
Neni 20
Hyrja në fuqi e këtij Ligji
Ky Ligj hyn në fuqi ditën e parë pas miratimit.
Ligji nr. 2003 / 10
22 Maj 2003
Kryetari i Kuvendit të Kosovës ,
____________________
Akademik Nexhat Daci
< 181 |
faqe - 182 - |
183 > |