Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/180
Appearance
Kapitulli III – Shkeljet dhe Dënimet Neni 11 Shkeljet 11.1.Shërbimi Rregullues për Plehra artificiale, për shkelje të përsëritura, pasi që të ketë dëgjuar të regjistruarin përkatës në një seancë shqyrtimi , mund të refuzojë, suspendojë ose anulojë çertifikatën e regjistrimit. Pas humbjes së të drejtes në çertifikatë të regjistrimit, personi në fjalë ka të drejtë ankese pranë autoritetit përkatës. 11.2.Do të jetë shkelje për çdo person që shet ose ofron për shitje pleh artificial që nuk i plotëson kushtet sipas këtij Ligji. 11.3.Kur inspektori konfiskon sasi të plehrave artificiale, ai menjëherë do t’i lëshojë , vendim ose njoftim për ndalesë në bazë të të cilit ai duhet ta vë në paketimin e materialit të tillë një etiketë vërejtjeje që deklaron se sasia është e ndaluar për shitje. 11.4.Sasia e plehut artificial për të cilën është lëshuar një vendim ose njoftim i ndalimit do të mbahet nga personi i cili ka kontrollin e materialit të tillë dhe nuk do vëhet në qarkullim ose lëvizet përveç nëse veprohet sipas Udhëzimeve të veqanta të Shërbimit Rregullues për Plehra artificiale në pritje të vendimit në pajtim me këtë Ligj. Kjo nuk do të pengojë personin i cili ka kontrollën e materialit të verifikojë materialin e konfiskuar, e as që të marrë aty, në prezencë të personit të caktuar prej Shërbimit Rregullues për Plehra artificiale, një mostër të arsyeshme për analizë. 11.5.Në kërkesë të personit i cili ka kontrollin mbi plehun artificial të konfiskuar , para kohës së mostrimit prej një Inspektori, mostra e cila është marrë do të ndahet në pjesë përafërsisht të barabarta, një pjesë e së cilës do të vuloset dhe do t’i jipet personit që ka nën kontroll plehun artificial të konfiskuar dhe pjesa tjetër e saj do të mbahet për analiza nga Shërbimi Rregulues për Plehra artificiale. 11.6.Nëse analizat e sasisë së konfiskuar dhe mbajtur, siç është përcaktuar prej Analistit, tregojnë se nuk është shkelur Ligji, Inspektori menjëherë do të zhbllokojë sasinë e konfiskuar dhe e mbajtur dhe do të heq etiketën ose urdhëresën e ndalimit. 11.7.Nëse sasia e konfiskuar dhe e mbajtur është në kundërshtim me Ligjin, Shërbimi Rregullues për Plehra artificiale do t’i ndërmarrë ndonjërin nga veprimet e mëposhtme: (a).Vazhdon ta mbajë sasinë e plehrave artificiale deri sa të mos përmbushen kërkesat e këtij Ligji për heqjen e ndalesës. (b). Ndërmerr proceduren , sipas nenit 10 të këtij ligji. 11.8.Personi i cili ka kontrollin mbi sasinë e konfiskuar dhe të mbajtur për të cilën është konstatuar se nuk është në pajtim me Ligjin, mund të ankohet me shkrim për rezultatin e analizave te Shërbimi Rregullues për Plehra artificiale brenda kohës së përcaktuar . Me pranimin e ankeses së tillë, Inspektori mostrën shtesë nga kontigjenti në fjalë do ta dërgojë për superanalizë. Shpenzimet e mostrimit dhe analizave do ti bartë personi që kërkon përsëritjen e analizës. Rezultatet e analizave pas ankesës do të jenë përfundimtare. Neni 12 Keqpërdorimi i Markës së Plehrave Artificiale 12.1.Ndalohet ofrimi për shitje ose shpërndarja e plehrave artificiale me markë të falsifikuar. 12.2.Plehu artificial do të konsiderohet të ketë markë të falsifikuar: (a) Nëse identifikimi ose etiketimi i tij është fals ose lajthitës në çfardo mënyre. (b) Nëse është shitur, shpërndarë ose ofruar për shitje me emrin e një plehu artificial tjetër. (c) Nëse nuk është identifikuar ose etiketuar siç është përcaktuar . Neni 13 Falsifikimi 13.1.Ndalohet shpërndarja e prodhimit të falsifikuar të plehrave artificiale. 13.2.Plehu artificial do të konsiderohet i falsifikuar : (a) Nëse përmban përbërës të dëmshëm mbi masën e lejuar dhe që e bënë të dëmshëm për jetën e bimëve, shtazëve, njerëzve, jetën në ujë, tokën ose ujin, kur të jetë përdorur në pajtim me udhëzimet e përdorimit, ose kur në etiketë nuk janë dhënë vërejtjet përkatëse ose udhëzimet përdorimit që mund të jenë të domosdoshme për mbrojtjen e jetës së bimëve, njerëzve, kafshëve, tokës, jetës ujore apo nënujore. (b) Nëse përbërja e materieve të dobishme bie nën ose ndryshon prej asaj që është deklaruar të posedojë në bazë të identifikimit dhe etiketës së saj. (c) Nëse përmban farë, shtesa tjera të padëshiruara të bimëve ose barojave të këqija. Neni 14 Mungesa në Peshë 14.1. Nëse në paketim të plehrave artificiale në posedim të një të regjistruari është gjetur të ketë mungesë në peshë mbi një përqind kjo konsiderohet shkelje nga ana e të regjistruarit.
< 179 |
faqe - 180 - |
181 > |