Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/168
Appearance
Neni 7 Të drejtat dhe obligimet e anëtarëve te kooperativës 7.1 Anëtari i Kooperativës gëzon të drejtën: a). të shfrytëzojë shërbimet e kooperativës duke marrë parasysh llojin e aktivitetit për të cilën është anëtarësuar; b). të merr pjesë në seancën e kuvendit të përgjithshëm me të drejtë votë pa marrë parasysh numrin e aksioneve që ka në pronësi; c). të merr levërdinë e kalkuluar në bazë të kontributit të paguar kapital në lartesine e percaktuar me statut; d). të merr pagesën nga kooperativa në proporcion me aktivitetet e realizuara me kooperativën; e). të shesë ose transferojë aksionet e veta në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe të Statutit të kooperativës; f). të merr vlerën nominale të aksioneve të veta pas përfundimit të anëtarësisë, me kusht që humbjet e akumuluara nuk tejkalojnë fondet rezervë, dhe nën kufizimet tjera të përcaktuara në këtë ligj dhe në statutin e kooperativës.. 7.2 Anëtari i Kooperativës është i obliguar: a) të bëjë aktivitetet e tij vetëm me kooperativën e bujqëve gjatë periudhës jo më të shkurtër se 3 vite të njëpasnjëshme në llojin e aktiviteteve për të cilat anëtari është zotuar në pajtim me Statutin e kooperativës; b) të kontribojë në kapitalin aksionar proporcionalisht me zotimin e tij për aktivitet dhe të paguajë aksionet e veta në pajtim me kërkesat ligjore dhe të parapara me status, ose të blejë një numër të aksioneve të nevojshme për zotimin e tij për aktivitet; c) të mbajë përgjegjësi për borxhet e kooperativës gjer në shumën që është e barabartë me kontributin e tij kapital në rast të paaftësisë paguese. 7.3 Statusi i anëtarit të kooperativës fitohet: a) Gjatë themelimit të kooperativës, me nënshkrimin e kërkesës për antarësim, nënshkrimin e statutit apo pjesëmarrjes në kuvendin themelues në të cilin miratohet statuti. b) Pas themelimit të kooperativës,statusi i anëtarit të kooperativës fitohet përmes kërkeses për anëtarsim dhe deklaratës për pranimin e statutit të kooperativës, me të cilat i nënshkruari i pranon të gjitha të drejtat dhe obligimet e anëtarit të kooperativës. Vendimin për pranimin e anëtarëve të rinjë e merr Këshiëlli drejtues mbrenda afatit prej 30 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës. Kundër vendimit mbi refuzimin e kërkeses për antarsim në kooperativë mund ti ushtrohet ankesë, Kuvendit të përgjithshëm. 7.4 Kooperativa do të mbajë regjistrin e anëtarëve të kooperativës duke paraqitur numrin e aksioneve që janë pronë e secilit si dhe regjistrin e çdo transferi të aksioneve. 7.5 Statusi i anëtarit të kooperativës humbet me: tërheqjen e anëtarit nga kooperativa; përjashtimin e anëtarit; shuarjen apo braktisjen e veprimtarisë bujqësore të anëtarit që është person juridik; vdekjen e anëtarit dhe prishjen e cooperatives a) Anëtari i kooperativës mund të tërhiqet nga kooperativa me kërkesë për tërheqje, e cila ushtrohet gjashtë muaj para skadimit të afatit për të cilin anëtari është anëtarsuar apo para tërheqjes. Nëse anëtari i kooperativës ka obligime ndaj koperativës, statusi i anëtarit i pushon pas përmbushjes së obligimeve. b). Statusi i anëtarit të kooperativës skadon ditën e caktuar në vendimin për përjashtim të tijë nga kooperativa për arsyet e përcaktuara në statutin e kooperativës c) Trashigimtarët e anëtarit të vdekur të kooperativës, mund ta fitojnë statusin e anëtarit, me të drejtat dhe obligimet e anëtarit të vdekur, nëse për këtë vendosë Këshilli drejtues dhe nëse i plotësojnë kushtet për fitimin e statusit të anëtarit të kooperativës. d) Ditën e pushimit të statusit të anëtarit të kooperativës, pushojnë të drejtat dhe obligimet e anëtarit, përveq të drejtave dhe obligimeve pronësore të përcaktuara me akte të veqanta ligjore.
< 167 |
faqe - 168 - |
169 > |