Jump to content

Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/167

Nga Wikibooks
 
 
   Neni 2
   Re gjistrimi
   2.1 Çdo kooperativë e themeluar në Kosovë duhet të regjistrohet në zyrën e regjistrimit të
   subjekteve juridike dhe fillon së ekzistuari vetëm pas regjistrimit.
   2.2 Aktivitetet e kooperativës së regjistruar sipas ketij ligji do të kufizohen në ato të
   caktuara në këtë ligj dhe në statutin e kooperativës.
   2.3 Ministria do të nxjerrë Udhëzime administrative që specifikojnë formën dhe
   përmbajtjen e statutit që do të shfrytëzohet nga kooperativat.
   2.4 Në rast se statuti i kooperatives nuk është në pajtim me këtë ligj dhe udhëzimet
   administrative, kooperativa humb statusin e Kooperativës së Bujqëve.
   2.5 Ky ligj do të jete bazë për regjistrimin e të gjitha kooperativave ekzistuese dhe
   kooperativave që do të themelohet në Kosovë.
 
   Neni 3
   Federata
   3.1 Me këtë ligj themelohet Federata e Kooperativave të Bujqëve të Kosovës
   3.2 Federata është një organ profesional që vepron e pavarur .
   3.3 Statuti i Federates aprovohen nga Kuvendi i Federatës me pëlqimin paraprak nga
   Ministria.
   3.4 Statuti i Federatës duhet të jetë në pajtim me këtë ligj dhe udhëzimet administrative të
   nxjerra nga Ministria sipas këtij ligji.
   3.5 Të gjitha kooperativat dhe Bashkësitë e kooperativave, kanë të drejtë të bëhen
   vullnetarisht anëtare të Federatës.
   3.6 Mjetet e Federates krijohen nga antarët dhe kontributet e kooperativave dhe
   bashkësive të tyre. Kuota e antarësisë dhe kontributeve caktohet nga Kuvendi i
   Përgjithshëm i Federatë. Shuma e tyre përbën të hyrat e Federates.
   3.7 Veprimtarija, punët dhe përgjegjësitë e Federatës përcaktohen me Statutin e
   federatës
 
   Neni 4
   Kushtet për themelim
   Kooperativa e Bujqëve themelohet nga së paku dhjetë (10) bujq , që janë nëshkrues të detyrimeve.
 
   Neni 5
   Kuvendi themelues
   5.1 Statuti miratohet në Kuvendin themelues.
   5.2 Nëse statuti është nënshkruar më parë nga themeluesit dhe të gjithë anëtarët kanë
   kontribuar në kapitalin e përgjithshëm, nuk është e nevojshme mbajtja e Kuvendit
   themelues.
 
   Neni 6
   Personi juridik
   6.1 Kooperativa e Bujqëve do të ketë të drejtat dhe detyrat e personit juridik pavarësisht
   nga anëtarët e sajë. Ajo ka pronën e saj dhe detyrat e caktuara. Është përgjegjëse për
   pronën e vet dhe për çdo veprim të kryer në emër të vet.
 
 

< 166
faqe
- 167 -

168 >