Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/151
Appearance
Neni 12 Vlerësimi i pronës 12.1 Ministria e Financave dhe e Ekonomisë duhet të lëshojë një udhëzim administrativ me të cilin parashtrohen standardet unike të vlerësimit sipas të cilave komuna e vendos vlerën e pronës në treg.. Standardet përfshijnë variablat relevante të vlerësimit siç janë vlera në pajtim me kontratën e shitjes së pronës së paluajtshme, e vlerësuar nga organi kompetent, të ardhurat të cilat krijohen nga prona, shpenzimet e ndërtimit, vendi, madhësia dhe gjendja e pronës. Standardet do të bazohen në një vlerësim të përgjithshëm, pos rasteve kur prona shfrytëzohet për qëllime të veçanta ose për pronë unike. 12.2 Çdo komunë e përcakton vlerën e tregut të pronës që është nën juridiksionin e saj në pajtim me standardet e përcaktuara në përputhje me nenin 12.1. 12.3 Komunat e shqyrtojnë dhe e përcjellin vlerën e tregut të çdo prone që është nën juridiksionin e tyre për çdo tre ose pesë vjet. 12.4 Komunat e rivlerësojnë pronën çdo vjet nëse janë kryer ndërtime të reja ose përmirësime thelbësore në pronë dhe nëse ekziston ndonjë ndryshim në shfrytëzimin e pronës. 12.5 Pronari ose shfrytëzuesi i pronës mund të kërkojë nga komuna rivlerësimin e pronës kur prona ka pësuar dëm për të cilin nuk është shkaktar ose përgjegjës pronari apo shfrytëzuesi, siç janë dëmet që mund të ndodhin nga thatësia, vërshimi, zjarri, tërmeti, lufta ose katastrofat e tjera.
< 150 |
faqe - 151 - |
152 > |