Jump to content

Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/150

Nga Wikibooks
 
 
   Neni 11
   Informacioni lidhur me tatimin mbi pronën
   11.1 Çdo komunë duhet të themelojë dhe të mbajë një bazë të dhënash lidhur me
   tatimin mbi pronën, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në tatimin mbi pronën,
   adresat e pronës, adresat e poseduesve dhe të shfrytëzuesve të pronës, të dhënat mbi
   tokën dhe ndërtesat, vlerat e pronës, faturat e pronës dhe shënimet mbi pagesat e tatimit.
   11.2 Baza e të dhënave mbi pronën duhet të bazohet në regjistrin e të drejtave mbi
   pronën dhe kadastrin e tokës. Agjencia Kadastrale e Kosovës, përmes zyrave kadastrale
   komunale duhet të sigurojë bazën e të dhënave për tatimin mbi pronën dhe informacionin
   e nevojshëm nga regjistri mbi të drejtën në pronën e paluajtshme. Komunat duhet të
   sigurojnë për Agjencinë Kadastrale të Kosovës të dhënat nga baza e të dhënave mbi
   pronën në intervale kohore të cilat do të caktohen nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
   11.3 Informacioni mbi regjistrimet e pronës në bazën e të dhënave përkitazi me tatimin
   mbi pronën e paluajtshme duhet të jetë në dispozicion të publikut.
 
 

< 149
faqe
- 150 -

151 >