Jump to content

Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/152

Nga Wikibooks
 
 
   Neni 13
   Faturat e tatimit
   13.1 Varësisht nga kushtet e parashtruara në këtë Rregullore, komunat do të
   autorizohen për të lëshuar fatura të tatimit vjetor mbi pronën. Për vitin tatimor 2003
   faturat e tatimit duhet të lëshohen më 15 tetor të vitit 2003.
   13.2 Për vitet tatimore pas vitit 2003 komunat duhet t’i lëshojnë faturat e tatimit mbi
   pronën më 31 mars ose para 31 marsit të secilit vit.
   13.3 Fatura e tatimit mbi pronën duhet të përfshijë informacionin e mëposhtëm:
   (a) Identifikuesin e bazës së të dhënave për tatimin mbi pronën;
   (b) Emrin e tatimpaguesit;
   (c) Adresën e pronës;
   (d) Adresën për dërgimin e faturës së tatimit, nëse është e ndryshme nga
   adresa e pronës;
   (e) Vlerën e vlerësuar të pronës;
   (f) Tarifën e tatimit;
   (g) Detyrimin total të tatimit;
   (h) Datën në të cilën duhet të bëhet pagesat e tatimit;
   (i) Procedurën për pagesën e faturës së tatimit dhe
   (j) Shqyrtimin dhe të drejtën për t’u ankuar së bashku me procedurat e
   nevojshme.
 
 

< 151
faqe
- 152 -

153 >