Jump to content

Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/135

Nga Wikibooks
 
 
   DISPOZITAT NDËSHKUESE
   Neni 46.
   46.1. Çdo person fizik dhe juridik në çështjet arkivore, është i detyruar t’i përfillë dispozitat
   ligjore.
   46.2. Personi fizik dhe juridik, në çështjet kundërvajtëse arkivore, ndëshkohet me gjobë.
   Neni 47.
   47.1. Asgjësimi apo keqpërdorimi i lëndës arkivore nga neni 5, par. 3, si dhe krijuesi dhe
   poseduesi i lëndës arkivore që nuk e paraqet për evidencim lendën arkivore sipas nenit 7 par.2
   të Ligjit, ndëshkohet me gjobë prej 500-2500 €.
   47.2. Krijuesi dhe poseduesi i lëndës arkivore publike që lëndën arkivore publike nuk e
   mbron, ruan dhe përdorë në mënyrën e përcaktuar me nenin 7 par.3 të Ligjit, ndëshkohet me
   gjobë prej 500-2500 €.
   47.3. Krijuesi dhe poseduesi i lëndës arkivore që sipas nenit 7 par. 4 të Ligjit, nuk siguron
   kushte organizative dhe teknike për mbrojtjen dhe ruajtjen e lëndës arkivore, ndëshkohet prej
   250-2000 €.
   47.4. Krijuesi dhe poseduesi i lëndës arkivore që nuk e bën përzgjedhjen e lëndës arkivore në
   mënyrën e përcaktuar me nenin 9 par.1 të Ligjit, ndëshkohet me gjobë prej 300-1500 €.
   47.5. Krijuesi, poseduesi apo subjekti tjetër që e bën dorëzim - pranimin e lëndës arkivore në
   kundërshtim me nenin 10 par.4 të Ligjit, ndëshkohet me gjobë prej 500-2500 €.
   47.6. Kur organi apo organizata shtetërore apo publike riorganizohet në pikëpamje
   strukturore, funksionale apo administrative–territoriale dhe që krijon apo posedon lëndë
   arkivore, në mënyrën dhe afatin e përcaktuar me nenin 11 par.1 të Ligjit, nuk e informon
   Drejtorinë e Arkivave të Kosovës, përfaqësuesi ligjor i tij, përkatësisht i saj, gjobitet prej 250-
   1000 €.
   47.7. Kur organi apo organizata shtetërore apo publike është në procedurë të likuidimit, që
   krijon apo posedon material apo lëndë arkivore, nuk e informon organin nga neni 11 par. 2 të
   Ligjit, përfqësuesi ligjor i tij, përkatësisht i saj, gjobitet prej 250-1000 €.
   47.8. Krijuesi apo poseduesi i lëndës arkivore publike apo private të trajtuar me interes të
   veçantë, që atë lëndë në pajtim me nenin 12 të Ligjit nuk e dorëzon në arkivin kompetent,
   ndëshkohet me gjobë prej 1000-3500 €.
   47.9. Kur lënda arkivore kushtëzohet me kërkesa që shkaktojnë çfarëdo dallimi për
   shfrytëzuesin në kundërshtim me nenin 14 par.3 të Ligjit, përfaqësuesi ligjor i arkivit
   ndëshkohet me gjobë prej 250-1000 €, kurse arkivi prej 500-2000 €.
   47.10. Kur autoriteti arkivor e jep lëndën arkivore në shfrytëzim në kundërshtim me nenin 16
   të Ligjit, ndëshkohet me gjobë: përfaqësuesi ligjor prej 250-1000 €, ndërsa institucioni prej
   500-2000 €.
   47.11. Kur autoriteti arkivor nuk e ndalon apo kufizon përdorimin e lëndës arkivore në
   mënyrën e përcaktuar me nenin 17 par. 2 al.1 të Ligjit, ndëshkohet me gjobë: përfaqësuesi
   ligjor prej 500-2000 €, kurse arkivi prej 1000-4000 €.
   47.12. Kur sipas nenit 33 par. 3 të Ligjit, arkivi nuk e informon Drejtorinë e Arkivave të
   Kosovës për lëndën arkivore që e krijon, posedon dhe shfrytëzon, e që është me rëndësi të
   veçantë, ndëshkohet me gjobë: përfaqësuesi ligjor prej 250-500 €, kurse institucioni arkivor
   prej 500-1000 €.
   47.13. Punëtori arkivor që vepron në kundërshtim me parimin e profesionalizmit, në pajtim të
   nenit 39, par.1 të Ligjit, ndëshkohet me gjobë prej 1500-3500 €.
   47.14. Personi juridik që është në procedurë të bankrotimit, që krijon apo posedon material
   apo lëndë arkivore, që me kohë dhe në mënyrë të përcaktuar me nenin 44 par. 3 të Ligjit, nuk
   e informon autoritetin arkivor kompetent, ndëshkohet me gjobë: personi juridik prej 500-3000
   €, kurse përfaqësuesi ligjor i tij prej 250-1500 €.
   47.15. Personi juridik që krijon apo posedon material apo lëndë arkivore e që organi arkivor
   kompetent nuk i lejon qasje në mënyrën e përcaktuar me nenin 44 par. 2 të Ligjit, ndëshkohet
   me gjobë: përfaqësuesi ligjor prej 250-1500 €, kurse personi juridik prej 500-3000 €.
   47.16. Masat ndëshkuese nga ky nen, sipas fletëparaqitjes së arkivit përkatës, në pajtim me
   ligjin, në procedurë të caktuar i përcakton gjykata kompetente.
 
 

< 134
faqe
- 135 -

136 >