Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/136
Pamja
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE E TË FUNDIT
Neni 48.
48.1. Në afatin prej gjashtë muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit, sipas këtij Ligji, bëhet
organizimi institucional i arkivave publike, arkivave speciale dhe i arkivave private-publike të
Kosovës.
48.2. Nga dita e konstituimit të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës, kjo Drejtori, brenda
gjashtë muajve i miraton aktet përkatese juridike në përputhje me këtë ligj.
48.3. Institucionet arkivore, në zbatim të akteve nga par. 2 i këtij neni, brenda gjashtë muajve,
e bëjnë miratimin e statuteve dhe akteve të tjera përkatëse.
48.4. Institucionet arkivore që ekzistojnë deri në ditën e miratimit të Ligjit, të cilat në
përputhje me ligjin nuk janë përcaktuar, do të riorganizohen sipas par. 1 të këtij neni.
Neni 49.
49.1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, pushon së aplikuari Ligji për lëndë arkivore dhe
shërbimin arkivor ( Gaz. Zyrtare e KSA të Kosovës nr. 50/76).
49. 2. Ky Ligj hyn në fuqi nga dita e shpalljes.
Ligji nr.2003 / 7
17 Prill 2003 Kryetari i Kuvendit të Kosovës ,
____________________
Akademik Nexhat Daci
< 135 |
faqe - 136 - |
137 > |