Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/127
Appearance
SHFRYTËZIMI I LËNDËS ARKIVORE PUBLIKE Neni 14. 14.1. Lënda arkivore mbahet, ruhet dhe shfrytëzohet për nevoja arsimore, shkencore, kulturore, informative, për punë profesionale dhe nevoja qytetare. 14.2. Lëndën arkivore, në kushte dhe procedurë të caktuar, pa dallime në çfarëdo baze, mund ta përdorin qytetarët e Kosovës. 14.3. Hulumtimi dhe shfrytëzimi i lëndës arkivore, komunikimi i dokumenteve publike dhe i mjeteve të kërkimit, bën pjesë në të drejtat themelore të qytetarit për informim të lirshëm dhe të papenguar dhe, si e tillë, në parim nuk mund të kufizohet. 14.4. Kur vlerësohet se është në interes të përgjithshëm publik, shkencor, kulturor apo arsimor, në bazë ligjore dhe në procedurë të caktuar me aktin nënligjor, mund të caktohen përjashtime nga par. 14.3. i këtij neni. 14.5. Kur një akt, shkresë, lëndë apo vepër, trajtohet lëndë arkivore, në procedurë të caktuar, vehet në përdorim publik. Neni 15. 15.1. Dokumentin publik nga neni 16 i ligjit, në kohë, procedurë dhe në kushte të caktuara, mund ta kërkojë dhe ta ketë në përdorim, përkatësisht shfrytëzim normal, secili person fizik dhe juridik pa kurrfarë kushtesh dalluese. 15.2. Arkivi kompetent, në pajtim me nenin 16.2.3. të Ligjit, mund të refuzojë kërkesën nga neni 17 par.5 të këtij Ligji. Kërkesa mund të refuzohet gojarisht, por me insistimin e kërkuesit edhe në formë të shkruar, me aktvendim. Kundër aktvendimit kërkuesi mund t’i ushtrojë ankesë arkivit kompetent brenda pesëmbëdhjetë ditësh, të cilën, në procedurë e zgjidhë Drejtoria e Arkivave të Kosovës. Neni 16. 16.1. Lënda arkivore (dokumentet nga fondet dhe koleksionet arkivore) në parim, jepet në përdorim me procedurë të shkurtër, të thjeshtë dhe të shpejtë. 16.2. Dokumentet nga fondet dhe koleksionet arkivore, sipas rregullit, jepen në shfrytëzim 30 vjet pas vitit të krijimit të tyre. 16.2.1. Disa kategori dokumentesh, që përmbajnë të dhëna të rëndësishme për sigurinë e interesave të veçanta të shtetit, të personaliteteve, individëve etj., dosjet hetimore e gjyqësore dhe dokumentet që përmbajnë të dhëna për identitetin e individit, jepen për shfrytëzim 75 vjet pas vitit të krijimit të tyre. 16.2.2. Dokumentet e kategorive të përcaktuara nga par. 2 dhe 2.1., jepen për shfrytëzim para afateve të përcaktuara me këtë Ligj në raste të veçanta dhe vetëm me lejen e titullarit të tyre, kurse ato që ruhen në arkiva, vetëm me lejen e Drejtorisë së Arkivave të Kosovës. 16.2.3. Lënda arkivore e institucioneve drejtuese, të informimit dhe hetimit, si rregullë është e mbyllur. Kjo lëndë mund të hapet vetëm për personat e nivelit të lartë (që do të ushtrojnë funksione publike). 16.3. Lënda arkivore që përmban të dhëna me rëndësi të veçantë për personalitetin e individit, personin juridik apo shtetin, dosjet hetimore dhe informatat sekrete të shkallëve dhe të karaktereve të ndryshme, mund të jepen në përdorim në kushte dhe procedurë të veçantë, të përcaktuar me Ligj. 16.4. Ndalimi i shfrytëzimit të lëndës arkivore bëhet me aktvendim te Drejtorise. Neni 17. 17.1. Shfrytëzimi i lëndës arkivore, në parim është i papagesë. 17.2. Përjashtimisht nga par.1 i këtij neni, arkivi bën inkasimin e shërbimit të vet sipas kërkesës së shfrytëzuesit të lëndës. 17.3. Shuma për shërbimin arkivor caktohet me aktin përkatës për tarifat e shërbimeve arkivore, të cilën e miraton Drejtoria e Arkivave të Kosovës. 17.4. Institucionet e jashtme si dhe qytetarët e huaj mund të shfrytëzojnë lëndën arkivore sipas konventave, si dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në bazë të reciprocitetit faktik. Qytetarët e huaj mund ta shfrytëzojnë lëndën arkivore në bazë të lejës së Drejtorisë për Arkivat e Kosovës. 17.5. Autoriteti arkivor me aktvendim ndalon shfrytëzimin e lëndës arkivore në mënyrën, procedurën dhe periudhën në të cilën cënohet: - siguria, mbrojtja dhe marrëdhëniet me jashtë; - sigurimi publik; - parandalimi, kërkimi dhe ndjekja e veprimtarisë kriminale; - jeta private dhe interesat private të ligjshme; - interesat tregtare, ekonomike, publike ose private; - barazia e palëve në një instancë juridiksionale; - natyra dhe ambienti jetësor; - misioni mbikëqyrës, inspektimi ose kontrolli nga administrata; - politika financiare, monetare ose tatimore; - mirëbesimi i vendimmarrjeve në gjirin ose ndërmjet autoriteteve publike me qëllim të përgatitjes së brendshme të një dosjeje nga një autoritet; - çfarëdo dokumenti në përkujdesje të arkivave të Kosovës që përmban informata ose lendë që mund t’i prekin të drejtat dhe liritë fundamentale njërzore të personave, në veçanti të drejtën e nderit dhe intimitetin siç është theksuar në Konventën Europiane të të drejtave të njeriut dhe në Protokolin e saj, mund të mos zbulohet ose bëhet e ditur nga asnjë mënyrë. 17.6. Personeli i arkivit lëshonë certifikata për faktet që përfshinë lënda arkivore në bazë të Ligjit për procedurën administrative. Certifikata e dhënë ka vlerën e dokumentit përkates zyrtar.
< 126 |
faqe - 127 - |
128 > |