Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/126
Appearance
PRANIMI DHE DORËZIMI I LËNDËS ARKIVORE Neni 10. 10.1. Lënda arkivore publike i dorëzohet arkivit në afatin dhe mënyrën e përcaktuar me këtë Ligj dhe dispozitat e tjera. 10.2. Lënda arkivore, ajo burimore, e rregulluar dhe e regjisturar në mënyrë dhe afat të përcaktuar ndërmjet personave përgjegjës të arkivit dhe poseduesit të lëndës arkivore, i dorëzohet arkivit në tërësi. 10.3. Poseduesit e lëndës arkivore janë të obliguar që lëndën arkivore më të vjetër se 30 vjet nga viti i krijimit t’ia dorëzojnë arkivit kompetent. 10.3.1. Në raste të jashtëzakonshme, kur rrezikohet lënda arkivore te poseduesi ose nuk ka kushte për ruajtje, afati për dorëzim mund të shkurtohet. 10.4. Pranim-dorëzimi i lëndës arkivore në mes të arkivit dhe poseduesit të lëndës arkivore bëhet në bazë të akteve nënligjore për pranim-dorëzimin e lëndës arkivore të cilat i miraton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sipas propozimit të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës. 10.5. Poseduesi i lëndës arkivore i bartë të gjitha shpenzimet rreth pranim-dorëzimit të lëndës arkivore nga vendi i dorëzimit deri te vendi i pranimit. 10.6. Lënda arkivore dorëzohet e regjistruar dhe e evidencuar në pajtim me rregullat. Nëse lënda arkivore nuk është e rregulluar sipas metodologjisë së punës të përcaktuar nga arkivi, atëherë autoriteti e përcakton afatin në të cilin poseduesi obligohet ta rregullojë, por nëse poseduesi në atë afat nuk e rregullon lëndën arkivore, arkivi mund ta rregullojë vetë në shpenzime të poseduesit. 10.6.1. Shpenzimet nga pika e mëparshme llogariten sipas tarifës, të cilën e përcakton arkivi i cili e ka rregulluar lëndën arkivore, me pëlqim të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës. Neni 11. 11.1. Në raste të ndryshimeve administrative territoriale, të riorganizimeve të veprimtarisë së organeve publike, njoftohet Drejtoria e Arkivave të Kosovës dhe arkivat kompetente. 11.2. Organet joqeveritare dhe personat fizikë e juridik, privat, kur pushojnë veprimtarinë e tyre, kur nuk ekzistojnë më dhe nuk kanë trashëgimtarë të njohur me ligj, dokumentet e tyre me interes historik, shkencor a kombëtar i dorëzohen arkivit kompetent. Neni 12. 12.1. Lënda arkivore e krijuar me punën e personave dhe familjeve mund t’i dorëzohet arkivit nëpërmjet faljes, blerjes ose depozitimit të saj. Gjatë pranim-dorëzimit përcaktohet mënyra dhe kushtet e ruajtjes dhe të shfrytëzimit të lëndës arkivore. 12.2. Dokumentet e organeve joqeveritare, të personave fizikë dhe juridikë, privatë dhe ato të funksionarëve të lartë publik, të personaliteteve politike, kulturore, shkencore, të krijuara jashtë veprimtarisë publike të tyre, të shpallura me interes historik kombëtar, dorëzohen në arkivin kompetent, sipas vullnetit të tyre ose të trashëgimtarëve, në marrëveshje me ta. Neni 13. Nëse një film, qoftë dokumentar ose i luajtur, që ka rëndësi historike, kulturore ose shkencore, drejtori i Arkivit të Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ndërmarrin hapa që një kopje nga skenari, dialoglista, posterët, fotografitë të blehet dhe të ruhet në Arkivin e Kosovës.
< 125 |
faqe - 126 - |
127 > |