Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/125
Appearance
PËRZGJEDHJA Neni 9. 9.1. Krijuesit dhe poseduesit e lëndës publike regjistrore rregullisht, pas kalimit të afatit të caktuar të llojit të lëndës, duhet të përzgjedhin nga ajo lëndën arkivore, sipas listës me afate të ruajtjes, në bazë të komisionit dhe me lejen e arkivit kompetent. 9.2. Procedura e përzgjedhjes të lëndës arkivore, si dhe dispozitat për masat, mënyrën e vleresimit, të përpilimit të regjistrit me afate të ruajtjes, zbatimin e rregullt të përzgjedhjes, përcaktohen me rregullore të cilën e miraton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me propozimin e Drejtorisë së Arkivave të Kosovës. 9.3. Krijuesit dhe poseduesit janë të obliguar, që pas përzgjedhjes të asgjësojnë materialin e pavlefshëm regjistror të cilit i ka kaluar afati i ruajtjes. Gjatë asgjësimit duhet të merren masat përkatëse të mbrojtjes së sekretit të shënimeve, të cilat do të mund të cënonin interesat publike ose të qytetarëve. 9.4. Materiali regjistror i mikrofilmuar, i digjitalizuar ose në ndonjë formë tjetër i reprodukuar, nuk mund të asgjësohet përderisa nga ai nuk përzgjedhet lënda arkivore.
< 124 |
faqe - 125 - |
126 > |