Jump to content

Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/124

Nga Wikibooks
 
 
   DISPOZITA TE VEÇANTA
   KRIJUESIT DHE POSEDUESIT E LËNDËS ARKIVORE
   Neni 7.
   7.1. Krijues dhe posedues të lëndës arkivore publike dhe regjistrore, në përputhje me dispozitat e
   këtij Ligji, janë organet publike dhe jopublike, përkatësisht personat juridikë dhe fizikë të cilët në
   çfarëdo baze juridike disponojnë materialin, përkatësisht lëndën.
   7.2. Krijuesi dhe poseduesi i lëndës arkivore publike dhe private është i detyruar që lëndën arkivore
   që posedon t’ia paraqet për evidencim autoritetit kompetent të arkivit dhe ta mirëmbajë sipas
   kërkesave ligjore dhe standardeve arkivore.
   7.3. Krijuesit dhe poseduesit e lëndës arkivore publike dhe regjistrore janë të obliguar që:
   - ta ruajnë në gjendje të rregullt dhe ta mbrojnë nga dëmtimi deri në dorëzimin e saj në
   arkivin kompetent;
   - ta dërgojnë, me kërkesën e arkivit kompetent, regjistrin e lëndës dhe të informojnë për
   çdo ndryshim përkitazi me te;
   - ta marrin mendimin nga arkivi kompetent para se të ndërmarrin masa që kanë të bëjnë
   me lëndën e tyre;
   - që rregullisht të bëjnë seleksionimin e lëndës arkivore nga materiali regjistror;
   - t’ju mundësojnë punëtorëve arkivorë të arkivit kompetent të bëjnë mbikëqyrjen
   profesionale përkitazi me ruajtjen e lëndës;
   - të evidencojnë dhe të klasifikojnë lëndën arkivore publike dhe regjistrore sipas sistemit
   të përcaktuar të shërbimit të sekretarisë;
   - lëndën arkivore t’ia dorëzojnë arkivit kompetent pas kalimit të afatit të caktuar;
   - t’iu përmbahen udhëzimeve të arkivit kompetent përsa i përket mbrojtjes së lëndës.
   7.4. Poseduesit dhe krijuesit e lëndës arkivore publike dhe regjistrore janë të obliguar që të
   ndërmarin masa të veçanta për mbrojtjen e lëndës arkivore gjatë kohës së rrethanave të
   jashtëzakonshme.
   7.5. Ekzistimin e rrethanave të jashtëzakonshme, sipas aktit kushtetues, e konstaton dhe e
   proklamon organi kompetent, ndërsa masat e nevojshme për ruajtjen dhe mbrojtje n e lëndës
   arkivore, sipas propozimit të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës, i përcakton Ministria e
   Kulturës Rinise dhe Sportit.
   7.5.1. Përjashtimisht nga par. 7.5. në raste shumë të ngutshme, masa të përkohshme percakton
   edhe Drejtoria e Arkivave të Kosovës. Pas kalimit të rrethanave që e kanë diktuar aplikimin e
   par. 7.4. të këtij neni, Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit, bën vlerësimin e masave të
   përkohshme te zbatuara.
   7.6. Krijuesi dhe poseduesi i lëndës arkivore publike dhe regjistrore duhet ta ruajë, ta mbrojë
   dhe mirëmbajë lëndën arkivore sipas kërkesave ligjore dhe standardeve arkivore.
   Neni 8.
   8.1. Kur krijuesi apo poseduesi i lëndës arkivore nuk e mirëmban lëndën arkivore në pajtim
   me nenin 7 të ketij Ligji, apo ekziston frika se atë mund ta dëmtojë, përkatësisht ta asgjësojë,
   arkivi kompetent zyrtarisht ndërmerr masa ligjore në të mirë të ruajtjes, mbrojtjes dhe
   mirëmbajtjes së përshtatshme të saj.
   8.2. Krijuesit dhe poseduesit e lëndës arkivore, autoriteti kompetent i arkivës mund t’i urdhërojë për
   të ndërmarrë masa të nevojshme dhe, në rastet kur ai dështon apo nuk i përfillë ato, masat e tilla t’i
   ndërmerrë vetë, por në shpenzime të krijuesit, përkatësisht të poseduesit të lëndës.
 
 

< 123
faqe
- 124 -

125 >