Jump to content

Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/123

Nga Wikibooks
 
 
   LËNDA ARKIVORE
   Neni 3.
   3.1. Lëndë arkivore, sipas këtij ligji, është i tërë materiali burimor dhe i reprodukuar (i shkruar, i
   vizatuar, i shtypur, i fotografuar, i filmuar, i fonografuar, i mekanografuar, mikroforma, shënimet e
   lexuara me makinë, shënimet digjitale, datoteka, duke përfshirë edhe programet dhe mjetet për
   shfrytëzimin e tyre, si dhe të gjitha dokumentet e tjera të krijuara në ndonjë formë tjetër) nga organet
   publike dhe jopublike, personat juridikë ose fizikë gjatë veprimtarisë së tyre, me vlerë të përhershme
   për shkencën, kulturën dhe për nevojat e përgjithshme publike.
   3.2. Lënda arkivore krijohet duke e perzgjedhur atë nga materiali regjistror.
   3.2.1. Material regjistror konsiderohet i tërë materiali burimor dhe i reprodukuar (i shkruar, i
   vizatuar, i shtypur, i fotografuar, i filmuar, i fonografuar, i mekanografuar , digjital ose i shënuar në
   ndonjë formë tjetër) librat, skedari dhe evidencat e tjera për atë material të krijuar nga puna e
   organeve publike qendrore, organeve komunale, istitucionet, organizatat dhe bashkësitë, organizatat
   politike, organizatat joqeveritare dhe shoqatat e tjera, personat juridikë, individët të cilët në mënyrë
   të pavarur kryejnë veprimtarinë ose profesionin dhe personat fizikë, me rëndësi për punën e tyre
   operative derisa nga ajo nuk është përzgjedhur lënda arkivore.
   3.2.1.1. Materiali regjistror është tërësi e shënimeve, e dokumenteve të krijuara ose të pranuara gjate
   veprimtarisë dhe punës se personave të ndryshem juridikë dhe fizikë nga par. 3.2.1. i këtij neni.
   3.3. Lënda arkivore përfshinë tërësinë e dokumenteve të krijuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë
   dhe aktivitetit të subjekteve nga par. 3.2.1. pavarësisht nga koha dhe mënyra e krijimit dhe lloji i
   tyre si dhe dokumentet e ndryshme me prejardhje nga administrata ndërkombëtare që ka vepruar
   apo vepron në Kosovë, pa paragjykuar privilegjet dhe imunitetin e UNMIK-ut dhe KFOR-it si dhe
   direktivave per implementimin e mandadit te tyre me rezoluten 1244 / 99.
   Neni 4.
   4.1. Lënda arkivore është e mbrojtur me ligj, pavarësisht nga koha, vendi dhe mënyra e krijimit,
   në pronësi të kujt është dhe ku gjendet.
   4.1.1. Lënda arkivore dhe arkivat mbrohen dhe sigurohen nga organet kompetente.
   4.2. Arkvi si institucion me rëndësi të veçantë, mbrohet me ligj.
   4. 2.1. Lënda arkivore është me rëndësi historike, kulturore, shkencore dhe ka cilësinë e
   monumentit të kulturës dhe ruhet në mënyrë të përhershme.
   Neni 5.
   5.1. Lënda arkivore e krijuar me veprimtarinë e organeve publike dhe jopublike dhe punën e
   personave të caktuar juridikë dhe fizikë përbën një tërësi (fond arkivor) dhe në parim nuk mund të
   ndahet.
   5.2. Lënda arkivore e vënë në arkiv është e parevokueshme dhe e pa tjetersuar.
   5.2.1. Lënda arkivore, përjashtimisht nga par. 5.1, në pajtim me kushtet e kontraktuara ndërmjet
   arkivit dhe dorëzuesit të lëndës arkivore, mund të revokohet.
   5.3. Lënda arkivore ruhet si tërësi dhe nuk mund të tjetërsohet, asgjësohet,
   as keqpërdoret. Asgjësimi , tjetërsimi ose keqpërdorimi dënohen me ligj.
   Neni 6.
   6.1. Lënda arkivore mund të jetë publike dhe private.
   6.2. Lënda arkivore publike krijohet nga personat fizikë dhe personat juridikë që ushtrojnë punë,
   veprimtari apo aktivitete publike të interesit të përgjithshëm.
   6.3. Lënda arkivore private, krijohet nga personat fizikë dhe juridikë private që ushtrojnë punë,
   veprimtari apo aktivitete të interesit të përgjithshëm.
 
 

< 122
faqe
- 123 -

124 >