Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/118
Pamja
KREU XI
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE E TË FUNDIT
Neni 42
42.1.Ministria e Kulturës do të nxjerr akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji brenda
gjashtë muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
42.2 Bibliotekat do të harmonizojnë organizimin dhe veprimtarinë brenda gjashtë muajve nga hyrja
në fuqi e këtij ligji.
42.3.Bibliotekat e tanishme rajonale riorganizohen si biblioteka ndërkomunale në afat
prej gjashtë muajsh.
42.4. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji pushojnë së vepruari ligjet e mëparshme mbi
veprimtarinë bibliotekare.
Neni 43
43.1. Ky ligj shpallet në tekstin identik në gjuhën shqipe, serbishte dhe anglishte.
43.2. Ne rast të mospërputhjes, si tekst burimor për nevojat e interpretimit, do të
konsiderohet teksti në gjuhën angleze.
Neni 44
Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi, me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit dhe
shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm.
Ligji nr.2003 / 6
04 Prill 2003 Kryetari i Kuvendit të Kosovës ,
____________________
Akademik Nexhat Daci
< 117 |
faqe - 118 - |
119 > |