Jump to content

Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/117

Nga Wikibooks
 
 
   KREU X
   DISPOZITA NDËSHKIMORE

   Neni 41

   41.1. Me gjobë prej 100 - 1000 € dënohet për kundërvatje shfrytëzuesi që e dëmton,
   tjetërson, nuk e këthen ose e asgjëson materialin bibliotekar ose në ndonjë mënyrë
   tjetër shkel rregullat e shfrytëzimit të bibliotekës (neni 32.1. dhe 9.2.),

   41.2. Me gjobë prej 200 - 500 € dënohet për kundërvajtje drejtuesi i bibliotekës, nëse
   nuk ia dërgon Bibliotekës Kombëtare të Kosovës të dhënat e duhura (neni 35);

   41.3. Me gjobë prej 200 - 1000 € dënohet për kundërvajtje botuesi, përkatësisht subjekti
   që nuk kryen obligimin e dërgimit të kopjes së detyrueshme në Bibliotekën
   Kombëtare të Kosovës ( neni 39.1.);

   41.4 .Me gjobë prej 200 - 1200 € dënohet për kundërvajtje personi përgjegjës i cili nuk ia
   dërgon Bibliotekës Kombëtare të Kosovës koleksionin e bibliotekës të sektorit
   publik që ka pushuar së funksionuari ( neni 34);

   41.5. Me gjobë prej 200 -1 200 € dënohet për kundërvajtje drejtuesi i bibliotekës, që nuk
   vepron në kuptim të funksionimit të rrjetit bibliotekar të Kosovës ( neni 6.1.);

   41.6. Me gjobë prej 100 - 200 € dënohet për kundërvajtje personi përgjegjës bibliotekar
   që nuk vepron ose refuzon restaurimin e materialit bibliotekar me vlerë
   dokumentare kulturore sipas kerkesën së poseduesit per një shërbim të tillë ( neni
   40.2 .);

   41.7. Me gjobë prej 100 - 300 € dënohet për kundërvajtje shfrytëzuesi që prishë rendin
   ose rregullat e mirësjelljes në bibliotekë (neni 9.2.).

   41.8. Me gjobë prej 200 - 900 € dënohet për kundërvajtje punëtori i bibliotekës që cenon
   të drejtën e shfrytëzuesit për shërbim ( neni 7.1.1); ose për qasje të lirë, ose të
   drejtën e kërkimit dhe të marrjes së informacionit (neni 2.3.).

   41.9. Me gjobë prej 200-2000 € dënohet për kundërvajtje drejtuesi i bibliotekës që nuk
   vepron në kuptim të nenit 32.2. – 32.6.

   41.10. Me gjobë prej 100-600 € dënohet për kundërvajtje drejtuesi i bibliotekës që nuk
   vepron sipas urdhëresës së dhënë nga personi zyrtar lidhur me kontrollin
   profesional (neni 32.8.).

   41.11.Me gjobë prej 100-1000 € dënohet për kundervajtje punëtori bibliotekar që jep në
   huazim jashtë bibliotekës materialin në kuptim të nenit 33 ose në kundërshtim me
   nenin 30.1.

   41.12. Me gjobë prej 100-900 € , dënohet për kundërvajtje drejtuesi apo personi zyrtar i
   bibliotekës që fillon punën pa bërë regjistrimin ose që nuk i paraqet të dhënat për
   mbajtjen e regjistrit të bibliotekave sipas rregullores nga neni 4.10.

   41.13 Masat ndëshkuese nga ky nen, sipas fletëparaqitjes së bibliotekës përkatëse, në
   përputhje me ligj në procedurë të rregulltë i përcakton gjykata kompetente.
 
 

< 116
faqe
- 117 -

118 >