Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/114
Pamja
KREU VII
VEPRIMTARIA BIBLIOTEKARE
Neni 29
29.1. Veprimtaria bibliotekare përfshinë:
29.1.1. grumbullimin e materialit bibliotekar të formateve të ndryshme, regjistrimin,
përpunimin dhe sistemimin e tij në koleksione, ruajtjen, riparimin dhe vënien e
koleksioneve në shërbim të shfrytëzuesve ;
29.1.2. grumbullimin, përpunimin dhe ofrimin e informacioneve që kanë të bëjnë me
materialin bibliotekar;
29.2. Në shërbime bibliotekare përfshihen: dhënia e librave dhe materialeve tjera për shërbim në
bibliotekë; shërbimet informuese duke përdorur median e shtypur dhe atë elektronike;
shërbimet orientuese dhe referative për të gjetur informacionin, përkatesisht burimin e
informacionit të kërkuar; shërbime për të ndihmuar shfrytëzuesit në shfrytëzimin e
teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit.
29.3. Në material biblotekar, përfshihen:
botimet e veprave dhe të materialeve të shtypura e grafike, siç janë librat dhe tekstet e tjera,
broshurat, revistat, gazetat, publikimet zyrtare, riprodhimet e veprave të artit vizuel,
riprodhimet e veprave kartografike, riprodhimet e planeve urbanistike; veprat muzikore,
materialet e reprografuara, pllakatat, afishet, fonodokumentet, fotodokumentet, regjistrimet
pamore e filmike, veprat tjera të reprodukuara me anë të shtypit ose në një mënyrë tjetër,
dorëshkrimet (duke nënkuptuar edhe magjistraturat dhe doktoratet ), fotokopjet dhe
materialet e memorizuara.
29.4. Përpilimin e regjistrit të librave të humbur për plotësimin e tyre me fotokopje.
Neni 30
30.1. Materiali bibliotekar burimor (dorëshkrime, i shtypur ose i krijuar në ndonjë formë tjetër),
që ka vlerë dokumentare për kulturën, artin dhe shkencën, (libri i rrallë apo unikat, materiali i
vjetër, kopia e detyrueshme e publikacionit), sistemohet në koleksion të trashëgimisë
dokumentare kulturore dhe konsiderohet pjesë e thesarit kulturor kombëtar; ruhet e mbrohet
në përputhje me dispozita të veçanta që vlejnë për trashegiminë kulturore; shfrytezohet vetëm
në mjediset e bibliotekës, përkatësisht nuk jepet në huazim.
30.2. Nxjerrja jashtë Kosovës e materialit bibliotekar burimor , lejohet vetëm në formë të
reprodukuar, në funksion të bashkëpunimit kulturor e shkencor ndërkombëtar në
bazë të vendimit të Ministrit për Kulturë dhe Ministrit për Shkencë.
Neni 31
31.1 Bibliotekat krijojnë dhe pasurojnë koleksionet në perputhje me llojin e bibliotekës dhe
funksionin që kanë, si dhe me nevojat e atyre që u shërbejnë.
31.2 Krijimi dhe pasurimi i koleksioneve, sa i përket vëllimit dhe strukturës, zhvillohet në bazë
të kritereve profesionale për sigurimin dhe prezantimin e materialit bibliotekar që përmban
informacione dhe njohuri nga krijimtaria letrare, artistike e shkencore në nivel vendor e
botëror, të parimit të respektimit të të drejtave civile, politike e kulturore të të gjithë
qytetarëve dhe të parimit te grumbullimit dhe prezantimit të materialit bibliotekar me veprat
nëpërmjet të cilave shprehet, afirmohet dhe zhvillohet identiteti kulturor, etnik e gjuhësor dhe
vlerat demokratike.
Neni 32
32.1. Materiali Bibliotekar nuk lejohet të dëmtohet, të tjetersohet dhe as të asgjësohet, nëse me
këtë ligj apo aktet nënligjore nuk përcaktohet ndryshe.
32.2. Materiali bibliotekar ruhet në mjediset ku është i mbrojtur nga zjarri, lagështira dhe nga
shkaktarët tjerë fizik, biologjik e kimik që do të mund ta dëmtonin ose shkatërronin.
32.3. Mirëmbajtja e koleksioneve zbatohet për të gjitha materialet pavarësisht nga formati.
32.4. Përpunimi i materialit bibliotekar kryhet në mënyrë të njësuar duke zbatuar
standardet e caktuara ndërkombëtare dhe kombëtare.
32.5. Çdo bibliotekë mbanë librin e inventarit, katalogun alfabetik dhe katalogje tjera për
materialin bibliotekar.
32.6. Revizioni dhe çregjistrimi i materialit bibliotekar kryhet së paku një herë në dhjetë
vjetë.
32.7. Ministri i Kulturës nxjerr rregullore të veçanta lidhur me evidentimin, ruajtjen dhe
mbrojtjen, përpunimin dhe revizionin e çregjistrimin e materialit bibliotekar.
32.8. Te gjitha bibliotekat i bëjnë të mundshëm ushtrimin e kontrollit ndaj punës profesionale
punëtorit të autorizuar të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe veprojnë sipas urdheresës së
dhënë lidhur me mbikëqyrjen profesionale.
Neni 33
Materialet bibliotekare të huazuara nga bibliotekat tjera nëpërmjet të huazimit
ndërkombëtar, jepen në shfrytëzim vetëm në mjedisin e bibliotekës.
Neni 34
Koleksionet e bibliotekës të sektorit publik e cila pushon së funksionuari, detyrimisht
regjistrohen dhe i vehen në dispozicion Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, e cila i sistemon
në koleksionet e veta ose ua shpërndan bibliotekave tjera.
Neni 35
Të gjitha bibliotekat kanë për detyrë t’ia dërgojnë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
informacionet bibliografike dhe të dhënat e tjera të nevojshme për mbajtjen e katalogut
përmbledhës dhe për ushtrimin e funksioneve tjera.
Neni 36
Bibliotekat krijojnë marrëdhënie shkëmbimi e huazimi ndërkombëtar me bibliotekat
homologe në përputhje me standardet e normat e bashkëpunimit ndërkombëtar bibliotekar.
Neni 37
37.1. Çdo bibliotekë harton rregulloren e saj, e cila përmban rregullat e shfrytëzimit të
bibliotekës dhe të drejtat dhe detyrat e shfrytëzuesve.
37.2. Punët profesionale dhe kushtet për kryerjen e tyre, titujt profesional dhe programin
e provimit professional dhe mënyrën për dhënien e tij, i përcakton me rregullore të
veçantë Ministri i Kulturës.
< 113 |
faqe - 114 - |
115 > |