Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/110
Appearance
KREU III TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E SHFRYTËZUESVE Neni 7 7.1. Shfrytëzuesi i bibliotekës ka të drejtën: 7.1.1. E qasjes së lirë në bibliotekë; 7.1.2. Të marrë informacion për koleksionet e bibliotekës dhe koleksionet e bibliotekave të tjera, nëpërmjet mjeteve tradicionale dhe elektronike të informacionit bibliotekar 7.1.3. Të ndihmohet për kërkim dhe zgjedhje të materialit si dhe për të gjetur informacionin që i nevojitet. 7.1.4. Të shfrytëzojë materialin bibliotekar në bibliotekë dhe ta merr në huazim për shfrytëzim jashtë bibliotekës, nëse me këtë ligj nuk përcaktohet ndryshe; 7.1.5. Të merr në huazim material bibliotekar të bibliotekave tjera të huazuar nëpërmjet huazimit ndërbibliotekar të bibliotekës, nëse me ligj nuk përcaktohet ndryshe. 7.2. Shfrytëzuesit të cilët përçfardo arsye nuk mund të shfrytëzojnë drejtëpërdrejtë shërbimet e zakonshme të bibliotekës publike (në zonat rurale, në spitale e burgje, të pa- aftët, ata që nuk mund të lëvizin nga shtëpia), kanë të drejtë në shfrytëzim të barabartë të shërbimeve. Neni 8 8.1. Shërbimet dhe informacionet bibliotekare sigurohen nën kushte të barabarta për të gjithë shfrytëzuesit e bibliotekës. 8.2. Shërbimet e huazimit ndërbibliotekar dhe shërbimet e kopjimit e shtypjes, bëhen me pagesë në përputhje më tarifën që e miraton Ministria për Kulturë. Neni 9 9.1. Shfrytëzuesi është i detyruar të përfillë rregullat e mirësjelljes dhe të shfrytëzimit të shërbimeve bibliotekare. 9.2. Shfrytëzuesi që shkel rregullat e mirësjelljes e të shërbimeve bibliotekare i nënshtrohet përgjegjësisë kundërvajtëse. 9.3. Shfrytëzuesi që i shkakton dëm material bibliotekës, detyrohet për ta kompenzuar atë.
< 109 |
faqe - 110 - |
111 > |