Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/111
Pamja
KREU IV
PËRGJEGJËSITË DHE AUTORIZIMET E ORGANEVE QENDRORE DHE KOMUNALE
Neni 10
10.1. Organet e qeverisjes komunale dhe qendrore mbështesin dhe nxisin shërbimet
bibliotekare dhe sigurojnë kushtet e nevojshme për punën dhe zhvillimin e
bibliotekave të sektorit publik që kanë nën përgjegjësi në përputhje me politikën e
zhvillimit të kulturës, informacionit, arsimit e edukimit në nivel komunal e kombëtar e
të zbatimit të strategjisë për krijimin dhe zhvillimin e rrjetit bibliotekar.
10.2. Organet e lartëpërmendura bëjnë vlerësimin e shërbimit bibliotekar me qëllim
që të rritet qasja dhe të mbështetet zhvillimi i shërbimeve.
Neni 11
Ministria e Kulturës:
11.1. Ushtron aktivitete të administrimit qëndror lidhur me bibliotekat ndërkomunale dhe
Bibliotekën Kombëtare të Kosovës dhe të bibliotekave që veprojnë në përbërjen e
institucioneve që ka nën përgjegjësi;
11.2. Nxitë dhe mbështetë aktivitetet e bibliotekave publike për nevojat e diasporës;
11.3. Nxitë dhe mbështetë komunat për themelimin dhe zhvillimin e bibliotekave
komunale;
11.4.Përcakton dhe mbikëqyr funksionimin e rrjetit bibliotekar kombëtar.
11.5. Nxjerr akte nënligjore për zbatim të këtij ligji, në konsultim paraprak me
Ministrinë e Arsimit.
11.6. Mbështet bashkëpunimin ndërbibliotekar ndërkombëtar;
Neni 12
Ministria e Arsimit:
12.1. Ushtron aktivitetet e administrimit qëndror lidhur me Bibliotekën Universitare e ato të
fakulteteve në kuadër të sistemit të arsimit të organizuar dhe të bibliotekave që veprojnë
në përbërjen e institucioneve që ka nën përgjegjësi.
12.2. Nxitë dhe mbështetë komunat për themelimin dhe zhvillimin e
bibliotekave shkollore në kuadër të sistemit të arsimit të organizuar.
Neni 13
Ministria përkatëse dhe organet komunale sigurojnë mjete nga fondet buxhetore dhe
nga fondet tjera publike për nevojat e bibliotekave që kanë nën përgjegjësi dhe ushtrojnë
kontrollë për përdorimin efektiv e me përgjegjësi.
Neni 14
14.1. Në Ministrinë Kulturës themelohet Këshilli Kombëtar i Bibliotekave si organ
këshillëdhënës i Ministrit.
14.2. Në përbërje të Këshillit hyjnë:
1. Përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës;
2. Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit;
3. Përfaqësuesi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës;
4. Përfaqësuesi i Bibliotekës Universitare;
5. Përfaqesuesi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve;
6. Përfaqësuesi i bibliotekave ndërkomunale;
7. Përfaqësuesi i Shoqatës së Bibliotekarëve të Kosovës;
8. Përfaqësuesi i Shoqatës së Botuesve të Kosovës.
9. Përfaqësuesi i Univerzitetit;
14.3.Këshilli Kombëtar i Bibliotekave jep mendime, sugjerime dhe propozime për:
14.3.1. hartimin e projekteve zhvillimore të bibliotekave;
14.3.2. funksionimin e rrjetit bibliotekar dhe të bashkëpunimit ndërbibliotekar;
14.3.3. përpilimin dhe mirëmbajtjen e katalogut përmbledhës bibliotekar;
14.3.4. kriteret themelore për pasurimin e koleksioneve;
14.3.5. kërkesat financiare të bibliotekave;
14.3.6. projektet për veprimtarinë e bibliotekave;
14.3.7. programin për aftësimin profesional, vendosjen e titujve profesionalë, kushtet
dhe procedurën e dhënies së provimit profesional;
14.3.8. raportet vjetore të bibliotekave;
14.3.9. zgjedhjen dhe shkarkimin e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare dhe
Univerzitare të Kosovës dhe të drejtorëve të bibliotekave ndërkomunale.
14.4. Këshilli Kombëtar i Bibliotekave miraton rregulloren për punën e vet.
< 110 |
faqe - 111 - |
112 > |