Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/109
Pamja
KREU II
RRJETI BIBLIOTEKAR KOMBËTAR
Neni 6
6.1. Çdo bibliotekë është pjesë përbërëse e rrjetit kombëtar bibliotekar me qëllim të
zbatimit të njësuar të standardeve, përgatitjes dhe shpërndarjes së bazës së të
dhënave dhe begatimit e bashkërenditjes të bashkëpunimit ndërbibliotekar.
6.2. Planin strategjik për krijimin e rrjetit bibliotekar kombëtar e harton Ministria e Kulturës
në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit duke e projektuar në raport me të gjitha
bibliotekat dhe si komponente të rëndësishme të strategjive afatgjata në fushën e
kulturës, të sigurimit të informacionit, arsimit dhe edukimit.
6.3. Bibliotekat bashkëpunojnë për shkëmbimin e informacioneve, ideve dhe përvojës; në
ndarjen e burimeve, në zhvillimin e koleksioneve, në bashkërendimin e shërbimeve, në
shkollimin dhe trajnimin e personelit, në sigurimin e qasjes në burime dhe informacione
bibliotekare nëpërmjet të krijimit, mirëmbajtjes dhe pjesëmarrjes në rrjetin elektronik të
të gjitha niveleve.
6.4. Rrjeti i informacioneve bibliotekare është kompatibil dhe pjesë përbërëse e rrjetit
kombëtar të informacionit.
6.5. Bibliotekat bashkëpunojnë me institucionet arsimore, shkencore, muzetë, arkivat dhe
me institucionet tjera të komunitetit për t’i koordinuar burimet dhe përpjekjet për rritjen
e nivelit të shërbimeve për shfrytëzuesit dhe komunitetin.
< 108 |
faqe - 109 - |
110 > |