Vitviteja/Naum Veqilharxhi
Nga Wikibooks
| Naum Panajot Bredhi \ Naum Veqilharxhi \ | |
| Jeta dhe Vepra | |
|---|---|
![]() |
provo nëse ekzistojnë: |
| NË ENCIKLOPEDI | |
| Vitviteja# #1797#1800#1821#1824#1829#1838#1844#1845#1846 ... Hipi Zhdripi select ... |
|
[redaktoni] 1797
- Lindet në Vithkuq të Korçës dhe pagëzohet me emrin Naum Panajot Bredhi. [1]
[redaktoni] 1800
- I ati i tij, Panjot Bredhi, për shkak të keqësimit të gjendjes së ortodoksve, së bashku me familje e braktis Vithkuqin dhe mërgojnë në principaten rumune Tara Romaneasca.
[redaktoni] 1821
- I ndikuar nga idetë e lëvizjeve kombëtare të popujve të Ballkanit, merr pjesë në revulucionin rumun kundër perandoris osmane. [1]
- Formulon kërkesat themelore të Rilindjes. [1]
- Krijon alfabetin e gjuhës shqipe, të përbërë nga 33 shkronja. [1]
[redaktoni] 1824
- Fillon punën 20-vjeçare për krijimin e një abetareje të gjuhës shqipe.
[redaktoni] 1829
- Tani më familja e tij ishte një nga më të pasurat dhe më të respektuarat në qytetin e Brailes. Naumi zotëronte disa prona të patundura dhe ndërkohë ushtronte dhe profesionin e avokatit.
[redaktoni] 1838
- Përderi sa e tërë familja e tij, para autoriteteve rumune për rexhistrimin e popullsisë, deklarohet grekë [2] Naumi rexhistrohet si shqiptarë.
[redaktoni] 1844
- Boton abetaren e parë për mësimin e gjuhës shqipe, të titulluar "Evëtar". [1] Kjo abetare përmbante dhe një alfabet origjinal (vetë krijim i Naumit), por meqë ai ishte unik në llojin e tij, i vështirë për t'u shkruar dhe pa asnjë ngjashmëri me ndonjë gjuhë tjetër, nuk pati mundësinë për ta bërë popullore.
[redaktoni] 1845
- Përpunon dhe zgjeron përmbajtjen e "Evetar"-it, dhe këtë e boton nën titullin "Fare i ri evëtar shqip për djelm nismëtar". [1]
[redaktoni] 1846
- I dërgon, nipit të tij letrë qarkoren "Enqiklikë", letër e shkruar në greqisht, e cila merret si manifest i parë i lëvizjes kombëtare shqiptare.
- Helmohet në Stamboll, nga agjentët e Patriarkanës.
[redaktoni] data
[redaktoni] të dhëna
- ↑ 1,0 1,1 1,2 1,3 1,4 1,5 ANG-Naum Veqilharxhi
- ↑ Pasi që në atë kohë popullsia zakonisht rexhistrohej sipas përkatësis së Kishës, d.m.th ortodoks të kishës greke apo si thuhej në atë kohë të zakonit grekë.
