Vitviteja/ASDRENI
Nga Wikibooks
< Vitviteja(Përcjellë nga Hipi Zhdripi i Gjuhës/Kro310)
| Aleks Stavre Drenova |
|
| Jeta dhe Vepra | |
|---|---|
Aleks Stavre Drenova (rreth emrit)
provo nëse ekzistojnë: |
|
| Vitviteja# #1872 #1879 ...Hipi Zhdripi select... |
|
[redaktoni] 1872
- 11 prill - Në Drenovë, Korçë, Shqipëri, lind (
Aleksander Stavere Drenova)[1] Aleks Stavre Drenova si biri i Stavre Thimiu nga Stratobërdha dhe Parasqevës nga Drenova. [2][3]
[redaktoni] 1879
- Në Korçë bie një tërmet i fuqishëm kohëzgjatja e të cilit me pauza brenda saj zgjatë për mëse gjashtë muaj. Indikator i shkatrrimit total të ekonomisë edhe ashtu të brishtë pas risive të mallrave nga tregjet Evropiane. Po rreth këtyre viteve përderisa prefekt ishte Mustafa Pashë Vlora, shpërthen zjarri i madh në tregun e qytetit në Korçë, që shkatrron 700 dyçane.[3]
- Asdreni merr mësimet e para në Drenovë në një nga shkollat për të cilat Demetrius Chasiotis, thotë publikisht se në trevat shqiptare ka afër 700 shkolla greke për meshkuj dhe për femra.[4] Në këto shkolla jepnin mësim dhaskalë të ngarkuar me misione të qarta politike. Në to ishte e ndaluar rreptësisht gjuha shqipe. Nga goja e dhaskalëve dëgjoheshin fjalët gjuhë e mallkuar.[3]
- Asdreni gjendet nën maltretime psiçiko-fizike për nxënien e mësimeve të cilat rrejdhin kryesisht në metodat e bindjes së nxënsëve rreth paardhësve të tyre.[5] Këtyre maltretimeve i ndihmonin edhe përçarjet që ishin krijuar në mes të nxënsve të ndarë në dyshë në shapkëbardhë dhe mason[3]
- Asdreni e gjenë shërimin psiçik në gurin e Thimi Mitkos[6]
[redaktoni] 1880
- Në Bukuresht themelohet Deg' e shoqërisë së Stambollit për vivlla shqipe që në vitin 1884 do të marrë emrin Drita sipas gazetës shqipe që po këtë vit kishte filluar të dilte në Stamboll. E regjistruar pran administrates së Rumenisë si shqoqëri si shoqëri kulturore, sipas statutit të parë të saj.[3]
[redaktoni] 1884
- rreth vitit 1884[7] Asdreni vazhdonë lirisht mësimet në Gjimnazin grekë për ca kohë.[8] Në Gjimnazin me emrin një Jovan Bankës, njëherit financues i saj, paaradhëst e të cilit qenë shqiptar, por ky ishte pro përhapjes së greqishtes-helene.[6]
- rreth vitit 1884: Asdrenit pasi i kishte vdekur e ëma gjersa ishte në shkollën fillore të Drenoves, i vdes dhe i ati.[3]
[redaktoni] 1885
- Vjeshtë : Asdreni, për shkaqe ekonomike dhe shpirtërore në moshë të mitur (13)[9][3], ende pa kryer maturën u mërguar, si duket nga vendi i quajtur Lendikën e Lotëve poshtë Korçë për në Rumani.[10]
- 21 dhjetor : Asdrenit i plotësohet dëshira që të punësohej tek ndonjë shqiptarë dhe fillon punën si çirak në pijetoren e një pronari të vogël kafenesh dhe ëmbëltoresh, që ia thoshin emrin Eftimie Kostea, me pagesë tejet të ulë prej pesëdhjet lei në vit.[3]
[redaktoni] 1888
- pas 13 marsit Asdreni merr në duar Çertifikaten e gjendje civile të administrates osmane, lëshuar më 13 mars 1888.[3]
- 14 dhjetor Asdreni krye trivitesh avancohet në shitës në ëmbëltore, pagesa 300lei në vit. Gjatë kësaj kohe pefeksionon greqishten, përmison frëngjishten dhe natyrisht e mëson rumenishten. E mundon malli për vendlidhje.[3]
[redaktoni] 1891
- 2 tetor : Asdren merrë lejen nga ministri i Perandoris Osmane në Bukureshtë, që të shkojë (=hyjë në Shqipëri) në Korçë.[3]
[redaktoni] 1892
- Asdreni pasi që i ndihmojë Nikollë Nço Korçarit të nxirrte gazeten Shqiptari e, fillojë të përkthej në atë gazetë dhe të ndjekë mësimet në shkollën e natës të cilën e kishte thirrur në jetë Naçoja me ndihmen e qeveris rumune dhe në të cilën ligjëronin ndër të tjerë linguisti Hazhdeu, savanti Vasil Ureqe, albanologu Barbu Petriçejku, poeti Vasl Aleksandri dhe të tjerë të nivelit të tyre.[3]
- Në shkollën e natës gjegjësisht në konviktin e Naçosë, krijohet një lloj grupi ku Asdreni hynë së bashku me Mihal Grameno, Ibrahim Temo, Thoma Avrami, jashar Erebara, Kristo Luarasi, Dervish Hima, Jan Mihal Lehova.[3]
[redaktoni] 1899
- janar : themelohet shoqëria e parë e të rinjve, e quajtur Qarku i studentëvet shqiptarë, në themelimin e të cilës ndër të tjerët marrin pjesë edhe Jashar Erebara, Jan Mihal Lehova dhe Asdreni.[3]
- Lutjet e fshatarëve që i kishte pranë në Bukuresht e që kërkonin nga ai të shikonte të rregullonte punën e vërshimit të lumit të drenovës si dhe malli për vendëlindje, bëjnë që ai të niset për në Drenovë. Ai i bie nëpër Konstancë e nëpër Stamboll ku shpresonë të takojë ndonjë nga shkrimtarët veprat e të cilëve i kishte lexuar, por kot, Naimi ishte i lodhur, Samiun gjendej në burg shtëpiakë, edhe pse aty e zgjati qëndrimin.[3]
- korrik : Asdreni mbërrin në Korçë, ashtu siç e kishte paraparë që niveli i ujit të lumit të ishte më i ulët. Dëshprohet shumë, sidomos nga egërsira e sundimit osman, e propagandës greke si dhe varfëria anë e mbanë, pjesë e madhe e korçarëve kishte mërguar në ShBA. Shkollat e themeluara nga 1887-ta nuk herë mbylleshin e herë hapeshin, mësuesit ndiçeshin e persekutoheshin nga osmanët e grekomanët. [3]
- nëntorë : Asdreni zbret në skelen e Konstancës i dëshpruar dhe me plotë mësime nga jeta. (Qosja: diploma e posaçme, e pa nënshkruar dhe e pa vulë, por më e vleshme se e blera, taravolat) [3]
[redaktoni] 1900
- Në moshën 28 vjeçare filloi të botojë vjershat e tij të para në shtyp dhe të bëhet i njohur si talent i ri që premtonte. [9][1][3]
[redaktoni] 1991
[redaktoni] 1902
- Në artikullin “Dy-tri fjalë për oxhakësinë” të botuar në revistën “Albania” të Faik Konicës demaskon disa feudal.[2]
[redaktoni] 1904
- Më 1904 botoi vëllimin me poezi "Rreze dielli".[11] Çajupi "Tani besoj se Naim beu nuk vdiq, se vendin që la ai bosh e zure ti".[9][1]
[redaktoni] 1907
[redaktoni] 1912
- Ishte sekretar i mbledhjes së Bukureshtit që e kryesonte Ismail Qemali në vjeshtë të vitit 1912 dhe ku u vendos shpallja e menjëhershme e Pavarësisë.[9][1]
- Del në dritë vëllimi i dytë me vjersha i Asdrenit "Ëndërra dhe lotë" ku shfaqet plotësisht talenti i tij.[9][11][1]
- Bëhen të njohura vjershat "Zëri i kryengritësve", "Lulëkuqja" [9][1]
[redaktoni] 1914
- Më 1914 Asdreni erdhi në atdhe që të ndihmonte në forcimin e pushtetit kombëtar, po, i zhgënjyer nga turbullimet e kësaj kohe, u kthye në Rumani.[9][1]
[redaktoni] 1924
- Pas vitit 1924 u tërhoq nga jeta politike, duke shprehur kështu në heshtje qëndrimin e tij kundërshtues ndaj regjimit të Zogut. [9][1]
[redaktoni] 1930
[redaktoni] 1932
[redaktoni] 1935
[redaktoni] 1937
- Asderni boton Kambana e Krujës. [11]
[redaktoni] 1947
- Vdiq ASDRENI.[11]
[redaktoni] data
[redaktoni] të dhëna
[redaktoni] burime
Sipas burimeve, shtesat në rreshta mund të vërehen edhe nga historiku i fletës: [1][9][3][10][12][2][6]
- ↑ 1,00 1,01 1,02 1,03 1,04 1,05 1,06 1,07 1,08 1,09 1,10 1,11 1,12 Më shumë se katër-pesë të gjetura në internet apo në shtypë
- ↑ 2,0 2,1 2,2 27 Nën 2008 23:55:49 GMT www.shqiperia.com
- ↑ 3,00 3,01 3,02 3,03 3,04 3,05 3,06 3,07 3,08 3,09 3,10 3,11 3,12 3,13 3,14 3,15 3,16 3,17 3,18 Rexhep Qosja : ASDRENI Jeta dhe vepra e tij - monografi, botimi i dytë. RILINDJA Redaksia e botimeve, Prishtinë 1987.
- ↑ << Demetrius Chasiotis, L'Epire et la question greque. Memoire sur L'Epire en général et particuliérement sur l'éparchie de Janina par un Epirote, Paris, 1879, f.40 >> Shënim i nxierrur nga: Rexhep Qosja : ASDRENI Jeta dhe vepra e tij - monografi, botimi i dytë. RILINDJA Redaksia e botimeve, Prishtinë 1987.
- ↑ mësuesi im. Rrëfim i pakryer jetëshkrimor (ASH, FA, VIII, 433).
- ↑ 6,0 6,1 6,2 << N(uçi) D. N(açi), Korça dhe katundet e qarkut, Dhori Koti, Korçë 1923. >> Shënim i nxierrur nga: Rexhep Qosja : ASDRENI Jeta dhe vepra e tij - monografi, botimi i dytë. RILINDJA Redaksia e botimeve, Prishtinë 1987.
- ↑ I lindur më 1872+6(7) vjeçë klasa e parë + 6 vjetë shkollë fillore sipas shpjegimeve të Qosjes i bjenë 1884-1885, por pasi që 1885 ka mërguar, mendojë se së paku një vit duhet të ketë ndjekur gjimnazin dy vjeçarë i cili më 1887 u shndërrua në 4-vjeçarë. D.m.th fjala ca kohë=disa muaj ose pak mbi një vit. (H.Zh)
- ↑ Fletorja vetjake e Asdrenit, nxierr nga libri i Qosjes
- ↑ 9,00 9,01 9,02 9,03 9,04 9,05 9,06 9,07 9,08 9,09 9,10 9,11 9,12 Dhj 2008 03:34:55 GMT - www.letersia.fajtori.com ,
- ↑ 10,0 10,1 Wikipedia Encikloedia e Lirë, artikulli : w:Aleksander Stavre Drenova, Versioni i 28 Gusht 2008 09:42
- ↑ 11,0 11,1 11,2 11,3 11,4 GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJ DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT fq.274 Autor: Gj. Shkurtaj dhe E. Hysa. Sh.B. TOENA, Tiranë 2001. ISBN 99927-1-454-9
- ↑ Dhj 2008 14:43:40 GMT letersia.zemrashqiptare.net4