Hipi Zhdripi i Gjuhës/Kro240
Nga Wikibooks

| Pashko Vasa | |
| Jeta dhe Vepra | |
|---|---|
| Parathënie të botimeve:
BARDHA E TEMALIT Ymer Jaka - Paris, mars 1969 Copëza nga veprat O moj Shqypni, e mjera Shqypni |
|
| NË ENCIKLOPEDI | |
Kronologjia e jetës
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] // 1825
- Lindet në Shkodër [1]
[redaktoni] // 1847
- Shkon në Itali. [1]
- Në revolucionin e Venedikut, luftonë në anën e revulucionarëve. [1]
- Dështimi i lëvizjes revulucionare në Itali. [1]
[redaktoni] // 1850
- Fillon veprimtarin letrare në moton "A mos është krim ta duash vendin tënd?". [1]
[redaktoni] // 1860
- Në vitet e ´60, në Stamboll aktivizohet në Lëvizjen e Rilindjes. [1]
[redaktoni] // 1865
- Në Stamboll, në frëngjishte boton Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut (Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi. [2]
[redaktoni] // 1872
- Në Stamboll, në frëngjishte, boton Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave të Shqipërisë (Esquisse historique sur le Monténégro d'après les traditions de l'Albanie)[2]
[redaktoni] // 1873
- Boton në italishte, përbledhjen "Trëndafila dhe gjemba" ("Rose e spine"), ku flet me zjarr e mall për vendlindjen dhe dëshiron lirinë e Shqipërisë. Në të cilën argumenton lashtësinë e popullit shqiptar, tregon vetitë e tij dhe mbron të drejtat kombëtare. [1][2]
[redaktoni] // 1878
- Në Stamboll, në frëngjishte, boton Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe («L'alphabet latin appliqué à la langue albanaise). [2]
[redaktoni] // 1879
- Angazhohet në grupin (Sami Frashëri) për hapjen e Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip. [1]
- Në Paris, boton në frëngjishte trajtesën "E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët" (La vérité sur l'Albanie et les Albanais). [1][2]
[redaktoni] // 1880
- Vjersha e shpalur e tij, O moj Shqypni, depërtonë në botën letrare shqiptare dhe shumë shpejt adhurohet nga masat.[3]
[redaktoni] // 1883
- Fillon karieren ushtarake në perandorin osmane. [1]
[redaktoni] // 1887
- Në Londër, boton gramatikën e shqipes për të huajt të titulluar Gramatika shqipe për t'u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi (Grammaire albanaise à l'usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l'aide d'un maître). [2][1]
[redaktoni] // 1890
- Në Paris, boton në frengjishte romanin "Bardha e Temalit" («ALBANUS ALBANO, Barda de Témal, Scenes de la vie Albanaise, Albert Savine Editeur»), në të cilin përshkruan zakone e doke të jetës shqiptare. [3][1]
[redaktoni] // 1892
- Në Bejrut vdesë guvernatori i përgjithëshem i Libanit, Pashko Vasa. [1]
[redaktoni] Data të rëndësishme pas jetës
- 1990 : Botimi i tretë në gjuhen shqipe i romanit BARDHA E TEMALIT - Skena të jetës shqiptare
[redaktoni] Burimet dhe shpjegime
Sipas:
- ↑ 1,00 1,01 1,02 1,03 1,04 1,05 1,06 1,07 1,08 1,09 1,10 1,11 1,12 Biografisë Pashko Vasa në www.letersia.fajtori.com
- ↑ 2,0 2,1 2,2 2,3 2,4 2,5 Enciklopedia e Lirë, Wikipedia Pashko Vasa.
- ↑ 3,0 3,1 Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut, Gjovalin Shkurtaj dhe Enver Hysa

