Hipi Zhdripi i Gjuhës/Kro350
Nga Wikibooks

Kronologjia e jetës
| Ernest Koliqi | |
| Jeta dhe Vepra* | |
|---|---|
*Vini Re! Përshkak të drejtave të autorit, nyjet përmbajnë vetëm informacione sipërfaqësore e teknike si parathënije, emra kapitujsh, tirazhi etj. |
|
NË ENCIKLOPEDI
Nuk janë shum shkrimtarët t´onë, emni i të cilvet të njifët aq
mirë në shtresat letrare shqipe sá ai i Koliqit; të pakët janë atá, prodhimet
e të cilvet të kenë marrë aq hapt në çdo kând të Shqipnís, sá ato qi emnin e
tij në çfaqje kulturore gjithëfarësh, në botime nëpër fletore e revista
të ndryshme, disá prej të cilavet themelue dhe mbajt prej tij vetë, në
botime veprash qi janë të pacaktueme të zánë nji vend të dukshëm, dashtas e
padashtas, në historín e letrave t´ona.
Karl Gurakuqi
në
Shéjzat, Vj. VII, 1963, nr.5-8, faqe 163.
|
|
[redaktoni] // 1903
- Lindur në Shkodër me 20 maj.[2]
[redaktoni] // 1918
- Shkoi në Itali për të studiuar.[3]
- Në Bergamo, së bashku me studentët tjerë themelojnë të përjavëshmen studentore "Ne, të rinjët" ("Noi, giovani"). Në këtë të përjavëshme boton vjershat e para në italisht.[4]
[redaktoni] // 1921
- Kthehet në Shqipëri, ku bie në kontakt Luigj Gurakuqin, i cili e nxitë të mësojë gjuhen letrare shqipe.[5]
- Në Shkodër lidhë kontakt me të rinjët shkodranë si Kolë Thaçin, Shuk e karl Gurakuqin, Loro Ashikun, Dom Lazër Shantojën, kolë e Lin Kamsin.[2]
- E fiton konkursin për himnin kombëtarëm, të shpallur nga ministri i arsmit Luigj Gurakuqi e i propozuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, para jurisë në përbërëje Gjergj Fishta, Fan. S. Noli, Midëhat Frashëri dhe Luigj Gurakuqi.[2]
[redaktoni] // 1923
- Në bashkpunim me P. Anton Harain e Nushi Topallin themelojnë fletoren "Ora e Malevet". Fletora e cila pat sukses, jo vetëm në fushën politike, por edhe ë fushën letrare. Këtu merr mësime nga Luigj Gurakuqi dhe i bënë hapat e parë në letërsin shqipe. [2]
[redaktoni] // 1924
- Antarësohet në Shoqërin "Bashkimi", themelues i së cilës ishte Avni Rustemi. [6]
- Detyrohet të mërgojë për pesë vite. Strehohet në Jugosllavi ku mëson serbokroatishten dhe lexon autorët e dalluar jugosllavë. [2]
- Nën ndikimin e Luigj Gurakuqit, shkruan poemëthen me përmbajtje patriotike "Kushtrimi i Skanderbegut". Botimi i saj po në këtë vit, i dha një popularitet të madhë në botën letrare shqipe. [2]
[redaktoni] // 1929
- Boton në Zarë, vëllimin e novelave "Hija e Maleve" ku paraqet ngjarje të jetës shqiptare nga malësia dhe qyteti në frymën e Kanunit ë Lek Dukagjinit. [2]
- Kthehet në Shqipëri së bashku me novelat dhe hynë në botën letrare shqiptare si themelues i noveës shqiptare. [2]
[redaktoni] // 1930
- (-1933) Është i nxënë me punë si mësues për disa vite në Vlorë e Shkodër. [7]
[redaktoni] // 1932
- Boton vëllimin e parë të përkthimeve "Poetët e Mëdhenj t´Iatlis" me poezi nga Dante, Petrarka, Ariosto e Taso. Vëllimi ka një paratënje të shkruar nga Gjergj Fishta. Kritika dhe lexuesit e presin mirë këtë botim. [2]
[redaktoni] // 1933
- Boton librin me vjesha, "Gjurmat e Stinve". Në këtë libër paraqet skenat shkodrane, në një frymë krejt të re. [2]
[redaktoni] // 1934
- Me fillimin e botimit "Iliria, e përjavëshme kulturore", fillon edhe bashkpunimi i tij me këtë të përkohëshme. [2]
[redaktoni] // 1935
- Boton poemthin në prozë "Quattuor". [2]
- Boton librin e dytë të novelave : "Tregtar Flamujsh", në të cilën jetën shkodrane e paraqetë me hllësi psikologjike. [2]
- Boton vëllimin e dytë të antologjis "Poetët Mëdhej t´Italis", me poezi të përkthyera të Parinit, Montit, Fosolos e Manzonit. [2]
- Për arsye të panjohura dështon botimi i vëllimit të tretë të radhës "Poetët Mëdhej t´Italis". Disa nga poezit e fragmete të Leopardit, Carducci-t, Pascoli-t e D´Annuio-s të parapara për këtë vëllim botohen në fletoret e përkohëshme ë kohës dhe në vëllimin "Manuele di lingua albanese" të P. Fulvio Cordignano-s. [2]
- Paraqitjen e vëllimit të dytë të antlogjisë e bënë mjeshtri i tij, albanologu Carlo Tagliavani, ndërsa kritikën Dom Ndre Mjeda në të përkohëshmen "Leka".[2]
- Përkthen edhe kritika prej Diego Valerit, Enrico Grassi-t, Emil Verhaeren-it e Charles Baundelaire-it. [2]
[redaktoni] // 1936
- Në fletoren "Gazeta Shqiptare e Barit", boton "Shtatë Pasqyrat e Narçizit" dhe "Symfonija e Shqipeve". [2]
[redaktoni] // 1937
- Mbaronë studimet në Padovë. [2]
- Doktoron në gjuhen dhe letrsinë shqipe me tezën "Epika popullore shqiptare" ("Epica popolare albanese"). Punimin ia vlersojnë lartë albanologët Nober Jokl, Maximilian Lambertz-i. [2]
[redaktoni] // 1939
- Emrohet Ministër i Arsimit. Si ministër nxitë fillimin e botimit për herë të parë të librave për shklollë të mesme e fillore. Ndër këta libra veçohen "Shkrimtarët Shqiptarë", vëllimet "Bota Shqiptare", "Rreze Drite" e "Te Parku i Jetës". Po ashtu punon në drejtim të mbledhjes së folklorit dhe "Visaret e Kombit" të botuar vetëm në tre vëllime deri me ardhjen e tij në Dikanserin e Arsimit, e rritë në 14-vëllime. [2]
- Emrohet titullar i Kathedrës së Gjuhës e Letërsis Shqipe në Universitetin e Romës.[8]
- Themelonë të përkohëshmen "Shkëndija". [2]
[redaktoni] // 1940
- Organizon në Tiranë një Kongres të Studimeve Shqiptare, ku ndër shqiptarët morën pjesë edhe albanologë të huaj si: Karlo Tagliavini (Carlo Tagliavini); Antonio Baldaci (A. Baldacci); Françesko Erkole (Francesco Ercole); Anxhelo Leoti (Angelo Leoti); Gaetano Petrota (G. Petrotta); etj. Si rezulltat direkt i këtij kongresi vije Instituti i Studimeve Shqiptare me qendër në Tiranë. Në këtë insitut fillon botimin e vëllimit të madhë "Studime e Tekste" në bashkëpunim me gjuhëtarë (linguist), jurist e folkloristë si P. Zef Valentinin, P. Bernardin Palajnë e Ernesto Kozin (Ernesto Cozzi). [2]
[redaktoni] // 1941
- (- 1942) Në funksion të Ministrit të Arsimit të Shqipërisë, për vitin shkollor 1941-42, dërgon në Kosovë 200 mësues e mësuese. Rexhep Krasniqi[9] për këtë ndër të tjera shkruan "...ma në fund, erdhi çasti historik i hapjes së Shkollës së parë të plotë të mesme në gjuhën shqipe, që u realizue më 12 Dhjetor 1941" më tutje rreth këtyre shkollave "u banë baza me randësi për zhvillimin e përparimin e gjanë dhe të shumanshëm të arësimit dhe të kulturës shqiptare në Jugosllavinë e sotshme". [2]
[redaktoni] // 1942
- Martohet me arsimtaren Vangjelija Vuçanin me të cilën lindin dy fëmijë: Markun (Marco) dhe Elizabeten (Elisabetta). [2]
- Largohet nga Ministria e Arsimit. [2]
- Emrohet Kryetar i Institutit të Studimeve Shqiptare, me qëllim të realizimit e programeve të kongresit të organizuar më 1940 në Tiranë. Për këtë qëllim bashkpunon me Mustafa Merlika Krujën, Karl Gurakuqin, Asdrenin, Ali Asllanin, lasgush Poradecin, Anton logorecn, Ismet Toton etj. [2]
[redaktoni] // 1947
- Shkruan në të posa daluren fletore "L´Albanie Libre", ku veçohen kënga epike "Kânga e kapetan marku" që ja kushton Kapetan markut të ranë dëshmorë më 1946. [2]
[redaktoni] // 1953
- Fillon të botoj shkrime për histori e letrsi, "Dy shkollat shkodrane" (shkolla e Jezuitve dhe Shkolla e Françeskajve). [2]
[redaktoni] // 1957
- Ja arrinë që më 2 shtatorë me dekret të Presidentit të republikës së Italisë, Kathedralia e Gjuhës e Letërsisë Shqipe e Universitetit të Romës të avancohet në Institut të Studimeve Shqiptare. [2]
- Boton në Firencë vëllimin "Poezia popullore shqiptare" ("Poesia popoare albanese") me tekste përball shqip e kthime italisht. [2]
- Themelon të përkohëshmen "Shéjzat" ("La Pleidai"). Shkruan rregullisht në çdo numër për më se 18-të vite. [2]
[redaktoni] // 1959
- Boton vëllimin "Kangjelet e Rilindjes" ("I canti della Rinascita"), me përkthime italish, ku nxit Arbëreshët me rujtë gjuhën e zakonet e të kenë besim në pavdeksin e fisit. [2]
[redaktoni] // 1960
- Boton romanin "Shija e bukës së mbrúme", ku ndihet dashuria e të mërguemit për tokën e vet, për dëshirën e madhe me pa Atdheun e që nuk mundet dot, sepse një bishë e egër e mizore e ka shtrëngue në duert e veta. [2]
- Boton në revisten "Quaderni dinunziani, fasc. XVIII-XIX", studimin "Gabriele D´Anunzio e gli Albanesi". [2]
[redaktoni] // 1961
- Përkthen italisht e boton me shënime në "Shéjzat" poemthin e Ali Asllanit, "Darsma Shqipare". [2]
- Boton vëllimin "Rapsodi e rapsodie delle Alpi Albanesi", ku flitet për trimninë dhe burrnin shqiptare. [2]
[redaktoni] // 1962
- Përkthen në italishtë e me shënime shkoqitëse nga "Lahuta e Malcís" së Fishtës, këngën e XXVI: Koha e Ré. [2]
[redaktoni] // 1963
- Boton "Antalogjia e lirikës shqipe" ("Antalogia della lirica albanese"), vëllim ku për të parën herë paraqiten në një gjuhë evropiane, përkthimet e ëirikat më të mira të autorëve shqiptarë të vjetër e të rinjë, e këtu duhet theksuar veçanërisht ata të Kosovës për popullarizimin e tyre në Evropë. [2]
- Rishtypë "Shtatë Pasqyrat e Narçizit" (që i kishte botuar së pari në fletore "Gazeta Shqiptare e Barit më 1936) ku paraqiten shtatë copa proze poetikeqë përshkruajnë gjendjen shpirtërore të shkrimtarit përballë botës arbnore. [2]
[redaktoni] // 1965
- Boton në italisht monografin "Albania" e cila merret në "Enciklopedia dei popoli d´Europa", Milano, ku paraqet objektivisht një pasqyrë të gjërë mbi Shqipërin si nga pikëpamja gjeografike po ashtu edhe nga ajo letrare e historike. Një punim me 160 faqe shtypi me plot fotografi krahinash e skajesh, kostumesh e personalitetesh. [2]
[redaktoni] // 1967
- Nisë botimin e serisë "Studime Shqiptare" ("Studi Albanesi"), ku nën drejtimin e tij ishin pjesët "Tradita popullare të Shqiptarëve t´Italis" ("Tradizioni popolari degli Albanesi d´Italia"), tre vëllime dhe gjashtë vëllime të pjesës "Srudime e Tekste" (Studi e Testi). [2]
[redaktoni] // 1969
- Është shumë mërzitur për vdekjen e Vangjelijes (4 maj), bashkëshortes e cila e përcillte në çdo veprimtari të tij. Petro T. Vuçani shkruan:"Zhdukja e Saj i shkaktoi nji mungesë të pazavendësueshme e, ndoshta, shpejtoi edhe humbjen e Tij". [2]
[redaktoni] // 1970
- Riboton poemthin "Symfonija e Shqipeve" (që e kishte botuar për herë të parë në fletoren "Gazeta e Shqiptarëve të Barit" më 1936). Punimi ka për qëllim lartësimin e kohës sl kaluar të fisit t´onë. E përkthyer më 1972 në anglisht nga shkrimtari Anesti Andrea. [2]
[redaktoni] // 1971
- Përkthen në italishte epizodib e "Marash Ucit" këngët XII-XIII-XIV dhe XV të "Lahutë së Malcís". Kësaj ja shtonë një hymje me shënime shkoqitëse. [2]
[redaktoni] // 1972
- Boton vëllimin "Saggi di Lettratua albanese" në Firencë. Një përmbledhje e mirë e shkrimesh e konferencash përpunue gjatl disa vjetve. [2]
[redaktoni] // 1973
- Vazhdon me e përkthye italisht e me e pajisë me shënime Lahutën e Malcís, këtë radhë epizodin "Oso Kuka", këngët II-III-IV dhe V. [2]
[redaktoni] // 1975
- Vdiq papritmas në Romë, në banesën e vet, më 15 kallënduer (shkurt) dhe u varros po në këtë qytet me datën 18. Po në Romë prehën prindët e tij dhe bashkëshortja e vet. Në ceremonin e asaj dite kishin ardhë personalitete (VIP-a) të ndryshëm, kolegë, shqiptarë, arbëreshë, miq t´ardhun nga ShBA-ja, na Turqia, Suedija, Gjermanija Perëndimore (Federale), Franca, Belgjika e shum vende t´Italis. [2]
[redaktoni] Pasjeta
[redaktoni] Burimet dhe shpjegime
Sipas:
- ↑ 1,0 1,1 1,2 1,3 1,4 1,5 Gjovalin Shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut
- ↑ 2,00 2,01 2,02 2,03 2,04 2,05 2,06 2,07 2,08 2,09 2,10 2,11 2,12 2,13 2,14 2,15 2,16 2,17 2,18 2,19 2,20 2,21 2,22 2,23 2,24 2,25 2,26 2,27 2,28 2,29 2,30 2,31 2,32 2,33 2,34 2,35 2,36 2,37 2,38 2,39 2,40 2,41 2,42 2,43 2,44 2,45 2,46 2,47 ERNEST KOLIQI VEPRA 1 - NB Rilindja, 1996 Prishtinë.
- ↑ ERNEST KOLIQI VEPRA 1 - NB Rilindja, 1996 Prishtinë.<është>:E dërguen n´Itali me studjue
- ↑ ERNEST KOLIQI VEPRA 1 - NB Rilindja, 1996 Prishtinë.<është>:Na, të rijt
- ↑ ERNEST KOLIQI VEPRA 1 - NB Rilindja, 1996 Prishtinë.<është>:Ktheu në Shqipërí e u vu me zell me xánë gjuhen shqipe. E shtyni në veprimtarí letrare patrioti Luigj Gurakuqi...
- ↑ ERNEST KOLIQI VEPRA 1 - NB Rilindja, 1996 Prishtinë.<është>:Shoqnin Bashkimi
- ↑ ERNEST KOLIQI VEPRA 1 - NB Rilindja, 1996 Prishtinë.<është>:... Vlonë e Shkodër.
- ↑ ERNEST KOLIQI VEPRA 1 - NB Rilindja, 1996 Prishtinë.<është edhe>:Mâ përpara pat q^enë si i ngaruem i kësaj dege në Universitetin e Padova-s.
- ↑ Rexhep Krasniqi në "Shéjzat" Vj.XVIII, nr, 1-10, faqe 8-11

