Vitviteja/Vaçe Zela/Populli fletë

Nga Wikibooks
  • Vals o vals ti jeho në më t'bukrin Atdhe

Kur mesuesja e letersisë mundohej më kot t'i shpjegonte arrogancës time se vargjet përmbanin nje mal me kuptim brenda, nuk e dinte se do mjaftonte veç një mëngjes i ngadaltë pune dhe dy clicks tek albumi i Vaçe Zelës për të kuptuar plotësisht atë mësim letersie. VAÇE ZELA, Fuqia e Zërit Shqiptar, ishte drita në fund të tunelit komunist. Simbol i fuqisë së lirisë, dashurisë për të ardhmen e re, shtytje për shpirtin dhe zemrën e të shtypurit:


Ne ky Vals na bashkoi

Dhe na fali lumturinë

E kujtoj tek dëgjoj

E me të kujtoj rininë


Eh moj, Vaçe... sa pak të vleresuam, e sa zemër na dhe. I kujtoj si sot ato ditë, kur pas 25 ditëve shërbim, ai hapte deren me këngën tënde në gojë. Kur ulej me të ne cep te ballkonit dhe këndonin të dy me zë te ulët “dhe shiu pikë pikë pikë/binte pa pushim...”. E me pas nën valsin tënd “valsëronin” të dy , duke harruar për pak caste rradhët e gjata, apo se ai do largohej prapë pas 2 orësh peër 25 dite te tjera. Për pak minuta Vaçe rikujtonin se shpirti nuk i përkejt askujt tjetër, mbetet i yti. Atë s’ta merr dot njeri e s’ka diktator ta shtypi. Kur zëri yt, ishte serumi ynë, ringjallje e shpirtit. Çfare fati pati Shqipëria me ty moj Vaçe e sa vetë kaq thjesht lumturove ti.


E sot Vaçe per ta mbetesh akoma fuqidhënëse. Je nostaligjia ime, je ne zemër të gjithë atyre qeë u dhe shpresë, që bashke me mua e me ty sot vazhdojnë të këndojnë: ... kur shpërthen jeta e re.


Faleminderit Vaçe!


  • E dashur Vaçe

Ju i keni falur kaq shumë dashuri dhe mirësi njerëzve sa askush tjetër si Ju nuk e ka bërë këtë gjë. Fjalet e mia janë shumë të varfëra për të shprehur atë mirënjohje të madhe ndaj Jush, e cila nuk do të shterojë kurrë. Sot emri Juaj është kudo dhe mbjell gjithandej veç gëzim dhe dashuri. Emrin Tuaj sot e mban dhe kinoteatri i qytetit tonë dhe mendoj se është më e pakta që mund të bëhet për Ju. Nuk uroj gjë tjetër veçse t’Ju shoh sërish shëndoshë e mirë si lulet Tuaja, t’Ju shoh sërish të shijoni diellin e ngrohtë të Shqipërisë dhe Lushnjes, t’Ju shoh sërish të ndjeni aromën e gjelbërt të vendit tonë. Mezi Ju presim, dhe derisa të vini kënga Juaj do të na bëjë shoqëri ashtu siç i bën vesa barit, dielli mëngjesit, flutura luleve...Ka mall në syte tanë, ka mirënjohje për atë çka Ju i dhatë një kombi të tërë ashtu thjesht e ëmbël me zërin Tuaj.


  • Vaçe Zela, bilbil i lirizmit popullor shqiptar

Talenti mbetet gjithmonë diçka e rrallë në çdo fushë të jetës. Kur lind një talent i ngjan një perle natyrale brilante me shkëlqim, që i ka shoqet e pakta. E tillë lindi edhe Vaçe Zela. Ajo e kishte magjinë në zërin e saj hyjnor. Ajo kishte lindur me një shpirt të dlirë, por në një mjedis kundër lirisë. Vaçe Zela do të mbetet një apogje i muzikës lirike në një ambient pa liri.


  • Këngëtarë ka shumë, Vaçe Zela është vetëm një!

Këngëtarët kanë zëra të ndryshëm, por Vaçe Zela kishte vendosur të matej me përsosmërinë. Ajo këndonte për të kënaqur njerëzit në tokë, por zërin e saj e kishin zili edhe zogjtë në qiell.


  • Nuk ka komente për këtë xhevahir që i fali Shqipërisë thesare të tilla të pavdekshme!

Më bën ta dua atdheun tim edhe pse jeta në këtë vend s’të frymëzon. Lavdi ty moj Shqipëri dhe Vaçe Zelës!


  • Sa për nder e kemi o Vaçe Zela që ke dalë nga gjiri i popullit tonë

Madhështore! Çdo koment veçse mund ta zbehë famën e Vaçe Zelës. Zëri i saj është i papërsëritshëm. Vaçja e ka një vend nderi në panteonin e Shqipërisë!


  • Eh... moj Vaçe Zela

Sa buzëqeshje e shpresë i fale këtij populli me atë zërin tuaj hyjnor! Qëkur jam larguar nga Shqipëria nuk rresht së dëgjuari këngët tuaja dhe mallëngjehem, qaj dhe e rikonfirmoj thellë në shpirt se nuk ka si Shqiperia IME...


  • Je gjigande Vaçe

Dimensionet e tua shkojnë përtej emocioneve tona...Faleminderit që na bën të kuptojmë që kemi emocione kaq të forta brenda vetes. Thjesht madhështore. S'ka fjalë ta përshkruaj këtë mrekulli shqiptare. Zëri yt i kristaltë do të mbetet brez pas brezi!

Falemnderit Vaçe Zela, je një Rozafë në muzikën shqipe.


  • Vaçe Zela nuk është thjesht një këngëtare e talentuar

Ajo është monument dhe virtyt i muzikës shqiptare. Ajo është mbretëresha e kësaj muzike, që do t'u tregojë brezave të tjerë se si këndohet në gjuhën e bukur shqipe. Jeta dhe vepra e saj janë pjesë e historisë sonë. Ajo është thesar i Atdheut!