Jump to content

Vitviteja/Vaçe Zela/Poezi për ty

Nga Wikibooks

Ke kohë që na mungon

[redakto]
Ke kohë që na mungon moj e madhja Vaçe Zela
Kemi kohë, shumë kohë, që bosh na duket skena.


Ah t’a dish moj Vaçe sa na ka marrë malli!
Dilje ti në skenë dhe tak na ikte “halli”.


Mirë them halli, se me zërin tënd ilaç
shëroje ti çdo plagë a hall ne kishim bashkë.


Sa kohë që ti, moj Vaçe, do qëndrosh në Zvicër
Skena na ngjan bosh, në zemra veçse dimër.


Përparim Hysi, 12 korrik 2001

Kur dëgjonin zërin tënd

[redakto]
Bilbilat pyesnin njëri tjetrin,
kur dëgjonin zërin tënd
si do te bëjmë me Vaçe Zelen,
ajo askund s'po na len vënd.


Lulet çelin më shumë petale,
kur dëgjonin këtë zë të ëmbël
dëbora shkrin lart në male
me ngrohtësinë që i jep ti këngës.


Xhavit Gasa

Vaçe Kënga

[redakto]
Pse e zbrazët më është skena?
Nuk këndon më Vaçe Zela...
Paska ikur, rri në Zvicër
Ndaj në skena ka rënë dimër.


Dimër kemi dhe në zëmra
Se s'këndon më Vaçe Kënga.
Nuk këndon, po ne e presim
Hë, do të vish apo të vdesim?!...


Përparim Hysi, 2 nëntor 2008

Mbretëreshës së Këngës Shqipe

[redakto]
Në panteon të këngës sonë,
do vijnë të tjerë një e nga një,
po fronin tënd o mbretëreshë,
s' besoj se mund ta zërë ndonjë.


Iliaz Bobaj, Patra, Greqi

Këndo Vaçe

[redakto]
Këndo Vaçe, këndo,
kudo që të jesh,
zëri yt, lotë shpirti,
që na lanë mallkimin,
e jetës tonë.


Këndo Vaçe, këndo
dhe në botën tjetër,
kur do të jesh, këndo,
me engjujt, për ne këndo,
që të na lash mallkimin,
e jetës tonë.


Këndo Vaçe, këndo.


Anonim

Si yll mbete ti

[redakto]
Zëri yt i ëmbël
aromë trëndafili
ç'bukuri që ka
por si zë bilbili.


Kur këndoje Vaçe
shpresa ngjallje Ti
këngëtar bilbili
të kishte zili.


Sa herë dëgjojmë
zërin tënd kristal
gaz shpreshim në sy
Zemrën bëjmë mal.


Me dashuri nëne
këngën e këndove
popullit ai more
me shpirt ia dhurove.


Mbretëreshë në këngë
me nder e lavdi,
Nder i Kombit, Vaçe
si yll mbete Ti.


Niko Tyro, shtator 1999

Vaçe Zelës - Nder i Kombit

[redakto]
U linde si një lule e rrallë
Këtu, në qytetin tim,
Por u rrite krenare,
Se këndove me plot përkushtim.


Ku shpirti të këndonte,
Dhe gjoksi të buçiste,
Zëri yt i lartë,
Këngën e ndërpriste.


Në skenë kur delje,
Të gjithëve u buzëqeshje,
Afër u rrije, por larg shihje,
Dhe ti të mahnisje, të përpije.


Këngët e tua të paarritëshme,
Për dashurinë e vendit tim,
Të dhanë përjetësinë e të bënë
"Nder i Kombit" tim.


Llazar Gogu

Kitara e Vaçe Zelës

[redakto]
Diçka kërkon të më thuash kitar' e Vaçe Zelës,
e vetmja gjë që rritesh e nuk humbet në jetë.
Amorf, ku treten legjenda e mithe,
këmbana psherëtimash; histori e blertë ...


Nuk jetova burgjesh, e as e pashë atë vend,
ku vuanin aq dhumë edhe për një dritëz hëne.
Sonte, të kam ty në duar, një sinfoni lumë;
pa puthje gruaje, as përkëdheli nëne.


Dhimbjen e një burri, ku çirrej kitara
e netët rrëzoheshin, shumë e më shumë.
Qaje hijshëm ti dru, pa britma të marra,
katakomb qelive, shpresa dritash, humb ...


Agim Pepa, 1999

(Vaçja i dhuroi kitarën e saj të vetme një të burgosuri politik dhe si për paradoks, paralelizëm sinjifikativ mes vuajtjeve dhe brengave të pafund, ajo kitarë u end për 22 vjet me rradhë burgjeve dhe kampeve të përqëndrimit, dorë më dorë ndër të burgosurit, duke mbledhur e shpërndarë rreth e përqark tinguj me nota të trishta.)

Vaçes

[redakto]
U ngrite lart nga toka,
era të mori në krahë
e të çoi në eterin qiellor.
Me dritën e yjeve u vesove,
kënga (dielli) t'u bë olimp!
E nga kup' e qiellit na vështroje;
buzëqeshja jote kishte veç miradi.
U lidhe me ne me tingujt e brishtë,
kumbues të këngëve tuaja.
Nga shpirti yt i madh,
burim (i pashterrshëm) i thellë,
na dhurove vetëm ... vetëm zë!


Nexhat Agolli