Vitviteja/Vaçe Zela/Këngë për ty
Pamja
Jetë na dhurove
[redakto](Kënduar nga Naim Krasniqi në Festivalin e 36-të të RTSH, 1999)
Jetë na dhurove
----------------
Flatrat mbi krahë, shqipet në ballë i patën
Ishin zogj të diellit, por e puthën natën
Ku u lindën, jetuan pa fluturuar
Prandaj jeta u shkoi pa e shijuar
Ndonëse në pranga, kënga prapë jehonte
Se shpirti e lypte, që dikush të këndonte
O robit për liri t'ja ngallte mallin
Me kënge zemre t'ja qante hallin
Na fale shpirtin e njomë, këngën na fale
Nga skena jehonte aj’ zá në fush’ e male
O Vaçe Zela k’saj toke të plaguar
Jetë i dhurove, e mbajte të zgjuar
Ndonëse moj motër ty të lindi nata
Zërin nuk ta ndali stuhia dhe dallga
Në kafaz e mbyllur na këndove
Dhe shpresën ndër ne e gjallërove
Kënga jote në çdo anë jehoi
Të bukurën tek ne ajo e shpëtoi
O të duan në Kosovë si ujt e Drinit
O ushëtimë malesh, valë e Shkumbinit
|
|
Vaçe, ç'këngë kombit i fale
[redakto]"Artistes së Popullit" Vaçe Zela
Vaçe, ç'këngë kombit i fale
----------------------------
Doli marsi, hyri prilli,
këngën e nisi bilbili.
Gonxhe çeli trëndafili,
Vaçe Zela nëna lindi.
Lushnja ku vegjeton blerimi,
Lushnja ku gurgollon burimi,
vendi ku merr flakë gëzimi,
Vaçe Zela, për ty nderimi.
Ngjyrë agimi, dritë syri,
dashuri e qumësht gjiri.
Zëri larë me ujë floriri,
Vaçe Zela degë ulliri.
Vaçe me t'bardhën zemër,
Vaçe me t'madhin emër.
Le të madhe traditë,
ndër breza shkëlqim e dritë.
Vaçe me zemër të madhe,
ç'këngë Kombit i fale?!
Zërin e zemrës i fale,
O magji e këngës së madhe!
|
|
Muhamet Tartari, Vranisht Vlorë, 2000
(Kjo këngë u këndua nga grupi i këngëtarëve të Vranishtit në Bordo të Francës, ku u prit me shumë sukses)
Për ty Vaçe Zela
[redakto]Kompozuar nga Petrit Gani, kënduar nga Mariana Koreshi në Festivalin për Fëmijë, Lushnjë 2000
Për ty Vaçe Zela
----------------
Aktorja e fjalës
artiste në këngë.
Emri Vaçe Zela,
yll i këngës sonë!
Këngës ti i fale
gjithë dashurinë;
kënga që këndove
të dha përjetësinë.
Vaçe Zela
kënga shqiptare!
Vaçe Zela
vajza lushnjare!
|
|