Vitviteja/Shqiptarët-Perandoria Osmane
Appearance
NË ENCIKLOPEDI - NË ENCIKLOPEDI
1911
[redakto]- 23 qershorit - kërkesat e Gërçës. [1]
- fundi i shtatorit, Perandoria Osmane (tashmë e njohur si Turqia) gjendet në luft edhe me Italinë.[1]
1912
[redakto]- 12 janar, Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës thirrën në Pera Palace (Stamboll) një takim me disa personalitete shqiptare si: Myfid bej Libohovën, Aziz pashë Vrionin, Sylejman bej Vlorën dhe Esat pashë Toptanin. (Kryengrita e 1912-ës). [1]
- 18 janar 1912, Pasi që Xhonturqët shpërndanë parlamentin, fillon fushata parlamentare. Paralelisht fillon edhe përgatitja e kryengritjes së shqiptarëve. [1]
- Autoritetet xhonturke dërgonjnë në viset shqiptare një komision qeveritar, të kryesuar nga ministri i Brendshëm Haxhi Adil beu, kinse për të përgaditur reforma administrative, por detyra e tij kryesore ishte t´i bindë shqiptarët që të heqin dorë nga lëvizja kryengritëse. [1]
- 7 mars në afërsi të fshatit Strellc. sulmohet komisioni qeveritar i xhonturqëve. Zhvillohen luftime mes kryengritësve dhe përforcimeve (nga Kosova) të komisionit. [1]
- prill lumjanët të udhëhequr nga Ramadan Zaskoci e Islam Spahiu kryen një aksion, duke vrarë kryetarin e Klubit Xhonturk, dhe liruan të gjithë të burgosurit në Prizren. [1]
- 5 maj Hasan Prishtina nga Shkupi shkoi në Drenicë dhe në kullën e Ahmet Delisë në Prekaz mbajti një tubim me gjithë parinë e Drenicës. Në një letër të drejtuar krenëve të Kosovës Hasan Prishtina do të shkruaj:”Tue u bind se politika Jeni turke po vijon mizorisht në Shqipni, ashtu si pata deklarue në parlament(në parlamentin turk – Sh.B), po e ngrehi sot flamurin e kryengritjes kundra sundimit të Turkisë”.(Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqiptare të vitit 1912 – H.Prishtina). [1]
- rreth 5 majit, Tubime të besë-lidhjes u mbajtën në rrethet e Llapushës (Përkorubës), të Podgurit, të Rekës së Gjakovës, të Rekës së Allagjes, Pozharit etj. Në të gjitha kuvendet e besëlidhjes u bë betimi për luftë mbi bazë të tekstit të betimit të hartuar nga vet Hasan Prishtina: ”Bajmë be e japim besën e burravet, se kemi me ba çfarëdo flije e në kjoftë nevoja kemi me ba kurban me duer t´ona robët e femit t´anë”. [1]
- 10-11 maj kryengritja shpërtheu edhe në rrethinat e Pejës. [1]
- 11 maj Udhëheqësit e kryengritjes në Malësi të Gjakovës si: Bajram Curri, Zefi i Vogël, Ali Binaku, Qerim Binaku, Bajram Mani, Zog Abdyli, Miftar Syla etj, ndonëse qysh në prill 1912 ishin përballur me forcat turke në malësi, pas një organizimi të mirëfillt, më 11 maj i sulmuan këto forca edhe në Gjakovë. [1]
- 17-19 maj kryengritja u zgjerua në Drenicë, Mitrovicë, Llap, Prishtinë e Gjilanë nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Sadik Rama-Gjurgjevikut, Ahmet Delisë, Zejnullah Vuçiternës, Xhemail Prishtinës, Idriz Seferit etj. [1]
- 21 deri më 25 maj 1912 me nismën e Hasan Prishtinës, në Junik u mbajt një Kuvend i madh, ku u mblodhën 250 përfaqësues nga të gjitha krahinat e Kosovës, nga nga krahina e Lumës si dhe përfaqësues nga sanxhaku i Dibrës, i Shkodrës, i Elbasanit dhe nga krahinat e jugut. Në kuvend morën pjesë mjaftë elementë turkomanë, që mbronin interesat e xhonturqëve, si dhe përkrahës të partisë turke ”Hyriet ve Itilaf”(Liri e Marrëveshje)e që quheshin itilafistë, të cilët ishin kundërshtarë të programit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për autonominë e Shqipërisë. [1]
- fundin e majit kryengritësit shqiptar filluan veprimet e organizuara luftarake kundër trupave ushtarake turke. [1]
- 7 qershor - Thirrja e Hasan Prishtinës për luftë në veri e jug. [1]
- qershor-gusht - shtypi bullgar njoftonte gjerësisht për zhvillimet e ngjarjeve dhe masovizimin e kryengritjes në Kosovë. [1]
- 28-29 qershor kryengritësit e këtyre rretheve të udhëhequr nga Hasan Prishtina shpartalluan tek Ura e Sitnicës, dy batalione ushtarësh osmanë. [1]
- 30 qershor deri më 3 korrik, Isa Boletini në fshatin Boletinë e rrethinë përballoi me sukses një sulmë të trupave osmane, të pajisur me artileri të rëndë. [1]
- fund të qershorit kryengritësit shqiptar,të udhëhequr nga Hasan Prishtina, Sadik Rama-Gjurgjeviku, Isa Boletini, Ahmet Delia-Prekazi, Zejnullah Vuçiterna, Xhemail Prishtina etj, u hodhën në sulm në zonën Drenicë-Mitrovicë, Podujevë-Prishtinë. [1]
- 9 korrik në Qafën e Prushit(në jugperëndim të Gjakovës), malësorët kryengritës të Krasniqes, Gashit, Hasit dhe Bytyqit, të udhëhequr nga Bajram Curri, sulmuan dhe shpartalluan 4 batalione turke që ishin përqëndruar aty. [1]
- 12 korrik në hyrje të Fushës së Llapit, në “Grykë të Kulinës”. Me këtë rast forcat osmane në krye me Fadil Pashën nga Prishtina u nisën drejt kësaj zone nga dy drejtime për t´i futur kryengritësit shqiptar në mes dy zjarresh. Mirëpo kryengritësit, të përbërë nga 2000 veta, rezistuan fuqishëm, për gjashtë orë rresht dhe në këto luftime forcat turke patën humbje të konsiderueshme. [1]
- 17 korrik kryengritësit hynë në Gjakovë pa bërë rezistencë forcat armike. [1]
- 19 korrik në fshatin Brabaniq, kryengritësit shqiptar fituan kundër regjimenteve turke, të cilat u detyruan të kthehen në Mitrovicë. [1]
- pjesës së dytë të korrikut do të çlirojnë të gjitha qytetet tjera të Kosovës. Kryengritësit shqiptarë të udhëhequr nga Hasan Prishtina, Bajram Curri etj, nga Rrafshi i Dukagjinit kalojnë nëpër Drenicë dhe ia mësyjnë Prishtinës. [1]
- 21 korrik kryengritësit futen në Prishtinë pa rezistencë, sepse komandanti i ushtrisë turke në Prishtinë Ismajl Fadil Pasha, në momentin e fundit(përkundër përgaditjeve për mbrojtjen e qytetit)u tërhoq nga pozicionet mbrojtëse dhe qytetin e dorëzoi pa luftë.[1]
- 22 korrik u çlirua Pazari i Ri.[1]
- 22 korrik - qeveria xhonturke në krye me Said Pashën u detyrua të jepte dorëheqje dhe me 22 korrik u formua qeveria e re e kryesuar nga Ahmet Myftar Pasha. Kjo qeveri për të ulë tensionet, dha urdhër që të ndërpriten të gjitha operacionet ushtarake kundër kryengritësve në Kosovë dhe vendosi që të hynte në bisedime me udhëheqësit shqiptarë. Këshilli i Ministrave i Qeverisë turke më 24 korrik e caktoi një komision qeveritar në krye me Ibrahim Pashën dhe e dërgoi në Kosovë. [1]
- 27 korrik Isa Boletini u futën në Mitrovicë pa luftë. [1]
- 29 korrik Isa Boletini (me trupat e tij) ju bashkangjitet forcave që gjendeshin në Prishtinë. [1]
- 30 korrik udhëheqësi i kryengritjes Hasan Prishtina lëshoi një thirrje më titullin ”Vëllazën të dashtun” për tubimin e delegatëve nga të katër vilajetet. [1]
- 1 gusht - Ibrahim Pasha, në Prishtinë zhvilloi bisedime me udhëheqësit e kryengritjes. [1]
- 4 gusht - Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idriz Seferi etj, për t´iu shmangur ndikimit të elementëve turkomanë, do të marshojnë me 30 mijë kryengritës në drejtim të Shkupit dhe do të përqëndrohen në Ferizaj. [1]
- 5 gusht - si pasojë e kaosit, që ishte shkaktuar në Stamboll, edhe nga kryengritja shqiptare, qeveria u detyrua ta shpërndaj parlamentin turk. [1]
- 6 gusht - në Ferizaj përfaqësuesit e kryengritjes mbajtën edhe një Kuvend, ku edhe një herë aty u kundërshtua ideja e Hasan Prishtinës, nga Riza bej Kryeziu, Isa Boletini..., për mëvetësinë e Shqipërisë nga Perandoria osmane. Pasojnë ”14 kërkesat e Hasan Prishtinës”. [1]
- 9 gusht, me rastin e dorëzimit të Memorandumit, komisionit turk iu dha ultimatum që brenda 48 orësh të pranohen kërkesat e shtruara, në të kundërtën forcat kryengritëse do të marshonin në drejtim të kryeqendrës së Vilajetit të Kosovës - Shkupit.
- 11 gusht - Grupi i parë i udhëhequr nga Zefi i Vogël dhe Bajram Daklani u nisën me tren dhe brenda ditës hynë në Shkup. [1]
- 13 gusht hyri një grup tjetër; ndërsa një ditë më vonë. [1]
- 14 gusht hynë edhe 6 mijë forca që drejtoheshin nga Bajram Curri. [1]
- 17 gusht - qeveria pranon 12 nga 14 kërkesat e shqiptarëve. [1]
- 18 gusht - në Shkup hyri edhe delegacioni nga Vilajeti i Shkodrës: Avdi be toptani, Marka Gjoni, Riza dani, Mane be lezha e Mustafë Hasimi me 100 pushkë. [1]
- 29 gusht Gazeta "Liria e Shqipërisë" shkruan : Dalja e shqiptarëve nga Shkupi me kondita dhe me premtime të pasiguruara, vërtet mund të quhej nisja e fundit, meqë nga kjo dalje vareshin shumë gjëra me rëndësi... ”Para se të largoheshin, kryengritësit shqiptarë miratuan një deklaratë, në të cilën thuhet: ”Nevej ikim nga qyteti duke i zënë besë fjalës së qeverisë. Do të presim gjer më 5 të shtatorit. Po të mos mbarohen premtimet, neve sado që nuk lëmë ndonjë të besuar nga ana jonë, do të urdhërojmë përsëri dhe do të mos kërkojmë autonomi, po do të ndahemi përgjithmonë nga sundimi i Imperatorisë Otomane!” Këtë deklaratë e nënshkruan: Isa Boletini i Mitrovicës, Sali Aga dhe Idriz Seferi i Gjalanit, Bajram Curri dhe Riza Begu i Gjakovës, Islam Spahija i Lumës dhe Musa e Jahja Prizreni. [1]
- 19 shtator Gazeta "Shkupi" njofton se: forcat kryengritëse shqiptare në Shkup u futën me këtë renditje: ”Bajram Daklani me 200 pushkë, Bajram Curri e Halim bej Gjakova me 5000 pushkë; Riza Beu me 700 pushkë; Sali Gjilani me 1000 pushkë; Halim bej Tetova me 2000 pushkë; Shani bej e Islam Spahija(nga Luma)me 4000 pushkë; Isa Boletini e Mendu Beu nga Shkupi me 3000 pushkë; Qerim Beu e Bahri Beu me 2000 pushkë; Ahmet beu nga Kumanova me 1000 pushkë. [1]
- tetor 1912 Aleanca e shteteve ortodokse ballkanike nisë operacionet pushtuese, ndaj trojeve shqiptare. [1]
- 28 Nëntor, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë me qeverinë e parë shqiptare ( liberal –demokrate) të kryesuar nga Ismail Qemali (1844-1919). [2]
- ↑ 1,00 1,01 1,02 1,03 1,04 1,05 1,06 1,07 1,08 1,09 1,10 1,11 1,12 1,13 1,14 1,15 1,16 1,17 1,18 1,19 1,20 1,21 1,22 1,23 1,24 1,25 1,26 1,27 1,28 1,29 1,30 1,31 1,32 1,33 1,34 1,35 1,36 1,37 1,38 1,39 1,40 1,41 Sheradin BERISHA; KOSOVA MIDIS ÇLIRIMIT NGA TURQIA DHE PUSHTIMIT NGA SËRBIA, JANAR - NËNTOR 1912
- ↑ forumivirtual