Vitviteja/Nexhat Hakiu/potpuri
Appearance
Ti nga gazi, nga mërzia Pyet ç'është dashuria Por ajo nuk ka fytyrë, Nuk ka tingull, nuk ka ngjyrë! Ajo s'ndihet as me fjalë, Vjen e fshehur dhe ngadalë, Vjen një herë' e prap s'e njeh Brenda zemrës ti s’e sheh! Po t' ish lule, fshehur barit, Do këputesh, do të thahesh, Po t'ish perlë, fij’ e arit Do rrëmbehesh, do të ndahesh; Po t'ish zog, do të vajtonte Brenda zemrës në kuvli, Ta liroje, do këndonte Larg nga ty, nga çdo njeri! S'është lule për në fushë, S'është perlë për në gushë, S'është as zog për në kuvli: Ajo zemrën ka shtëpi.... Ja se ç'është dashuria! Ësht' a s'është nuk e di, Por un' di se lumturia: Nuk është vetëm dashuri!
- ↑ Andi Meçaj, Revista ADMET, faqe : autore vlonjate (poezi)