Jump to content

Vitviteja/Ndre Mjeda/Gjuha shqipe

Nga Wikibooks
Gjuha shqipe[1]


Përmbi za qi lëshon bylbyli
Gjuha shqipe m'shungullon;
përmbi erë qi nep zymbyli
pa da zemrën ma ngushllon.


Ndër komb tjerë, ndër dhena tjera
ku e shkroj jetën tash sa mot
veç për ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.


Njikto gjuhë qi jam tui ndie
janë të bukura me temel;
por prap kjo, si diell pa hije,
për mue t'tanave ju del.


Edhe zogu kërkon lisin
Mbi shpi t'artë ku rri me mbret
e shtegtari dishron fisin
përmbi vend qi s'ashtë i vet.


...................................


Gegë e toskë, Malci, jallija
janë një komb m'u da s'duron;
fund e majë nji a Shqipnjia,
e nji gjuhë na bashkon.


Kjoftë ngatrrue kush qet ngatrrime
ndër këta vllazën shoq me shoq;
kush e dan me fjal e shkrime
çka natyra vetë përpoq.


  1. GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJ DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT fq.271 Autor: Gj. Shkurtaj dhe E. Hysa. Sh.B. TOENA, Tiranë 2001. ISBN 99927-1-454-9