Vitviteja/ÇAJUPI/Petro Marko
Appearance
- Dhe mbete si bleta në lulet e njoma,
i thekur për vatër, po shëmbull o Anton!
Po qysh? Së fundi të humbi edhe kufoma
Atje në Misir ku rëra plumb rëndon?
- Ahi, o këng' e këngëtorit mërgimtar,
që dole nga fundi i shpirtit të djegur
për dritë, as eja së largu o varg shqipëtar
vjersh' e Çajupit, që ëmbël ke prekur
- telat e hollë të lyrës sonë lirike,
dil o lehtë varrit, eja në tonin varr
ku ndeze flakën edhe për vete u fike.
- Eja me erën plot tinguj, sa më parë,
se tretet vlera e dritës në këtë vënd
siç treten eshtrat e mjeshtërit tënd!
- Janar 1936
- ↑ Nxjerr nga PETRO MARKO, "HORIZONT", Redaksia e botimeve "RILINDJA", Biblioteka Shkrimtarë Shqiptarë, Prishtinë 1972.