Vargje me Gjemba/37
Appearance
Fjalë të urta popullore me bisht prapa | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Pa razi nuk mbahet shtëpia E lëre më shteti. Dreçi rrin ndër ndrikulla Besa edhe në mes të liderëve. Djali ende pa le, plisin ia ka ble Çfarë plisi more, veturën. Mau për toke, çou për toke Por mos në pasurinë shoqërore. Kur thehet kerri udhë gjen boll. Udhë gjen, por me plot gropa. Dita e mirë shihet me natje A mund ta shohin ata që flejnë shumë. Kujto pulës e grah pasules Të emergjencës. Dy atllarë në nji hu nuk lidhen Për ta duhet edhe një hu. N`ma prefsh këmishën, prema si tanen Materialin zgjidhma pak më të mirë. I zoti e din ku i pikon shpia Por e pret kulmin nga Japonia. Kalit që ta falin mos ia kqyr dhamt E veturës kqyrja vitin e prodhimit. Kur s`ka shi edhe breshni ashtë i mirë Me kusht që të mos jetë kokërrmadh. Kur të thonë ka dredhëza shumë Mos shko as me krojshe të vogël. Prej borxhlisë të keq Bishtin e sakicës, n`ta dhashtë. Shtrij kamtë sa të mrrinë jorgani Ose bleje një më të gjatë. Me mik ha e pi, pazarllak mos ban Nëse don të mos prishesh me të. Çka huptë, mos u gjetët ma Në treg, xhepat ruaj vet. Kush asht mjek, ai që hjek Jo! Kush është mjek ai nuk hjek. Kush hyn llugave i shkyen pantollat Besa mund t`ia shkyejnë edhe gojën. Fjala ner sy ashtë hallall Nëse mund t`ia thuash dikujt. Ku knon pula e sunon gruja mos hin Besa paskemi ngelur përjashta. Kur ka bubullimë shi ka pak Ama ethet t`i fut në bark. Thonë, vllau ta then krahin Nëse është ashtu, mos e nguc. Hipi ukit, nilli qet Kur s`punon asnjë fabrikë. Kur t`ia hangsh dikujt quranin Tanin fshehe mirë se ta hanë | ||||
|