Vargje me Gjemba/36
Jump to navigation
Jump to search
Fjalë të urta | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Kanë thënë moti Thonë dhe sot Mendja e madhe E zeza t`zot. Thoshin të vjetrit Kohë më parë Dy atllarë s` bën një mullar. Është shumë e vërtetë S`e fshinë gomë as gisht Kanë thënë të vjetrit Dardha ka bisht. Një ditë me një plak Po rrinim në park Tha-mos t`ju hyj Lepuri në bark. Të vjetrit kanë thënë Kjo tashmë u pa Se nuk duhet pasur Jo kurrë besë me shka. Po është e vërtetë Si buka e grytë Mali i ka veshët Fusha i ka sytë. E mirë është banja Dhe uji i detit Por pastërtia Është gjysma e shëndetit. Edhe këtë më poshtë E dinë gjithë dynjaja Ku s`e shpon burgija Aty e shpon paraja. Pleqtë tanë të urtë Nga përvoja në jetë E kanë lënë fjalën Kush vetë, nuk tretë. Këto fjalë i kanë lënë Pleqtë tanë të mirë Secila nga ato Vlen sa një lirë. Gusht,1996 | ||||
|