Stampa:Mereme vetull me çark
Appearance
Mereme vetull' me çark ----------------------------------- Mereme vetull' me çark. - Hajde Muho te rrim' pak, Se m'ka xan' i ziu marak. Ta nap besën me m'grabitë, Ta nap besën, ta nap dorën, Muharrem shtërngo livorën, Shtërngo livorën e thikën, S'isht kollaj me grabitë çikën. Se çika s'grabitet vet, Se don çevre e faculetë. - Mereme e bija e Hajdarit, Pse i lakmove ati djalit? A i lakmove gjasë e mallit? A i lakmove rrypit arit? - S'i lakmova gjas', as mallit S'i lakmova rrypit arit. Gjaja e malli s'ban dobi, Duhet djali bujaki. N'ata pinxheret e nalta, Del Mereme gojmjalta. N'ata pinxhere e ulta, Del Mereme gojbuta. |
|
Burimi
[redakto]- Libri "KËNGË DASHURIE I", i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës; Prishtinë 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"