Kënga në shkronja/Këngë popullore nga Ulqini
Appearance
Këngë popullore nga Ulqini NË ENCIKLOPEDI |
|
Breg më breg këcen Mrika
[redakto]
Breg më breg këcen Mrika ----------------------------------- Breg më breg këcen Mrika, Tek te pashë, moj, unë u fika. Ti këcen, moj, porsi shkurta, Tek të pash, moj, unë u kputa. Po këcen si berbyli n'dardhë; Tek ta pash ballin e bardhë, Shumë po t'lutem, moj, me ma fal, Ti ma fal, moj, ma fal vet', Nuk ta marr, moj, pa të dved'. Ne at' gjum qi je tuj fjetë, Ti u djegsh, mori si vet'! Ty tu kput, moj, kryet e qafa, Tuj shiku belin pe¨r mrapa. Oh, mos me mundo, moj Mrikë, Shej në zemër të raft' nji pikë!! Oh, mend për ty jan' tu me dalë, Nuk e la moj pa të marrë! |
|
Mereme vetull' me çark
[redakto]
Mereme vetull' me çark ----------------------------------- Mereme vetull' me çark. - Hajde Muho te rrim' pak, Se m'ka xan' i ziu marak. Ta nap besën me m'grabitë, Ta nap besën, ta nap dorën, Muharrem shtërngo livorën, Shtërngo livorën e thikën, S'isht kollaj me grabitë çikën. Se çika s'grabitet vet, Se don çevre e faculetë. - Mereme e bija e Hajdarit, Pse i lakmove ati djalit? A i lakmove gjasë e mallit? A i lakmove rrypit arit? - S'i lakmova gjas', as mallit S'i lakmova rrypit arit. Gjaja e malli s'ban dobi, Duhet djali bujaki. N'ata pinxheret e nalta, Del Mereme gojmjalta. N'ata pinxhere e ulta, Del Mereme gojbuta. |
|
Dy të mira ku po rrinë
[redakto]
Dy të mira ku po rrinë ----------------------------------- Dy të mira ku po rrinë? Te MAtusha hanë e pinë; Si dy fllanxa dalin e hinë, Si dy fllanza rreth kalasë, Plasin zemrën fukarasë. Fukaraja s'ka çka ban, Mrikë Matushja kapidan. Kush e ka barin e gjumit? Mrikë Matushja n'kupë t'g-junit. Kush e ka barin e dekës? Mrikë Matushja n'fun t'xhubletës. |
|
Fryni era un-o i rash, un-o i rash
[redakto]
Fryni era un-o i rash, un-o i rash ----------------------------------- Fryni era un-o i rash, un-o i rash, Rash në dorë të njasaj vashë, More njasaj vashë. Qilloi butë, more, nuk u vrash, More nuk u vrash. Fryni era un-o i rash, un-o i rash, Rash në gushë të njasaj vashë, More njasaj vashë. Qilloi bardhë, more nuk u vrash, More nuk u vrash. Fryni era un-o i rash, un-o i rash, Rash në ballë të njasaj vashë, More njasaj vashë. Qilloi i lëmut, more, nuk u vrash, More nuk u vrash. Fryni era un-o i rash, un-o i rash, Rash në faqe të njasaj vashë, Të njasaj vashë. Qilloi semit, more nuk u vrash, More nuk u vrash. Fryni era un-o i rash, un-o i rash, Rash në prehën të njasaj vashë, More të njasaj vashë. Qilloi butë, more nuk u vrash, More nuk u vrash. Fryni era un-o i rash, un-o i rash, Rash në parzmë të njasaj vashë, More njasaj vashë. Qilloi butë, more nuk u vrash, More nuk u vrash. Fryni era un-o i rash, un-o i rash, Rash në flokë të njasaj vashë, More njasaj vashë. Qilloi butë, more, nuk u vrash More nuk u vrash. Fryni era un-o i rash, un-o i rash, Rash në buzë të njasaj vashë, More njasaj vashë. Qilloi butë more, nuk u vrash, More nuk u vrash |
|
Burime
[redakto]- Libri KËNGË DASHURIE I, i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në Prishtinë në 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"