Stampa:Kush po zdirgjet qasaj are (I)
Appearance
Kush po zdirgjet qasaj are ----------------------------------- Kush po zdirgjet qasaj are? Ni syzezë kapuç me pare, As e vogël, as e madhe, Nifarë senit, tamam taze, Bash si dardha rumullake. Sikur dardha qi rri n'pip, Po kuvet djali me çikë. Po i thot' motra:- çka po t'lyp? - Njanen faqe, të dy sytë. - Rueju motër, t'plaçin sytë! A i ri djali e po t'korit, Ta lypë rokun ditë për ditë. Për gjith' ditë n'rok me i dalë, Je e re, rritën ta ndalë. |
|
Burimi
[redakto]- Libri "KËNGË DASHURIE I", i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës; Prishtinë 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"