Jump to content

Kënga në shkronja/Këngë popullore nga Rugova

Nga Wikibooks

Këngë popullore nga Rugova
NË ENCIKLOPEDI

Del syzeza n'derë t'oborrit

[redakto]
Del syzeza n'derë t'oborrit 
------------------------------
Del syzeza n'derë t'oborrit,
Zylyfzezë si krahi i korbit.
- Qysh p'e lamë punën e jorokut?
-  Qysh a kanë gjith para sodit:
Kur ta noj dorën në flokë,
Dije djal' qi kem' jorok;
Kur ta noj dorën në faqe,
Kem jorok te molla lalqe;
Kur tanoj dorën në mjekërr,
Hajde, djalo, qyqe vetëm;
Kur ta noj dorën në fyt,
Hajde, djylo, vet' i dytë;
Kur ta luen dada pshellakun,
Djal' me qef msyma konakun;
Kur t'nis dada shamin' me luejt'
Dije, djalë, kan' kuvetë me t'ruejt'
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Shkrel - Rugovë, 1975

Kush po zdirgjet qasaj are

[redakto]
Kush po zdirgjet qasaj are 
-----------------------------------
Kush po zdirgjet qasaj are?
Ni syzezë kapuç me pare,
As e vogël, as e madhe,
Nifarë senit, tamam taze,
Bash si dardha rumullake.
Sikur dardha qi rri n'pip,
Po kuvet djali me çikë.
Po i thot' motra:- çka po t'lyp?
- Njanen faqe, të dy sytë.
- Rueju motër, t'plaçin sytë!
A i ri djali e po t'korit,
Ta lypë rokun ditë për ditë.
Për gjith' ditë n'rok me i dalë,
Je e re, rritën ta ndalë.
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Drelaj - Rugovë, 1967

More çikë nar hie t'gurit

[redakto]
More çikë nar hie t'gurit
-----------------------------------
More çikë nar hie t'gurit,
A i ke ba çarapt e burrit?
- I kam ba, i kam marua,
M'kanë met' lidhcat pa i tufua.
I tufoj kur t'shkoj me dhi,
E shtroj shtratin dar lajthi.
- Vin' çoban' me nej' me ty,
Vesin, çikë, ça ke në gji.
- Kam dy molla gjylabi,
S'mun t'i fali, djalë i ri.
Janë të burrit, koft i zi!
Zhandëri: Këngë popullore - Dashurie
Teksti : Mbledhësi IAP-a
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Drelaj - Rugovë, 1969

Burime

[redakto]
  • Libri KËNGË DASHURIE I, i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në Prishtinë në 1979
  • Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"