Stampa:Kanga e Ali Pash Gusis
Appearance
Kanga e Ali Pash Gusis ----------------------------- Ali pasha, pash i ri, <<M'paç m'qaf, more Haxhi, Dit se kam se m'pret n'çarshi Shum kam folun mir për ty, Kam fol mir si me t'pas djal>>. <<Zotyn pash mos e dhasht! Paske pas taksirat, Paske pas taksir te zi, Qi t'ka pre çaj axhami. Imer Goska bân me sy, Ban me sy e paska kesh, Qet gjasht her allti perpjet. Ali pasha paska kesh, Kishte kesh, ish kân idhnue, Thâ :<<me vesh zapti s'u due! Dredhin atin n'shi ka shkue, Hanmit t'vet u kish ngermue: <<Shpejt mineret me m'i shtrue, Me m'i shtrue, due me ra. Ali Pash mâ n'Pej nuk ka. Hanmi i pashs po kan me za: <<More nieri un t'kam than, Un t'kam thanun, more nieri; Ruju pak, se 'vret Ademi:>> Mu Ademi nuk m'ka vra, Vet Met Bali me dor m'ka ra. Shkon Met Nila pashan m'e pa, Rrin ne kam i bân temena. <<Ni hyzmet Met me ma bâ: Çat Met Balin me ma xân, Tridhet qese t'kishin dhan, E t'ma bâjsh ibret nishan, E t'ja çojsh vetit zân Veti zanin me ja çue N'dyr t'Stambollit per m'u shkrue N'koft kysmet edhe'j her m'u çue Vet tu mreti due me shkue Çeto varr me ja kallxue: Kqyr shka bani Shqypnija n'mue. |
|