Jump to content

Stampa:Këmbëzbathur eja

Nga Wikibooks
Këmbëzbathur eja
-----------------------------
Moj drenushë
Nuk mundet askush
Ti ndal, fjalët e hallkut
Fjalët i merr era
Ti mos ju beso

Moj drenushë
Unë po digjem prush
Po të pres te parku
Ti mos u vono

Nuk ka gëzof që ngrohë
Shpirtin tim të ftohtë
Nuk ka shi që e lagë
Buzën time të etur

Për inat dilë moj në këtë natë
Lëshoj flokët
Këmbzbathur eja 
Zbuloje pakë 
Shtratin tëndë të gjatë

Le t´digjet dynjaja
Le t´bëhet hataja
Pse ta fshehim dashurinë
Nga njerzit smirëzi
Që t´dashurojnë nuk dinë.

Copë nga PEPiK-ës

Teksti : Ilir Berani
Orkestrimi : Maki
Muzika : Ilir Berani
Këndon : Sabri Fejzullahu