Stampa:Ishin zanë tri vasha të reja
Appearance
Ishnjin zanë tri vasha t'reja ----------------------------------- Ishnjin zanë tri vasha t'reja, Shoqja - shoqes ja dhanë besën: Venë t'ambël mos me pi, Bukë të bardh-e mos me ngranë, Djalë të ri-e mos me zanë. Ma e vogla e çarti besën: Venë të amël paska pi, Bukë të bardh-e paska ngranë, Djalë të ri-e paska zanë! |
|
Burimi
[redakto]- Libri "KËNGË DASHURIE I", i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës; Prishtinë 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"