Kënga në shkronja/Këngë popullore nga Kraja
Appearance
Këngë popullore nga Kraja NË ENCIKLOPEDI |
|
Mor' e mira bukuri
[redakto]
Mor' e mira bukuri ------------------------------ Mor' e mira bukuri, Merr' gjergjefin, hajde rri! - Un po vinj, por nuk m'le nana! -çile shtegun shenj te thana, Nji të pat-e kadën nana, Thuaj:- Mora nja dy thana. Mor' e mira bukuri, Merr' gjergjefin, hajde rri! - Un po vinj, por nuk m'le halla! -çile shtegun shenj te dardha! Mor' e mira bukuri, Merr' gjergjefin, hajde rri! - Un po vinj, por nuk m'le motra! -çile shtegun shenj te molla! Nji të pat-e kadën motra, Thuaj:- Mora nja dy molla. Mor' e mira bukuri, Merr' gjergjefin, hajde rri! Un po vinj, por nuk m'le tezja! -çile shtegun shenj te shega. Nji të pat-e kadën tezja, Thuaj:- Mora nja dy shega |
|
More dardha rrotullare
[redakto]
More dardha rrotullare ------------------------------ More dardha rrotullare, As e vogël, as e madhe, Porsi dardhë edhe limue, Hajd' e mirë, a vjen me mue, Se t'kam dashë edhe të due? Syt' e vetllat kuj ja ruen? - Djalë beqarit t'pa martuem! Syt' e vetullat të nxim, Shum' ma paske bukurinë! Bukurinë qi të kan' dhanë Ma gëzosh-e me jaran! - Jarani po del në lam'', Del në lam', e then nji kamë, Then nji kamë edhe nji dorë. Për heqim ju nollsha un'; Nënta vjet-e më daltë punë, Masanej e marrsha un'! |
|
Ishnjin zanë tri vasha t'reja
[redakto]
Ishnjin zanë tri vasha t'reja ----------------------------------- Ishnjin zanë tri vasha t'reja, Shoqja - shoqes ja dhanë besën: Venë t'ambël mos me pi, Bukë të bardh-e mos me ngranë, Djalë të ri-e mos me zanë. Ma e vogla e çarti besën: Venë të amël paska pi, Bukë të bardh-e paska ngranë, Djalë të ri-e paska zanë! |
|
Burime
[redakto]- Libri KËNGË DASHURIE I, i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në Prishtinë në 1979
- Për redaktimin e kësaj faqe si burim është shfrytëzuar : amza në internet "rapsodet"