Shit-Blerja sipas ligjit në Suedi/1
Appearance
Blerje në shitore Çmimet Përcaktimi i çmimit është i lirë. Shitësi dhe blerësi lejohen të mirren vesh lirisht për çmimin. Kështu një tregtar mund të kërkojë një çmim sipas mendimit të vet. Ju si klient ndikoni në treg duke zgjedhur alternativat më të leverdishme. Marrëveshtjet janë për tu mbajtur. Çmimi për të cilin ju dhe tregtari jeni marrë vesh duhet të vlejë. Në rast se ju nuk pajtoheni, shitësi duhet të provojë se çmimi që ai ka kërkuar është i arsyeshëm. Taksa e mbivlerës (moms) duhet të përfshihet gjithmonë në çmim. Vetëm kur një firmë bën tregëti me ndërmarrje të tjera lejohet të jipen çmimet pa taksë të mbivlerës. Sipas ligjit të informimit të çmimeve, çmimi duhet të shënohet kur një person që merret me veprimtari ekonomike u ofron konsumatorëve drejtpërdrejt në treg mallra dhe shërbime. Kjo vlen p.sh. për vitrina, në dyqane, për shpallje dhe reklama direkte. Duhet të shënohen edhe çmimet krahasuese (jämförpriser) të një numri të madh mallrash, kryesisht ushqime. Çmimi krahasues është p.sh. çmimi për një kilogram ose litër. Kjo ju lehtëson në treg të krahasoni çmimet e mallrave të prodhimeve të ndryshme. Blerja me të drejtë kthimi Të bleni me të drejtë kthimi (öppet köp) do të thotë se ju kthehen paret në rast se ju pendoheni ose ktheni çka keni blerë brenda afatit të caktuar Nuk ekziston asnjë ligj që ju jep të drejtën e kthimit të sendit kur ju e bleni në shitore. Mirëpo, ka shumë magazina mallrash, vargje shitoresh dhe shitore të veçanta të cilët e zbatojnë blerjen me të drejtë kthimi pa kërkesën e klientit. Kështu nuk është e vetëkuptueshme se ju mund të ktheni një send dhe të merrni paret mbrapa, në rast se ju pendoheni. Nëse ju doni të bleni një send me të drejtë kthimi, ju duhet të kërkoni këtë para se të paguani. Në rast se shitorja e pranon blerjen me të drejtë kthimi është me rëndësi që të shënohet në kuito. Sendi duhet kthyer me kohë, d.m.th. para mbarimit të afatit të kthimit. Sendi duhet të jetë në të njëjtën gjendje sikur është blerë. E drejta e ndërrimit Disa shitore të cilat nuk zbatojnë blerje me të drejtën e kthimit në vend të kësaj mund të ju ofrojnë të drejtën e ndërrimit (bytesrätt). Kjo do të thotë se ju mund të ktheni sendin dhe të zgjedhni një send tjetër. Ndonjëherë ju ofrohet një deftëse pagese (tillgodokvitto) në rast se ju pendoheni. Kjo do të thotë se paret nuk kthehen. Obligimet tuaja kur ju bleni diçka me të drejtën e ndërrmit janë afërsisht të njëjta si me të drejtën e kthimit. Para se të paguani, pyetni kur duhet kthyer malli më së voni. Ruani gjithmonë kuiton. Shpeshherë shpallet ”Reavaror bytes ej” – Nuk lejohet ndërrimi i mallrave të blera me zbritje çmimi – dhe kjo mund të keqkuptohet lehtë. Vetëkuptohet se ju keni të drejtë të ankoheni për mallrat e blera me zbritje çmimi, në rast se malli ka një të metë.
< 0 |
faqe - 1 - |
2 > |