Jump to content

Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët/5

Nga Wikibooks

ANTAGONIZMI NDËRMJET DY KISHAVE PËR DOMINIM NË TOKAT E ARBËRISË (I HAPI RRUGË FESË ISLAME)[1]


Faqe 4
faqe
- 5 -

Faqe 6
Përveç faktorëve ekonomiko-shoqëror, etj., të cilëtndikuan që shqiptarët të kalojnë në fenë islame, faktor ishte edhe antagonizmi ndërmjet kishës katolike dhe ortodokse, i cili i hapi rrugë përhapjes së fesë islame ndër shqiptarët në tokat e Arbërisë mesjetare, të cilat gjendeshin nën sundimin 1600 vjeçar: romak, bizantin, venedikas, bullgar dhe serb.

Qysh para ndarjes së kishës perëndimore dhe lindore (1054), në vitin 1043 ndodhi një kryengriqe kundër sundimit bizantin, kur popullsia e Arbanonit mesjetar, me kulturë latine perëndimore (që shtrihej në hapësirën Prizren-Tivar, Ohër-Vlorë), nuk ishte më shtetase bizantine, meqë disa bujarë shqiptarë kishin arritur të formonin një formation politik dhe shtetëror, duke u shkëputur nga sundimi bizantin dhe kisha greke. Në anën tjetër, jashtë Arbanonit si formation politik dhe shtetëror mbeti gjysma e tij me kulturë bizantine greke (që shtrihej prej Prizrenit deri në Nish, Vilazora (Velesi), Kumanova e Shtipi), nën sundimin serb. Arbanoni etnik i mesjetës së hershme nuk shtrihej vetëm deri te Prizreni dhe Ohri, por deri atje ku hasen vendbanimet arbane-albane në burimet e shkruara mesjetare të shekujve XIII-XV, siç ishin: Arbanashi i Nahijes së Shtipit, Arbanashka e Nahijes së Kumanovës, Arbanashi i Nahijes së Prilepit, Arbanashi i Nishit, Arbanashka e Prokupës, Arbanashi i Kurshumlisë, Arbanashoviku i Nahijes, Kllopotnikut, Arbanasi i Tuzit (Mali i Zi), e shumë vendbanime të tjera mesjetare që na dalin të emëruara me emrin etnik ArbanArbanas, që dëshmojnë kontinuitetin e autoktonisë shqiptare në këto vise që nga periudha antike e shekullit Il, kur na del të përmendet fisi ilir Arbanasi-Albanoi nga gjeografi i Aleksandrisë Ptolemeu. Këto vendbanime, edhe pse dalin të përmenden në burime të shkruara gjatë shekullit XIII-XV, nuk ka kurrfarë dyshimi se ato edhe më heret ekzistonin, meqë administrata bullgare, e cila për një kohë i sundoi këto territore, qysh në shekullin XV i quajti si vendbanirne arbane-albane.

Në këtë periudhë historike (XI-XII), kisha katolike e Arbanonit latino-perëndimor u paraqit si faktor kryesor integrimi i etnosit shqiptar dhe integrimit tokësor si në aspektin etnokulturor, po ashtu edhe në atë shpirtëror e religion duke e shtrirë ndikimin e vet edhe në gjysmën tjetër të Arbanonit lindor me kulturë bizantine ortodokse, që kishte mbetur nën sundimin bizantin e më vonë nën sundimin serb.

Nga burimet mesjetare shihet se zhvillimi i institucioneve të kishës katolike kishte filluar me të madhe dhe ndër shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Toplicës (shumica i takonin besimit ortodoks) dhe shumë kisha ishin ndërtuar nëpër qëndrat kryesore: Prizren, PrishtinëRas (Rashkë), Kotorci-Mitrovicë, fanjevë, Trepçë, Vuçiternë, Nish, Krushevc, Prokupe, eq.. Administrata e shtetit bizantin dhe kisha e tij dhe më vonë edhe kisha sllave kishin filluar luftën e ashpër kundër kishës katolike dhe kulturës latine, duke mos lejuar diferencimin e shqiptarëve nga riti ortodoks, i cili çonte në integrimin etnokulturor të shqiptarëve dhe në integritetin tokësor rreth kishës katolike në një formation politik dhe shtetëror unik. Administrata dhe kisha serbe, pasi i pushtoi viset e Kosovës dhe Maqedonisë, nuk lejoi zhvillimin e kishës katolike dhe veprimtarisë së saj në këto vise dhe atë e shpalli si herezi, që punon kundër fesë ortodokse pravosllave dhe kundër pushtetit serb. Sundimtarët serbë dhe kisha pravosllave filluan të zëvëndësojnë gjuhën greke me atë sllave. Ata i përvetësuan kishat e ritit ortodoks grek në tokat shqiptare në të cilat shkonin shqiptarët dhe arumunët e ritit ortodoks. Ashtu vepruan edhe me alfabetin e tyre duke marrë për bazë alfabetin grek me pak modifikime e formuan alfabetin e tyre cirilik. Ata i përvetësuan edhe kishat katolike shqiptare, duke bërë përshtaqen e tyre sipas frymës dhe ngjyrës sllave me mbishkrime cirilike dhe i shndërruan në kishat e tyre nationale. Këto fakte na i dëshmojnë të dhënat arkivore nga Vatikani, ku në mes të qerash thuhet se kishat katolike në Prizren, Janjevë, Trepçë, etj., i kishin administrata dhe kisha serbe. Zhvillimin e mëtejmë të institucioneve dhe kishave katolike e ndërpreu pushteti mesjetar serb. Kjo më se miri mund të shihej nga Ligji i Dushanit, ku thuhet se katolicizmi është herezi latine, ndërsa katolikët janë gjysmëbesimtarë. Asnjë pravosllav nuk guxon të kalojë në fenë katolike; nëse kalon në të, duhet të dënohet ose të kthehet që më parë në krishtërizëm. Është i njohur fakti se nën presionin e administrâtes së Dushanit nënshtetasit e besimit katolik ishin kthyer në fenë pravosllave dhe ajo i kryqëzonte në kundërshtim me ligjet e kishës. Martesat e personave në mes të katolikëve dhe pravosllavëve rreptësisht anulloheshin, nëse burri nuk kalonte në fenë pravosllave. Sipas një letre të Papës - Klementi VI, të cilën në vitin 1346 ia kishte dërguar Stefan Dushanit, përmendej se kishën e Shën Mërisë në Prizren dhe kishën e Shën Pietrit mbi Prizren, që më parë ishin nën mbikqyrjen e Biskupisë katolike të Kotorrit qysh moti i kishin përvetësuar mbretërit serbë nga Rashka. jo vetëm paraardhësit e tij, por edhe vetë Dushani kishte vepruar në të njëjtën mënyrë. Këto veprime i përcillte shumë mirë në atë kohë Zyra e Papës në Romë. Në një krisobulë të Dushanit thuhet se edhe shqiptarët që vijnë për të bërë meshë në kishat pravosllave, duhet të punojnë sikurse serbët. Këto të dhëna të burimeve të shkruara na dëshmojnë se sundimtarët mesjetarë serbë ia kishin arritur qëllimit të vet, meqë pjesën më të madhe të shqiptarëve të besimit katolik i kishte kthyer në fenë pravosllave. Këto dëshmi shihen edhe nga dokumentet kishtare sllave të shekullit XIII si dhe nga regjistrimet e popullsisë së administratës osmane të shekullit XV, ku zakonisht të bijtë a fëmijët i mbanin emrat tipikë sllavë, ndërsa prindërit e tyre i mbanin patronimet (mbiemrat) karakteristikë dhe tradicionalë shqiptarë. Ndryshimi i antroponimeve - emrave të popullsisë shqiptare kishte filluar që në fillim të shekullit XIII dhe vazhdoi deri në rënien définitive të pushtetit serb në Kosovë e Maqedoni, përkatësisht deri në vendosjen e administratës osmane në vitet 1451-1455.

Të gjitha burimet e shkruara mesjetare flasin qartë se në tokat e Arbërisë mesjetare u zhvillua një luftë e ashpër në mes kishës latine perëndimore dhe bizantine lindore, për mbizotërimin në Ballkan, jo vetëm në aspektin shpirtëror e religion por edhe politik-tokësor. Depërtimi i osmanëve në Ballkan dhe administrata e tyre, shqiptarët i gjeti në një dezintegrim të plotë, të ndarë në aspektin etnokulturor dhe politiko-tokësor. Po aty shqiptarët ishin të ndarë në tri kisha: ata të besimit katolik ishin të lidhur me Romën nëpërmjet Biskupisë së Tivarit, ndërsa ata të besimit ortodoks e pravosllav ishin të lidhur me Kostandinapolin (Stambollin) nëpërmjet kishës së Ohrit dhe të Durrësit. Në këtë periudhë mesjetare administrata e fisnikëve shqiptarë - ekskluzivisht mbahej në gjuhë të huaja. Muzakët administratën e mbanin në gjuhën greke, Kastriotët e mbanin në gjuhën latine dhe sllave, Balshajt në gjuhën latine dhe sllave, ndërsa fisnikët logofetët dhe tregëtarët e vegjël në Kosovë me prejardhje shqiptare, si Lesh Spani, qeveritar i Novobërdës, Gjergj Mazrreku, logofet, Bogban Krizma, tregëtar i Prizrenit, administratën e mbanin vetëm në gjuhën sllave-serbe. Kisha sllave-serbe gjatë shekujve XIII-XIV e kishte përforcuar mbizotërimin vetëm në Kosovë dhe Maqedoni, por kisha sllave dhe popa me prejardhje shqiptare kishte edhe në Ulqin, Shkodër, e deri në Elbasan, Berat e Vlorë. Në anën tjetër, kisha katolike ishte dobësuar, meqë kundër saj zhvillonin një luftë të ashpër kisha ortodokse greke dhe ajo sllave e më vonël edhe administrata osmane e vazhdonte të njëjtën propagande, ndërsa në anën qetër e favorizonte kishën greke dhe sllave në dëm të asaj katolike në tokat shqiptare. Kjo veprimtari kundër kishës katolike vazhdoi edhe në shekujt e mëvonshëm, e kjo shihet nga raportet e vizitorëve të Romës, të cilët dëshmojnë se gjatë shekullit XVI dhe në fund të atij XVII në viset e Shqipërisë Veriore - në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore kishte shumë shqiptarë të besimit katolik (150.000), por shumica e tyre kalonin në fenë ortodokse pravosllave; vizitorët gjithashtu pohojnë se në viset e lartpërmendura ka edhe shumë shqiptarë të besimit ortodoks, që jetojnë sipas zakoneve fetare serbe dhe greke. Për këtë arsye shpeshherë kronistët dhe shkrimtarët e huaj, shqiptarët e besimit ortodoks-pravosllav i konsideronin në pikëpamje etnike si sllavë serbë dhe si grekë helenë, çka nuk është'aspak objektive dhe nuk ka të bëjë me realitetin e strukturës etrùke në tokat shqiptare. Në vazhdim vizitorët pohojnë se në mungesë të priftërve dhe të institucioneve të kishës katolike, të cilat më heret i kishte pezulluar administrata bizantine e më vonë ajo serbe, ndikoi që një pjesë e popullatës së besimit katolik të kalojnë në fenë ortodokse - pravosllave, ndërsa një pjesë në fenë islame.

Sundimi shekullor mesjetar serb kishte arritur që pas pushtimit të Kosovës dhe Maqedonisë të pushtojë edhe pjesën më të madhe të Shqipërisë duke i shkatërruar institucionet e kulturës materiale shpirtërore shqiptare, të cilat i sunduan me pak ndërmprerje më se 300 vjet.

Në këto kushte dhe rrethana historike shqiptarët u gjetën në një dezintegrim të plotë, andaj është fakt i pamohueshëm se depërtimi i osmanëve në Ballkan dhe vendosja e administratës së tyre në tokat e Arbërisë e ndërpreu sundimin shumëshekullor bizantin dhe serb. Shqiptarët e besimit katolik kishin mbetur pa institucionet kulturore dhe fetare për arsye se veprimtaria e kishës katolike ishte ndërprerë. Shqiptarët e besimit ortodoks ishin të detyruar të shkonin në kishat pravosllave, të cilat më parë ishin përvetësuar nga sundimtarët serbë dhe kisha e tyre, në të cilat mesha dhe uratat mbaheshin vetëm në gjuhën sllave, por me përhapjen e islamit, shqiptarët filluan t'i braktisnin këto kisha, meqë pushteti serb udkishte imponuar.

Me përhapjen e fesë islame dhe vendosjen e administratës osmane në tokat e Arbërisë, shqiptarët nga një amulli shumë shekullore, dolën në skenën politike nëpërmjet sistemit të timarit osman, arritën të inkuadrohen në administratën osmane dhe gradualisht duke punuar për integrimin etnokulturor dhe territorial, rikthyen administratën e vet në tokat e tyre etnike në Dardaninë antike dhe në Arbanonin mesjetar, në të cilat më parë kishin jetuar albanët në hapësirën: Prizren, Nish, Kumanovë, Shtip (Arbanoni lindor - bizantin) si dhe Arbanoni latin - perëndimor që shtrihej në hapësirën: Prizren-Tivar-Ohër-Vlorë, që i kishin pushtuar sllavët pas Bizantit, si dhe ato të Epirit e të Çamërisë, që i kishin pushtuar grekët.

Kalimi në fenë islame nga shqiptarët në këto rrethana historike ishte i domosdoshëm dhe e vetmja rrugëdalje për të ruajtur qënien etnike dhe integritetin tokësor. Duhet theksuar se në radhë të parë në fenë islame filluan të kalojnë bujarë shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë Perëndimore edhe ata të Toplicës që më parë ishin zhveshur nga pozitat shoqërore dhe i kishin humbur feudet (pronat e tyre) në kohën e sundimit serb. Disa bujarë të tjerë kaluan në fenë islame me pretekst që t'i ruajnë pozitat shoqërore dhe feudet e tyre që kishin pasur deri në vendosjen e administratës osmane, e këta ishin bujarë shqiptarë të principatave shqiptare të Arbanonit latin - perëndinmor, e më vonë ata i zëvend'e'sonin me bijtë e tyre myslimanë, ndërsa anëtarët e familjes së tyre gradualisht e pranuan islamin. Kalimi në fenë islame është bërë në mënyrë vullnetare dhe me bindje që krijonin individët e interesuar nga misionarët që punonin për përhapjen e fesë islame. Deri në fund të shekullit XVII, nuk mund të hasim në të dhëna sa kishte pasur presione të hapëta për kalimin në islam, por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur edhe shtrëngime nga individë përgjegjës që e,kanë keqpërdorur pozitën e tyre kundër dispozitave të Kur'anit, ku thuhet që askush nuk bën të detyrohet që ta ndërrojë me dhunë fenë. Edhe sipas fermanëve të sulltanëve të parë garantohej liria e bësimit për të gjithë të krishterët në Perandorinë Osmane, me kusht që të paguajnë haraçin, sipas dispozitave të legjislacionit islam, Sheriatit.

Është fakt i pamohueshëm se procesi i përhapjes së fesë islame ndër shqiptarët e krishterë është zhvilluar gradüalisht dhe shumë ngadalë, në bazë të vullnetit të lirë të individu që ka shprehur dëshirën të kalojë në islam. Këtë fakt mund ta argumentojë më së miri me shembuj se deri në fund të shekullit XIX, ka pasur shumë familje shqiptare të një farefisi, gjysma e të cilëve kishin përqafuar islamin, ndërsa gjysma tjetër vazhdonte të jetojë në fenë e krishterë e së bashku, duke respektuar fenë e njëri-tjetrit, që do të thotë se feja islame është jashtëzakonisht tolerante ndaj feve të tjera dhe nuk nxit urrejtje ndaj tyre.

Gjithashtu, në përhapjen e fesë islame, përveç faktorëve ekonomikë e shoqërorë të kohës, ndikuan jashtëzakonisht institucionet islame fetare, popullsia shqiptare e konfesionit ortodoks, për t'u diferencuar nga sllavët dhe grekët në aspektin etnokulturor dhe fetar, me të madhe filloi t'i respektojë dhe t'i pranojë, meqë institucionet e kishës ortodokse sllave dhe greke ishin në shërbim të shteteve të tjera nacionale dhe nuk i konsideronte si të vetat, ndërsa kisha katolike në mungesë të priftërinjve dhe shkaqeve që i theksuam më lart, nuk funksiononin fare. Shqiptarët e krishterë, për ta ruajtur qënien e tyre etnike dhe integritetin tokësor e duke mos dashur të sllavizoheshin ose të greqizoheshin parapëlqyen që ta ndërrojnë fenë e të parëve, duke përqafuar fenë islame, e cila ofronte status më të favorizuar shoqëror dhe ekonomik, sepse ajo nuk bën dallime në bazë të përkatësisë etnike e pozitës shoqërore dhe klasore. Për këtë arsye ndërmjet shqiptarëve t'e' besimit islam dhe atyre të krishterë nuk ekziston kurrfarë urrejqeje fetare. Shqiptarët janë fenomen i rrallë në botë, sepse u takojnë tri feve, katolike, islame dhe ortodokse, por ata i bashkon gjaku i kombit të njëjtë dhe gjuha e njëjtë amtare, ata nuk i përçan asnjëra fe.[2][3]

Referencat
  1. Autor Iljaz Rexha
  2. Marrë nga Bashkimi paqësor - revistë e përkohëshme edukativo - arsimore dhe kulturore, organ i shoqatës Bashkimi - Prishtinë, nr. 4-5, gusht - shtator, 1992, Prishtinë.
  3. Marrë nga Horizonti.Com

Faqe 4
faqe
- 5 -

Faqe 6