Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët/11
FROLI I ISLAMIT PER FORCIMIN E UNITETIT KOMBETAR SHQIPTAR NE DHJETEVJECARIN 1981-1991[1] | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Ata që u lindën e u rritën në vitet e regjimit komunist, e kanë shumë vështirë të flasin për fenë, për raportet e saj me kombin, me politikën apo edhe me aspekte të qera të jetës shoqërore. Alternativa komuniste që u zgjodh pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, me fetishizmin e ideologjisë marksiste-leniniste, me qëndrimin alergjik ndaj fesë, si dhe me qëndrimin nënvleftësues ndaj ndjenjave kombëtare, krijoi një vizion të gabuar të realitetit, ngurtësoi mendimin e i hoqi fjalës atë fuqinë sugjestionuese që mund t'ia japë vetëm dashuria për fe e atdhe.
Nga ana tjetër, rrënimi ekonon-tik disa vjeçar dhe gjithnjë e më shkatërrimtar, ka mundësuar një pasiguri e paqëndrueshmëri të paparë të ndjenjave fetare e kombëtare. Sot të vjen keq që dëgjon për qindra e mijra shqiptarë muslimanë, që largohen nga Shqipëria, ndërrojnë emrat, pagëzohen nëpër kishat greke duke arritur deri aty sa të kthejnë edhe kombësinë e tyre shqiptare në greke. Këtyre paradokseve që kryhen në emër të instinktit të ekzistencës, u shtohen edhe qëndrimet e padrejta të historisë. Në Konferencën e Londrës më 1913, si një mallkim u mor vendim që trojet dhe popullsia të ndaheshin përgjysëm e të copëtoheshin. Shtetit të ri shqiptar, Shqipërisë londineze iu desh qysh në fïllim të vazhdonte rrugën drejt Evropës e gjymtuar dhe pa asnjë aleat të fortë e të sinqertë. Por, ndërsa historia nuk i ka përkrahur shqiptarët, feja islame në historinë e shqiptarëve marrë në përgjithësi, ka luajtur rol pozitiv. Tanimë është i njohur fakti që shqiptarët, duke përfaqësuar fenë islame, ruajtën dhe identitetin e tyre kombëtar. Duke përbërë numrim më të madh të popullsisë së trojeve të tyre, shqiptarët muslimanë, nëpërmjet unitetit të tyre fetar, mundësuan në shkallën më të lartë unitetin e vet kombëtar. Feja islame ishte një faktor nxitës shpirtëror, që në sajë të përmbajqes së saj të urtë, tolerante, u shndërrua për besimtarët një faktor dinamik për ndërmarle pozitive në jetën politike, shoqërore dhe ekonomike të kombit. Feja është e ndryshme nga kombi. Ndërsa feja është një kategori filozofike, sociale, kulturore e hyjnore, kombësia është një kategori a institucion shoqëror që i kushtëzohet ekzistencës së prosperitetit të një populli me gjuhë, kulturë, histori, doke e zakone të njëjta, që ka jetuar për shumë breza në të njëjtin territor. Megjithatë, fati e ka sjellë që shqiptarët në momente të caktuara ta lidhin ngushtë fenë me kombin. Për ta feja dhe kombi shpeshherë kanë qënë një binom i pandashëm. Sipas fesë islame, çdo njeri duhet ta dojë vendin e vet dhe e ka për detyrë t'i dalë zot atij në rast rreziku. Prà, fetari i mirë është edhe atdhetar i mirë. Feja islame, me opsionet e saj për paqe, dashuri e mirëkuptim jo vetëm midis besimtarëve të saj, por edhe me bashkëatdhetarët me fe qetër ka krijuar e krijon një bazament të fuqishëm për qëndrueshmërinë, mbijetesën dhe unitetin e kombit shqiptar. Së këtejmi nuk është rastësi që pikërisht nga radhët e dijetarëve shqiptarë muslimanë nga Rilindja, më parë dhe më pas, kanë dalë atdhetarë të njohur dhe të nderuar si Haxhi Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Hoxhë Voka (Seit Najdeni), Sheh Sabri Preveza, Sheh Mehmet Sezai, Dervish Rexhep Tarçuku, Imam Vehbi Dibra, Hoxhë Kadriu, Mulla Idriz Gjilani, Myderriz Haki Sermaxhaj, Mulla Zekë Bërdynaj, e sa e sa të tjerë që nuk kursyen asgjë për lirinë, bashkimin dhe perparimin e mëmëdheut. Nuk është e rastit që shumë organizata dhe institucione fetare kanë qënë vatra të organizimit të shqiptarëve në luftën për çlirimin kombëtar. Përkushtimi atdhetar i shumë titullarëve dhe besimtarëve muslimanë është bërë i mundur pasi feja islame zotëron norma të tilla, të cilat janë konceptuar mbi bazën e logjikës, të mendimit të lirë dhe të drejtësisë. "Bëhuni shtyllë e drejtësisë, mbrojtës të së vërtetës, qoftë edhe në dëmin tuaj", këshillon Kur'ani (XVI, 90). fanë pikërisht këto norma e parime të cilat kanë lejuar e kanë stimuluar ndjenjat kombëtare te shqiptarët, bile deri në atë shkallë saqë ato të shndërrohen në një besim të fuqishëm konkurrues. Në momentet e rilindjes fetare e demokratike që po përjeton kombi shqiptar sot ulemaja islame dhe institucionet muslimane janë vënë plotësisht në përkrahjen e çështjes kombëtare. Aktivitetet e Medresesë "Alauddin" të Prishtinës dhe të Medresesë 'Isa Beu' të Shkupit tarùmë janë të njohura për të gjithë shqiptarët. Mund të përmendim këtu tribunat e shumta me karakter fetar e kombëtar të organizuara në këto medrese dhe në xhamitë e Kosovës dhe të viseve shqiptare në Maqedoni si në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë e gjetiu. Forca e mendimit shkencor të dijetarëve në fushë të islamit u dëshmua në punimet e simpoziumit 'Shqiptarët në Maqedoni", mbajtur në dhjetor të vitit 1991 në Medresenë "Isa Beu" të Shkupit i cili për nga problematikat dhe përmasat pati rëndësinë e një aktiviteti shkencor mbarëkombëtar që hodhi themelet e hapjes së një qëndre të tretë albanologjike në Shkup. Vlen të theksojmë këtu edhe faktin që dyert e kësaj Medreseje kanë qënë gjithnjë të hapura për shkencëtarët dhe atdhetarët shqiptarë, qoftë nga Republika e Shqipërisë, qoftë nga republika e Kosovës apo edhe nga diaspora, që me mundin e tyre përpiqen të vënë një gur në themelet e unitetit të kombit shqiptar. Me tribunat shkencore, krahas mbrojtjes dhe kultivimit të vlerave themelore kombëtare, është përmbushur edhe një prej porosive të Pejgamberit a.s. "Dituria është obligim për çdo musliman dhe muslimane'. Gjithçka që zhvillohet në emër të diturisë e të shkencës' shkon në të mirë të kombit. Sa më shumë njerëz të ditur të ketë, aq më mirë do të zgjidhë ai problemet e veta, aq më shpejt do t'i kapërcejë ai vështirësitë. Këtij qëllimi i shërbejnë edhe mësimet fetare në gjuhën shqipe, shtypi fetar në gjuhën shqipe, si dhe përkthimet në gjuhën e mëmës, të literaturës fetare islame. Institucionet dhe titullarët muslimanë sot, pas një periudhe të gjatë të diktaturës, theksojnë me forcë ngriqen e moralit të popullsisë shqiptare. Vetëm një popull me moral të lartë mund të ndërmarrë e të kryejë vepra të mëdha. Vetëm njerëzit me moral të lartë mund të zhvillojnë e të çojnë deri në fund aktin e madh të rilindjes sonë kombëtare. Por që të kryhet kjo, domosdoshmërisht duhet të mendojmë e të punojmë sëbashku, duhet domosdoshmërisht të veprojmë se bashku. Pikërisht bashkëpunimi që sot përcillet aq fuqishëm në radhë të parë nga institucionet fetare islame të Kosovës dhe të shqiptarëve të Maqedonisë, është mesazh për një të ardhme më të mirë. Dhe e tërë ajo nuk është e rastit. Eshtë popullsia muslimane shqiptare në këto vise që ka qënë më e diskriminuara, më e përvuajtura, qoftë në vatrat stërgjyshore, qoftë në krahasim me bashkëatdhetarët e vet në Shqipëri. Si e tillë, ajo e ka pasur më të nevojshme komunikimin e afërsinë me njëri-tjetrin, unitetin, bashkëpunimin e bashkimin kombëtar. Prandaj dhe toleranca ndaj bashkëatdhetarëve me fe qetër në viset shqiptare dhe vizioni për fatet e përgjithëshme të kombit tek ajo ka qënë më i qartë dhe më i fuqishëm. jo më kot mesazhi për bashkimin e unitetit kombëtar, neve në Shqipëri, na erdhi nga Kosova. Pikërisht në Kosovë nisi Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve. Dhe, kudo që ndodhën këto pajtime, gjithnjë të pranishëm kanë qënë ulemaja dhe hoxhallarët. Megjithëse ndaj ulemasë dhe ndaj isntitucioneve që ata drejtojnë herë pas here kanë "rënduar" akuza të shumta se po e, "politizojnë fenë islame", se "janë pasivë ndaj nacionalistëve e separatistëve shqiptarë', se 'i përkrahin ato", dhe kundra disa krerëve fetarë j'anë marre edhe provokacione fizike e keqtrajtime, titullarët dhe hoxhallarët nuk e kanë ndalur veprimtarinë e tyre. Aktivitetin e tyre fetar në shërbim të kombit ata nuk e kanë konceptuar si parzmore të nacionalizmit por si ndihmë për ekzistencën e vetëmbrojtjen e popullsisë shqiptare. Sipas deklaratave të shumë hoxhallarëve, veprimtaria e tyre është kryer brenda suazave të përcaktimeve ligjore dhe është një detyrë humane. Hoxhallarët shqiptarë nuk kanë manipuluar me fenë për qëllime shovù-ùste, përkundrazi, ata kanë predikuar te besimtarët muslimanë tolerancën fetare dhe vetë përmbajqen që lejon Kur'ani dhe kanë ndihmuar për ngriqen morale e arsimore dhe për vëllazërimin midis shqiptarëve me fe të ndryshme. Ata në Kosovë e gjetkë nuk pranuan të bëhen pre e politikës së ditës e t'i kundërviheshin populltt të vet. Kështu u gjetën në radhët e masave në referendumin për ardhmërinë e Kosovës dhe në referendumin për ardhmërinë e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Mal të Zi, etj. Institucionet islame, si institucione të ndërtuara nga populli dhe të mbajtura prej tij, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, më shumë se kurrë, janë ndodhur në krah të 'popullit të vet. Në kuadër të përpjekjeve të fesë islame për unitetin kombëtar, nuk mund të lëmë këtu pa përmendur dhe përpjekjet e ulemasë dhe të hoxhallarëve në Republikën e Shqipërisë, që me tolerancën e tyre ndaj bashkatdhetarëve të vet ortodoksë e katolikë, fillimisht kanë qëndruar larg politizimit e grindjeve fetare. Ndërkohë titullarët e fesë islame kanë kundërshtuar me vendosmëri provokacionet e disa klerikëve ortodoksë, që synuan t'i mbulonin thonjtë e shovinizmit të egër grek ndaj trojeve e ndaj popullsisë shqiptare me shpi@et ndaj muslimanëve atdhetarë shqiptarë. Megjithatë, përpara udhëheqjes së fesë ndër muslimanët në Shqipëri mbetet shumë për të bërë për çështjen kombëtare shqiptare. Sot opinioni ndërkombëtar është sensibilizuar për problemin kombëtar shqiptar. Kjo u arrit në radhë të parë në sajë të qëndresës së vetë shqiptarëve muslimanë të Kosovës e të viseve të qera shqiptare në ish jugosllavinë. Eshtë detyrë e ulemasë dhe hoxhallarëve të Republikës së Shqipërisë që t'u ndodhen në krah hoxhallarëve të Kosovës për t'i ndihmuar në njohjen e mëtejshme dhe në zgjidhjen e drejtë të problemit kombëtar shqiptar. janë shumë vende sidomos nga shtetet islame që ende nuk kanë information mbi fatin e kombit shqiptar. Kjo u vu re edhe gjatë Kongresit Botëror Islam, organizuar në Medinë në verën e vitit 1992. U takon së pari titullarëve mslimanë të Republikës së Shqipërisë që të aktivizohen për të kapërcyer këtë prag njohjeje. Bashkëpunimi kombëtar politik, ekonomik, kulturor, shkencor që po zhvillohet sot midis shqiptarëve, pa marrë parasysh kufirin shtetëror, bën të domosdoshëm dhe bashkëpunimin fetar mbi baza kombëtare. Besojmë që ky simpozium do të jetë një ogur i mbarë për mbarëvajtjen e këtij bashkëpunimi!.[2][3] | ||||
Referencat | ||||
|