Pepili/Pavarësia/2
Appearance
BIBLOTEKA |
|
FEHMI AGANI PAVARËSIA - GJASA DHE SHPRESË BOTUES / DUKAGJINI / PEJË REALIZIMI KOMPJUTERIK / KUJTIM GACAFERRI TIRAZHI: 1000 COPË U SHTYP NË TETOR TË VITIT 1999 NË NBGL "DUKAGJINI" PEJË
|
- KONTESTIMI I SUNDIMIT SERB DHE MOSKUPTIMET
- ÇKA MUND TË SHPRESONIN SHQIPTARËT?
- Që të mos duket radikalizimi vetëm verbal, të shohim, qoftë edhe kalimthi, vendin e parlamentit në rjedhat më të reja. A mos e pyeti Milosheviqi Parlamentin para Dejtonit, a mos i referoi gjë pas Dejtonit? Ishin çështje jetike për serbët bisedimet dhe vendimet e Dejtonit, por Milosheviqi, si edhe deri më tash, parlamentin as nuk e pyet, as nuk e konsulton për çështje më të rëndësishme. Ai e lë parlamentin të merret e të grindet për çështje margjinale, të kompromitohet vetë para zgjedhësve, me probleme të paqena, me ipotencen e vet.