Pepili/Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit/6
|
R e c e n z e n t ë: |
INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS Dr. MUHAMET PIRRAKU K U L T U R A INSTITUTI ALBANOLOGIQUE DE PRISHTINA Dr. MUHAMET PIRRAKU L A C U L T U R E |
Dr. MUHAMET PIRRAKU |
Pjesë : PËRMBAJTJA - PARATHËNIE - HYRJE - PËRFUNDIMI - LITERATURA - DATAT MË KRYESORE
| 336-323 p.e.s. | Sundoi Leka i Madh. |
| 287-272 p.e.s. | Sundoi Pirrua i Madh. |
| 178-152 p.e.s. | Sundoi Perseu. |
| 570-632 | Jetoi profeti Muhamed, i biri i Abdullahut. |
| 1054 | U bë ndarja e kishës - në Lindje e Perëndim, përkatësisht në ortodokse dhe katolike. |
| 1078-1088 | Në këto vite u lind muzikanti shqiptar, Jan Kukuzeli. |
| 1100 | Fillet e organizimit të kishës katolike në viset shqiptare të Veriut. |
| 1272 | U shpall Mbretëria (Principata) e Arbrit. |
| 1414[1] | U ngrit manastiri i Banjëskës. Në territorin e saj përfshiu shumë vendbanime me shqiptarë. |
| 1318 | U ngritën dy peshkopata shqiptare katolike, e Arbenit dhe e Krujës. |
| 1321 | U ngrit manastiri i Graçanicës në një qendër të mëhershme krishtare të vendit. |
| 1328-1335 | U ngrit manastiri i Deçanit mbi baza të një manastiri të hershëm vendës. |
| 1337 | Vdiq Haxhi Bektashi, themelues i bektashizmit. |
| 1348 | U ngrit kisha e Shën Ëngjëllit (Sv. Arhangel) e Prizrenit. |
| 1349 | Ligji (Kodeksi) i Stefan Dushanit. Ndalonte fenë e krishterë katolike për albanofonët dhe të tjerët në perandorinë nemanidase. |
| 1405-1468 | Jetoi Skënderbeu - Gjergj Kastrioti. |
| 1436-1506 | Jetoi historiani italian, Antonio Sabeliko. |
| 1444-1468 | Shteti shqiptar i Skënderbeut. |
| 1453 | Turqit e pushtuan Stambollin (Kostantinopol). |
| 1460 | Skënderbeu i shkroi princit të Tarentos, De Ursinit. |
| 1462 | "Formula e pagëzimit" e Pal Ëngjëllit. |
| 1480 | Humanisti shqiptar, Martin Segoni, shkroi "Historinë e Skënderbeut". |
| 1483-1546 | Jetoi reformatori gjerman Martin Luteri. |
| 1488 | U lind historiani shqiptar i Perandorisë Osmane, Lutfi Pasha. |
| 1506-1547 | Veproi piktori Onufër Neokastriti. |
| 1508 | Barleci e shkroi "Historinë e Skënderbeut". |
| 1539 | Vdiq historiani shqiptar Ajaz Mehmet Pasha. |
| 1539 | U ngrit shtypshkronja në manastirin e Graçanicës. |
| 1555 | U botua "Meshari" i Gjon Buzukut. |
| 1560-1616 | Jetoi Lekë Matrënga. |
| 1563 | U ngrit shtypshkronja në Shkodër. |
| 1586-1622 | Jetoi Pjetër Budi |
| 1568 | U hartua indeksi i librave të ndaluar, inkuizicioni. |
| 1584 | U ngrit shtypshkronja në Durrës. |
| 1592 | Doli nga shtypi "E mbsuame e kreshterë" e Lekë Matrëngës. |
| 1601-1602 | I zhvilloi punimet Kuvendi i Dukagjinit. |
| 1606-1643 | Jetoi Frang Bardhi. |
| 1616 | Vdiq historiani shqiptar Mustafë B. Ibrahimi - Sofiu. |
| 1618-1621 | U shkrua vepra letrare e Pjetër Budit. |
| 1630-1689 | Jetoi Pjetër Bogdani. |
| 1631 | Vdiq filozofi shqiptar i periudhës osmane, Mehmet Koçi Beu. |
| 1635 | U botua fjalori i Frang Bardhit - "Latinisht-shqip". |
| 1636 | U botua apologjia e Frang Bardhit për Skënderbeun, përgjegje Tomë Marnoviqit. |
| 1638 | Filloi me punë shkolla shqipe kishtare e Pëdhamit, afër Milotit. |
| 1639 | Filloi me punë shkolla shqipe e mesme, gjimnaziumi për priftër në Bilishtë. |
| 1675-1741 | Jetoi poeti arbëresh Nikollë Brankati. |
| 1675 | Bernardo da Verona shqipëroi katekizmin. |
| 1680(5)-1760 | Jetoi Ibrahim Nezim Beratasi, iluminist dhe rilindës i Filleve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. |
| 1683 (para) | Ndre Bogdani e la të shkruar një gramatikë të gjuhës shqipe. |
| 1683 | Vdiq Ndre Bogdani. |
| 1683-1690 | Lufta austro-turke. Rol me rëndësi në këtë luftë luajtën Pjetër Bogdani dhe Tomë Raspasari, priftër shqiptar nga Kosova. |
| 1685 | U botua vepra "Cuneus prophetarum" (Çeta e profetëve) e Pjetër Bogdanit. |
| 1689-1690 | Shpërngulja e shqiptarëve "Klimendas" dhe e "Milicisë serbe" nga viset nën Turqi. Vendosja e tyre në Srem, përkatësisht në Perandorin Austriake. |
| 1691-1769 | Jetoi krijuesi arbëresh Nikollë Filja. |
| (pjesa e dytë) Shek.XVI |
Jetoi dhe veproi krijuesi Dervish Hasani i Krushës së Vogël. Jetoi dhe veproi autori i "Jetëshkrimit të Demir Hanit" në viset e Tepelenës. |
| 1700-1721 | Veproi Papa Giovanni Francesco Albani - Klementi XI. |
| 1702 | Mario Francesko da Leçe e shkroi Fjalorin italisht-shqip. |
| 1702-1752 | Jetoi shkrimtari kosovar Gjon Nikollë Kazazi, zbulues i "Mesharit" të Buzukut. |
| 1703 (14 janar) | U mbajt Kuvendi i Kishës shqiptare në Mërqi afër Durrësit - Kuvendi i Arbenit. |
| 1706 | U botua, shqip dhe italisht, "Kuvendi i Arbenit", vepër kjo e Viçenc Zmajeviqit (1670-1745). |
| 1710 | Vdiq Mikel (Thoma) Belushi, folklorist arbëresh. |
| 1710 | Filloi me punë shkolla e parë iluministe greqisht në Voskopojë. |
| 1710 | U shkrua gramatika shqipe e Diego da Dezios - "Dorëshkrimi i Grotaferratës". |
| 1711 | Filloi me punë Lektorati i shqipes pranë Kolegjit të Montorinos. |
| 1711-1765 | Jetoi krijuesi iluminist, arbëreshi papa Mario Parrino. |
| 1714 | Filloi me punë shtypshkronja iluministe e Voskopojës. |
| 1716 | U botua e para gramatikë shqip e italisht, "Ossrvacioni gramaticali nella lingua albanese" (Vërejtje gramatikore mbi gjuhën shqipe) e Mario da Leçës. |
| 1720 | Përsoset shtypshkronja e Voskopojës dhe i bashkangjitet shkollës iluministe. |
| 1724 | U lind shkrimtari arbëresh Jul Variboba. |
| 1724 | Poezia shqipe e Muçi Zades: "Im zot mos më lerë pa kahve!". |
| 1828[2] | Fjalori shqip-turqisht i Nezim Frakullës. |
| 1730-1735 | U shkrua Divani shqip i Nezim Frakullës. |
| 1732 | Filloi me punë Kolegji shqip i Shën Benedeto Ulanos në Kalabri. |
| 1733-1803 | Jetoi krijuesi rilindës Nikollë Keta. |
| 1736-1767 | Veproi piktori Konstadin Shpataraku. |
| 1734 | Fillon me punë Kolegji arbëresh i Palermos. |
| 1737-1745 | Shpërngulja e shqiptarëve në afro dhjetë lokalitete të Sremit - "Kelmendasë" e "Arbanasë". |
| 1737 | Dorshkrimi i Kieutit. Përmbledhje me këngë popullore arbëreshe. |
| 1740 | Gjon Nikollë Kazazi e zbuloi, në Romë, "Mesharin" e Gj. Buzukut. |
| 1740-1815 | Jetoi Konstantin Duka rilindës dhe njohës i filozofisë materialiste të krijuesve frëng të shek. XVIII. |
| 1740 | U botua "Doktrina e krishterë" e Gj. N. Kazazit. |
| 1744 | Në Voskopojë filloi ne punë shkolla e mesme rilindëse në gjuhën greke. |
| 1750 | Filloi ne punë Akademia e re e Voskopojës, në gjuhën greqishte. |
| 1750 | Dorëshkrimi i gramatikës shqipe të Jeromonakut Germanos të Kretës. |
| 1752-1822 | Jetoi rilindësi Evstrat Vithkuçari (Jani Strati). |
| 1755 | Poezia rilindëse e poetit arbëresh, Zef Barça. |
| 1762 | U botua vepra poetike "Gjella e Shën Mërisë Virgjërë" e Jul Varibobës. |
| 1763 | Nikollë Keta e shkroi fjalorin italisht e shqip. |
| 1765-1769 | Qëndroi në viset e Himarës iluministi serb Dositej Obradoviqi, mysafirë i iluministëve shqiptarë të qarkut iluminist të Voskopojës-Elbasanit. |
| 1769 | Kryengritja greko-maqedone e provokuar mbretëria ruse. E drejtoi rusi Orlof. |
| 1769-1779 | Ndodhi rënja ekonomike dhe kulturore e Voskopojës, si pasojë e kryengritjes së Orlofit. |
| 1769-1848 | Jetoi Mehmet Ali pashë Kavalla - Misiri, themelues i shtetit kombëtar të Egjiptit. |
| 1770 | U botua "Protopiria" (Mësimet e para) të Theodor Kavaliotit. |
| 1771 | Vdiq krijuesi i talentuar Sylejman Naibi - Beratasi. |
| 1772 | Vdiq Grigor Kostandinidhi - Voskopojari (Durrësaku). |
| 1774-1789 | Sundoi Sulltan Abdylhamiti I. |
| 1773-1813 | Veproi piktori ikonograf, Joan Çetiri - Grabovari. |
| 1775-1797 | Veproi piktori ikonograf Gjergj Prend Çetili - Grabovari[3]. |
| 1777 | Nikollë Keta e shkroi veprën historiografike:"Tessaro di Notizie..." (Thesar njoftimesh mbi maqedonasit ...). |
| 1777-1860 | Jetoi studiuesi i shqipes, anglezi W. M. Leake (Like). |
| 1779 | Nikollë Keta e shkroi fjalorin dygjuhësor shqip-italisht dhe italisht-shqip. |
| 1784-1844 | Jetoi krijuesi Muhamet Cami- Kyçyku. |
| 1786 (2 prill) | Në Podgoricë u mbajt Kuvendi themelues i "Konfederatës Ilirike" nën drejtimin e sundimtarit shqiptar iluminist, kara Mahmut pashë Bushatit. |
| 1787 (25.VIII-25.XI) |
Rrethimi i Kështjellës së Rozafasë në Shkodër prej ushtrisë osmane më elite. Fitorja e Kara Mahmutit mbi turqit shënoi fillin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të mirëfilltë. |
| 1788 | Filloi pushteti i Ali pashë Tepelenës në Vilajetin e Janinës. |
| 1789 | Vdiq iluministi voskopojar Theodor Kavalioti. Hasan Zuko Kamberi e shkroi poezinë: "Lufta mbretërore". |
| 1790 | U gjet poezia "Rondinella" (Dallëndyshe) e Eugjen Petës. Poezi e mirëfilltë rilindëse. |
| 1791 | Vdiq poeti arbëresh Gjon Th. Barbaçi. |
| 1793 | Dhanil Voskopojari e quajti të përfunduar veprën "Isogogika didaskalika" (Mësimet fillestare). |
| 1796-1842 | Jetoi Andrea Dara. |
| 1797-1846 | Jetoi Naum Veqilharxhi - Vithkuqari. |
| Shek. XVIII (fundi) |
U shkrua gramatika shqip-arabisht e Mulla Beqirit. U shkrua poezia e Mulla Beqirit. Nisi ë krijohet vepra letrare e Mulla Dervishit (Dervish Efebdisë). Nisi aktivitetin letrar e arsimues Tahir Efendi Boshnjaku. |
| 1797-1918 | Jetoi Babë Sheh Emini i Gjakovës. |
| 1800-1858 | Jetoi reformatori osman Mustafë Reshid Pasha. |
| 1801 | Rilindësi Jan Vellarai i shkroi "Shënimet gramatikore greqishte e re - shqip". |
| 1802 | U botua vepra e Dh. Voskopojarit, "Eisagogiki didaskalia". |
| 1804 | Vdiq krijuesi Gjon Zavira. |
| 1806 | Ali pashë Tepelena mesazhet për oborrtarët dhe ushtarët i shkruante në gjuhën shqipe me alfabet grek. Shkrim i traditës në Jug. |
| 1806 | Kisha greke inskenoi zhdukjen e Mësues Todhrit (Haxhi Filipit) dhe pengoi ngritjen e shtypshkronjës në Elbasan, me alfabetin e Todhrit. |
| 1806 | Vdiq krijuesi dhe mbledhësi i folklorit arbëresh, Mikel Belushi. |
| 1806 (1221/hixh.) | U përfundua vepra "Emni vehbije sherif" (Porosi fisnike e dhuruar nga Zoti) e Tahir Efendi Boshnjakut. |
| 1806-1836 | Veproi piktori Naum Joan Çetili - Grabovari. |
| 1806-1866 | Jetoi krijuesi kosovar Pjetër Zarishi. |
| 1807 | Njerëzit e Kapllan pashë Toptanit e vranë krijuesin Shemimi Ibrahim Dedenë Krujës. |
| 1807 | Sultani inskenoi vrasjen e reformatorit shqiptar në Stamboll, Mustafë pashë Bajratarit (nga Gaskova e Korçës). |
| 1809 | U shkrua Fjalori i Marko Boçarit. |
| 1811-1881 | Jetoi dijetari rilindës Hoxhë Hasan Tahsini. |
| 1811-1866 | Veproi piktori Gjergj Nikollë Çetili. |
| 1814 | Zurën fill interesimet e organizuara të Shoqërisë Biblike Londineze për popullin shqiptar. |
| 1814 | Vangjel Meksi i botoi dy broshura në gjuhën shqipe, gjithsesi fetare. |
| 1814 | Martin Liku i botoi "Shënimet gramatikore të gjuhës shqipe", të redaktuara nga gjuhëtari e filozofi shqiptar Jani Strati. |
| 1814 | Një tubë shqiptarësh ortodoksë në Odesë formuan "Shoqërinë e miqve" (Filici eteria), e cila mor mbi vete organizimin e Revolucionit kombëtar të Greqisë/ |
| 1814-1903 | Jetoi më i shquari i Rilindjes shqiptare, Jeronim de Rada. |
| 1818-1880 | Jetoi rilindësi shkodran, Zef Jubani. |
| 1819 | Vangjel Meksi e quante të mbaruar një gramatikë të shqipes. |
| 1819-1894 | Jetoi krijuesi arbëresh Anton Santori. |
| 1820-1886 | Jetoi Haxhi Ymer Prizreni, njëri ndër themeluesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881) dhe kryetar i saj. |
| 1820-1890 | Jetoi Thimi Mitko, thellues i njohurive mbi folklorin shqiptar të Rilindjes. |
| 1820(rreth) | U shkrua "Erveheja" e Muhamet Çamit, vepra më e lexuar e Rilindjes. |
| 1820-1880 | Jetoi krijuesi shkodran Ëngjëll Rdoja. |
| 1821 | Vangjel Meksi, në shërbim të Shoqërisë Biblike londineze (Protestante), shqipëroi "Dhiatën e re". |
| 1821-1881 | Jetoi rilindësi Panjot Kupitori. |
| 1821 (para) | U shkrua pjesa kryesore, bazë, e veprës "Hodikaja" të Dalip Frashërit. Quhet e përfunduar deri më 1841/2. |
| 1821-1882 | Jetoi rilindësi i shquar arbëresh, Dhimitër Kamarda. |
| 1822-1885 | Jetoi poeti satirik e social, arbëreshi Vinçenc Stratiegoi. |
| 1823 | Është data në gurin e varrit të Tahir Efendi Boshnjakut, për datë kur ai vdiq. |
| 1823 | Vdiq Vangjel Meksi, punëtori i parë shqiptar në Shoqërinë Biblike londineze. |
| 1824 | Grigor Gjirokastriti e botoi, në Korfuz, "Ungjillin e Shën Mateut" në gjuhën shqipe. |
| 1825-1892 | Jetoi mendimtari dhe krijuesi rilindës, Pashko Vasë Shkodrani. |
| 1825-1913 | Jetoi krijuesi e filozofi Azem Efendi Olluri, mik e bashkëpunëtor i Pashko Vasës. |
| 1825 | Vdiq heroina e çlirimit kombëtar të Greqisë, shqiptarja Laskalina Bubulina, komandante e flotës luftarake të Hadirës-Species. |
| 1825 | Naum Veqilharxhi e quante të përfunduar një alfabet për shqipen. |
| 1825 | Vdiq krijuesi iluminist, Dhanil Haxhi - Voskopojari. |
| 1826-1885 | Jetoi Gavril Dara (i Riu), autor i veprës "Këngët e sprapsme të Balës". |
| 1826-1895 | Jetoi gjuhëtari më i madh i Rilindjes Shqiptare, Konstadin Kristoforidhi. |
| 1826-1828 | Qeveria turke në pabesi vrau 300 ajanë (krerë) boshnjakë dhe dezorganizoi Lëvizjen për Çlirimin Kombëtar të Boshnjakëve (myslimanëve). |
| 1826 | Muhamet Çami e shkroi poezinë "Zaptimi i Misolongjit". Në këtë betej fitoren e korrën shkodranët. |
| 1827 | U botua në Korfuz "Dhiata e re" sipas shqiptimit të Vangjel Meksit. E përgatiti G. Gjirokastriti me disa shokë. |
| 1828 | U botua shqip vepra "Prin' t'nevoishem". |
| 1828 | U vra në Janinë Ismail be Vlora, gjyshi i Ismal Qemalit. |
| 1828 | U lidhë Besa e nëntë krahinave Jugore në drejtimin e Zylyftar Podës. |
| 1828 | Atentati i parë shqiptar kundër Kaftanozit, vrasës i Ismail be Vlorës. |
| 1828-1830 | Veproi Lidhja e Parë Shqiptare nën drejtimin e Mustafë pashë Bushatit dhe Zylyftar Podës. |
| 1829-1888 | Jetoi rilindësja shqiptaro-rumune, Elenë-Gjika (Dora D'Istria). |
| Vitet '20 të shek. XIX | Hasan Efendi Hoti shkroi një Divan shqip dhe një gramatikë arabisht-shqip. |
| Vitet '30 të shek. XIX | Myslim Hoxha e shkroi fjalorin dygjuhësor turqisht-shqip. |
| 1830 (rreth) | Një gramatikë e shqipes me alfabet arab, e shkruar në Shkodër ose në rrethinë. |
| 1830 (30.VII) | Turqia likuidoi më se 500 krerë shqiptarë në Manastir. Me këtë pati për qëllim të thente për shumë vite Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të Rilindjes. |
| 1830-1923 | Jetoi shkrimtari Leonardo de Martino. |
| 1832-1913 | Jetoi mësuesja Kushë Micja. |
| 1831 | Sundimtari i Shkodrës, Mustafë pashë Bushati, Agamemnoni i Shqipërisë, mori vendim të rikthej, për uniformë shqiptare, kësula shqiptare dhe të hedhej fesi osman i vendosur me dekret qeveritar të Stambollit, më 1828. Vetë Mustafë pashë Shkodrani u rivesh shqiptarçe. |
| 1834 | Proklamata e Tafil Buzit drejtuar popullit shqiptar për t'u hedhur në revolucionin demokratik për çlirimin e Shqipërisë dhe për vendosjen e Kushtetutës në Shqipëri. |
| 1835 | Vdiq krijuesi Tahir Nesibi Frashëri. |
| 1835 | Një Shemimiu i shkodran e shkroi një fjalorë shqip-turqisht për nevoja ushtarake e të administratës. |
| 1836 | Gjergj Benushi e hapi në Shkodër të parën shkollë qytetare në gjuhën italiane. |
| 1836 | U botua e para vepër e De Radës, "Kangjelet e Milosaos". |
| 1836-1896 | Jetoi krijuesi Daut Boriçi. |
| 1837 | Mësuesi Gegë Kodheli - Bushiqi e hapi shkollën shqipe në Shkodër. |
| 1837 | Agjendët e Rusisë e grabitën, në Shqipëri, një letër të Skënderbeut dhe 120 diploma (fermane) osmane, që kishin të bënin me Shqipërinë. |
| 1839 | U shpallën reformat evropiane në Perandorinë Osmane me emrin "Tanzimat". |
| 1839-1858 | Sundoi Sulltan Abdylmexhidi. |
| 1839-1892 | Jetoi aktivisti dhe ideologu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl be Frashëri. |
| 1842-1917 | Jetoi krijuesi dhe mësuesi Jorgji Karabunara. |
| 1843 | Në Shkodër u formua i pari mision Jesuit në Shqipëri. |
| 1843 | Thimi Mitko e shkroi mbishkrimin me përmbajtje iluministe në shkollën greke të Korçës. |
| 1843-1901 | Jetoi Zef Serembe, poetë arbëresh. |
| 1844 (para) | Veqilharxhi shkroi se kishte një gramatikë të shqipes të përgatitur për botim. |
| 1844 | U botua "Fort i shkurtë e i përdorshim Ëvetar shqip". Mot'i i parë. i Verqilharxhit. |
| 1844-1922 | Jetoi gjurmuesi i folklorit Spiro Dine. |
| 1845 | U botua vepra fetare "Rruga e parrizit" e V. Bazlës dhe "Dottina Christiana" e Bellarminos. |
| 1845 | U botua "Fare i ri Ëvetar shqip për djelm nismëtarë", Mot'i i dytë. i Naum Verqilharxhit. |
| 1846-1917 | Jetoi krijuesi i rilindësit ndër më të shquarit, Pjetër (Prenk) Doçi. |
| 1846 (14.II) | Letra e Vegjilharxhit për nipin, Jani Calin, e shkruar greqisht. |
| 1846 | Letërçarkorja (Ençiklika) greqisht e Veqilharxhit drejtuar shqiptarëve ortodoksë, të pasurve. |
| 1847-1917 | Jetoi krijuesi kosovar Ndue Bytyçi |
| 1848 | Doli e para gazetë organ i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe demokratike, "L'Albanese d'Italia" (Shqiptari i Italisë) e Jeronim de Radës. |
| 1848-1909 | Jetoi Sheh Jonuzi - Sabriu. |
| 1848 (25.III) | Teksti i fjalimit shqip të Papa Jakovit, me përmbajtje fetare. Uratë. |
| 1849 | U botua vepra "Rozari i S. Mërisë Virgjërë të Mirvuhisë" e A. Santrit. |
| 1849-1853 | Piktori Ndin Naum Çetili. |
| 1850-1949 | Jetoi krijuesi në frymën moralizuese Muhamet Halil Tahir Popova. |
| 1850-1904 | Jetoi mendimtari i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Sami be Frashëri. |
| 1850 | Zef Jubaninë Shkodër e formoi një shoqëri ndihmëtare të zejtarëve. |
| 1850 | Në Korçë u formua arka "Llaso", për të ndihmuar shkollën greke në Shqipëri. |
| 1852 | Vdiq Babë Abedin Melçani. |
| 1852-1883 | Jetoi Zef de Rada, biri i De Radës. |
| 1853-1913 | Jetoi krijuesi Hafëz Ali Ulqinaku. |
| 1854 (8.VIII) | Revolta e bukës në Shkodër nën udhëheqjen e Sheh Shamisë (Hasan Alia). |
| 1855 | Anton Santori e botoi veprën "Krshten i sheitëruarë" |
| 1855 | Në Shkodër fillon me punë Shkolla fretnore katër klasëshe me synime rilindëse. |
| 1856 | Gasper Benusi në Shkodër e hapi një shkollë shqipe. |
| 1857 | Në Janjevë filloi me punë shkolla shqipe pranë kishës katolike. |
| 1857 | Nisi fillin organizimi i një shoqërie për kulturë dhe arsim të shqiptarëve. |
| 1857 | Platforma arsimore e Kristoforidhit për Shoqërin Biblike Londineze. |
| 1858 | Në Athinë doli greqisht e shqip "Dhiata e re". |
| 1859 | Shkolla e Kushë Micës në Shkodër, për femrat shqiptare. |
| 1860 | Doli "Abetarja e gjuhës shqipe" e P. Kupitorit. |
| 1860-1939 | Jetoi piktori i shquar i Rilindjes, Kolë Idromnoja. |
| 1860 | Memorandumi për gjuhën shqipe i Kristoforidhit dhe Shënimet mbi Shqipërinë, të tij, për Shoqërinë Biblike Londineze. |
| 1861 (1.I) | Doli gazeta "Pellasgos" dhe më vonë "Ftiotis" të Anastas Bykut. |
| 1861 | Dy gazetat Bykut u bashkuan dhe dolën me një emër "Pellazgoitis" (Shqiptari dhe greku). |
| 1861 | Doli vepra shkollore "Gramme për Shqiptarë" e A. Bykut. |
| 1862 | Dolën dy vepra fetare: "Udha e shejtit kryq" dhe "Jesu Krishti n'emer t'meshtarit". |
| 1862 | Anastas Byku e botoi veprën "Prelud i çështjeve shqiptare". |
| 1862-1925 | Jetoi "trim tribuni" kosovar. Bajram Curri. |
| 1862 | Në Londër u formua një komitet geko-shqiptar për "çlirimin" e Shqipërisë. Në krye të tij qëndronte një "Skenderbeu". |
| 1863-1936 | Jetoi Albert Stratigoi, krijues arbëresh. |
| 1864 | U botua vepra e P. G. Pruschit: "Moj majit shyquruum zojs se bekueme divozion i diftuum shqyptarvet". |
| 1864 | Konstatin Beratasi shkroi fjalorë dygjuhësorë greqisht-shqip. |
| 1865 | Veli Bektashiu e shkroi poezinë "Thirrje shqiptarëve!". |
| 1865 | Pjetër Doçi e shkroi poezinë "Dheu em". |
| 1866 | Kristoforidhi botoi veprën "Katër Ungjillat e zotit dhe shelbuesit tanë Jesu Krisht dhe Punët e Apostuive". |
| 1866 | Dora D'Istria shtroi kërkesën për ngritjen e Akademisë shqiptare në Palermo, e cila do të vepronte sipas programit arsimor e kulturorë të Akademisë frënge të Rishelesë. |
| 1866 | De Rada e Dora D'Istria planifikuan nxjerrjen e një gazeteje shqipe me emrin "Flamuri i Skënderbeut". |
| 1887 | Vdiq krijuesi Babë Muharrem Mahzuni. |
| 1887 | Në Stamboll u ngrit "Vëllazëria Qendrore Kulturore" për themelimin e Megalo idhes greke. |
| 1867 | Kristoforidhi i botoi "Katër katekizma për çunat e vogël". Botoi edhe libra të tjerë për nevoja të fesë së krishterë. |
| 1867 | Një grup i aktivistëve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare i bënë kërkesë kryeministrit, Ali Pashës, për formimin një komiteti për kulturën kombëtare shqiptare dhe alfabetin e shqipes. |
| 1868 | Në Stamboll formohet një komitet shqiptar për botimin e veprave të Kristoforidhit. |
| 1868 | U botua një Abetare toskërishte e Kristoforidhit. |
| 1868 | U ribotua shqip "Kuvendi i Arbenit". |
| 1868 | Kristoforidhi e botoi "Psaltirin ndë gjuhë toskërisht". |
| 1868 | U ribotua "Doktrina e kreshterë sipas Ballaeminos". |
| 1868 | U përfundua vepra "Muhtarname" e Dalip Frashërit. |
| 1869 | Daut Boriçi e shkroi Abetaren shqipe me shkronja arabe për shqip. |
| 1870 | Mësues i shkollës shqipe në Janjevë ishte Pal Berisha, nga familja e sotshme Berishiq, të kroatizuar. |
| 1870 | Pjetër Doçi e shkroi poezinë "Nji kushtrim shqiptarëve". |
| 1870 | Manifestimi krishterë katolik për Ditën e Zojës së madhe në Letnicë. I tërë aktiviteti kishtar u zhvillua në gjuhën shqipe, pos misës që ishte latinisht. |
| 1870 | A. M. de Ligori e botoi veprën "Mësime t'nevoishme për me dasht Jesu Krishtin e me shelbue shpirtin". |
| 1871 | U botua vepra folkloristike e Zef Jubanit dhe kënga shqipe "Zani i kasnecave". Këtë këngë më parë, më 1858 dhe 1864, e botoi Hekarti. |
| 1871 | Në Prizren doli organi i vilajetit "Prizren" turqisht dhe serbisht. |
| 1871 | Në Stamboll u ngrit klubi Kulturor epirot - "Silogu i Madh", me qëllim të ndihmonte greqizimin e shqiptarëve ortodoksë. |
| 1872 | Doli Abetarja gegërisht e Kristoforidhit. |
| 1872 | Hoxhë Tahsini shpalli një alfabet krejt të ri për shqipen. |
| 1872 | Në Stamboll dolën disa vepra fetare shqipe të Kristoforidhit, për nevoja të shkollës dhe të masave të gjera. |
| 1877 | Pjetër Doçi e shkroi poezinë "Shqypnia në robni". |
| 1877 | Në Shkodër filloi me punë Kolegja e Shën Françesk Saverit, jezuite. |
| 1873[4] | Doli nga shtypi "Koncili i Dheut Shqypnis" në shqipërim të Ëngjell Radojës. |
| 1873[5] | Tahir Efendi Lluaka e mbaroi së shkruari një Mevlud me shkronja arabe për shqipen. Këtë vepër, me një alfabet tjetër, e botoi, më, 1907, Muhamet Halil Tahir Popova. |
| 1873[6] | U botua vepra fetare "T'verteta t'pa sosme". |
| 1874 | Në Filat u ngrit një shoqëri ilegale për përhapjen e Alfabetit të Hoxhë Tahsinit dhe të ideve të tij çlirimtare demokratike. |
| 1874 | Organet policore osmane arrestuan Hoxhë Tahsinin. Ai do të lirohet vetëm me intervenimin e Ismail Qemalit. |
| 1874 | Thimi Mitko e quajti të përfunduar punën në "Bletën Shqiptare". |
| 1874-1929 | Jetoi krijuesi dhe kodifikuesi i "Kanunit të Lekë Dukagjinit", Shtjefën Gjeçovi. |
| 1876 | Në Shkodër u ngrit një shtypshkronjë e qarqeve krishtare. Më vonë u quajt "Zonja e Papërlyeme", e cila dha kontribut të madh në fushë të kuturës shqiptare. |
| 1876 | Kryengritja e Mirditës nën drejtimin e Pjetër Doçit. |
| 1876-1877 | U shkrua poezia e Pashko Vasës : "O moj Shqypni". |
| 1877 | Doli abetarja "Pellazgjika" e Vasil Ruso Korçarit, me një alfabet të ri për shqipen. |
| 1877 | Në Janinë u ngrit Komiteti i Shpëtimit Publik Ushtarak në krye me krijuesin Abedin Dinon. |
| 1877-1942 | Jetoi miku e albanologu i madh, Norbert Jokli. |
| 1877 | Në Stamboll u formua Komiteti Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombit shqiptar. |
| 1878 (Fillimi) | Në Prizren u formua bërthama e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të cilën e drejtonte Haxhi Ymer Prizreni. Ky komitet luante rolin e Komitetit Nacional të Shpëtimit Kombëtar për Vilajetin e Kosovës. |
| 1878 | Në Shkodër u hap shkolla françeskane për femra. |
| 1878 (10.VI) | Filloi me punë Kuvendi themelues i Lidhje Shqiptare të Prizrenit. |
| 1878 (6.VII) | Në Athinë doli "Pellazgu Promethe" e Anastas Bykut. |
| 1878 | Doli nga shtypi Apologjia greqisht e Jani Vretos. |
| 1878 (29.VIII) | Doli organi "I foni tis Alvanias" (Zëri i Shqipërisë) i Anastas Kulluriotit. |
| 1878 (13.VI) | Filloi me punë Kongresi i Berlinit. |
| 1879 (12.X) | Në Stamboll u formua "Shoqëria e të shtypuri shkronja shqip" - Komiteti (Shoqëria) i Stambollit. |
| 1883 | U krijua piktura "Motra Tone" e Kolë Hidromenos. |
| 1885-1924 | Jetoi udhëheqësi i Lëvizjes kaçake në Kosovë, Azem Bejta. |
| 1888 | Pjetër Doçi u kthye prej internimit mbi dhjetëvjeçar. |
| 1897 | Vdiq Muhamed Arap Hoxha, themelues i tarikatit Melami të Kosovës të periudhës së Rilindjes. |
| 1908 | Vdiq krijuesi moralizues, Tahir Efendi Lluka, ish-profesor i Shkollës së lartë "Fatih" të Stambollit, mik e bashkëpunëtor i Jani Vretos. |
Ra në sy, gabime shtypi!!!