Pepili/Komedia Hyjnore/36
Appearance
K. III: Dyertë e Ferrit. - Ata që s'kanë ba as mirë as keq. - Akeroni. - Barka e Karontit[1]
1[redakto]V. l-9. Mbishkrim mbi portat e Ferrit. Sipas doktrinës së krishtere, Ferri u krijua nga Trinia e Shenjtë: Ati (fuqia hyjnore), Biri (Urtia e kulluar) dhe Shpirti i Shenjtë (Dashuria e parë). U krijua enkas për të ndëshkuar Luciferin. Para tij s’qe krijuar asgjë veç së përjetshmes (qiellit, tokës dhe engjëjve). |
<<KENDEJ KALOHET NE QYTET T’MJERIMIT, KENDEJ KALOHET N’DHIMBJEN PA KUFI, KENDEJ KALOHET N’SHPIRTNAT HUMBUN SHQIMIT. |
4[redakto] |
KRIJUESIN TIM E SHTY’ DREJTSIJA E TIJ: VETE PUSHTETI HYJNOR ME KA SAJUE, MA E LARTA DIJE, E PARA DASHUNI. |
10[redakto] |
Ja, keto fjale, me shkronja t’zeza, vete I pashe te shkrueme mbi nje porte; me droje Peshprita: <<Pris, a e sheh c’me paska gjete!>> |
Prisi m’u gjegj, si ai qe ka pervoje: <<Ktu cdo dyshim mbas shpine duhet lane, cdo frike e perpelitje te mbaroje! | |
Na kemi arrijte n’ate vend ku t’pata thane, Ku do shikosh ti shpirtnat e brengosun, Qe fillin e arsyes humbun e kane.>> | |
Pastaj mbi timen doren tue e vendosun, Gzueshem ne ftyre, qe shpirtni lart t’ma mbaje, Me futi mbrenda jetes se pasosun. | |
Aty te fshame, klithje, gjame e vaje, Neper ajr te pa yj perhere kumbonin, Sa une qysh ne fillim nisa te qaj. | |
Gjuhe t’ndryshme, t’folme-tmer gjithkah gjemonin, Fjale dhimbje per hata, britje nga mnija, Vikatje e zane shue e shplake ushtonin. | |
Perftohej nje potere, qe kurr qetija S’e shuen neper ate ajr gjithmone te ndyte, Njashtu si rana kur shperthen stuhija. | |
E une, qe ndjeja si me zjente kryet Nga tmeri, thashe: <<C’degjoj, mesues I ndjere? C’jane, valle, keta qe e keqja I paska mbyte?>> | |
E ai m’u gjegj: <<N’kete gjendje kaq te mjere Gjithe shpirtnat e fatzezve jane ngujuem,, Qe mire as keq nuk bane te thuesh nje here. | |
Me rradhet e asaj frote jane te trazuem Te engjujve, qe vec kerkuen vetmine, Me Zotin s’qene, po as kunder s’kane luftuem. | |
I debuen qiejte, se u prishnin bukurine, E as ferrit s’mund t’I futen thellesisht, Se der mkataret nuk ua duen shoqnine.>> | |
E une: <<O pris, cka kane qe kaq tmersisht Bertasin pa ia da edhe renkojne?>> M’u gjegj: <<Ja, po ta them ty shkurtimisht: | |
Keta as qe te vdesin nuk shpresojne, Ma poshte jeten e tyne s’ke ku e co, Cdo fat, pervec ketij, ata deshrojne. | |
Emnin e tyne n’bote mos e kerko! Meshira e drejtesija nuk I qas: Mos t’flasim ma per ta, por kqyr e shko!>> | |
Une, tue veshtrue, nje flamur pata rase Te shoh; ky siellej nga ai tufan I bartun, Sikur te qe denue perjete te ngase. | |
Vrullshem I shkonin pas, varg I pamatun, Shpirtnat, sa une s’do kisha pase guxim T’besoj se vdekja kaq shume paska cartun. | |
Mbasi disa dallova n’ate kalim, Une hijen e atij njoha dhe pashe, Qe per dobsi kreu t’randin mospranim. | |
Vesh mora edhe bindun qeshe se rashe Mes shpirtnash, qe kurrkund nje vend s’u lane, As Zoti e as djajte s’kane si me I dashe. | |
Keta fatzez, qe n’jete jetue nuk kane, Lakur vraponin, ndersa I thernin thelle Miza e anza, qe vlonin nga cdo ane. | |
Fytyrat ua bajshin gjak me rrjedhe, E gjaku, ra perdhe, me lot perlye, Thithej nga krymbat majun me ate gjelle. | |
E ma pertej kur une leshova ‘I sy, Pashe buze nje lumi t’madh nje tjeter cete E thashe: <<Mesues, a ban me me rrefye | |
Kush jane ata e valle cka do te jete, Qe m’ate ane nguten te kalojne, perore Si po I dalloj permes drites se zbete?>> | |
E ai: <<Do te kuptojsh cdo gja pa zore Vetem at’here kur na te kemi ra Te rrjedha e trishte e Akeronit t’gjore.>> | |
Atbote sy-ule edhe turpnue sa s’ka, Tue drashte une se po flas e nuk po di, Deri te bregu I lumit s’bana za. | |
E ja po vjen kah na, permbi nje ani, Nje plak per moshe me qyme te zbardhueme, Tue brite: <<Mjere ju, o shpirtna te keqij! | |
Mos mbani shprese se shihni ma qielle t’lume; Vi te ju coj sa jeni n’tjetrin balle, Ne zjarr e n’akull, n’erresine t’amshueme. | |
E ti cka lyp ketu, o njeri I gjalle? Shpejt, hiqu shpirtnash qe njehere kane vdeke!>> Por, kur ai pa se fjal’t s’ia bana mall, | |
Shtoi: <<N’tjera udhe e porte ke me preke Bregun, e jo ketu; me dale pertej, Nje dru ma e lehte ty ka me te terhjeke.>> | |
E prisi atij: <<Karon, ti mos u nxej; Keshtu u vendos atje ku asht fuqija Per me vendose, e mos e shtyj ma tej!>> | |
Lundrarit te kenetes s’ndyte qetija I kthei n’ate ftyre tane lesh, te cueme peshe, E syte-hata I qitshin flake e shkndija. | |
Por ata shpirtna, lodhe e kpute, krejt cveshe, Nderruen fytyre e kercelluen me dhambe, Porsa fjalet e vrashta u rane nder veshe. | |
Prindet e Zotin rrijshin vec tue name, Gjinine njerzore e vendin edhe motin Dhe faren me te pare e me te mbrame. | |
Fort tue denese, s’ua priste loti lotin, N’fund u bashkuen n’ate ugurzeze bregore, Qe shpirtnat mbledh, ata qe s’dreshten Zotin. | |
Karonti djalle, me synin gace perore, Me gisht u ban e t’gjithe n’ate shenje I mblidhen; Kujdo vonohet, rrem ia kris pa ndore. | |
Si gjetht, qe vjeshtes kputen edhe hidhen Pale-pale, e dega ka mundsi me pa Petkat e veta ka mbi toke mbeshtiellen, | |
E keqja fare e Adamit njashtu, pra, I rraset bregut nje nga nje pa fjale N’ate shenje, si zogu ryse me u thirre me za. | |
Keshtu kalojne permbi te zymten vale; E, pa ndeshe bregun tjeter ceta e pare, Nje cete e re, kendej, gati asht me dale. | |
<<O biri im, - me tha prisi bujar, - ketu I ke ata qe kane mbarue ne mni te Zotit, ardhe prej botes mbare; | |
e jane te gatshem lumin me e kalue, se drejtsija hyjnore u grah pa mshire, keshtu vete frika ne deshire asht shndrrue. | |
Nje here me thane nuk bje ksajt shpirt I mire; E pse Karonti pat ankim per ty, Tani mund ta kuptosh arsyen ma mire.>> | |
E errta fushe, si ai kto fjale pat krye, U dridh aq fort, sa, kur mendoj ate tmer, Dhe sot fillojne te dridhnat me me hy. | |
Nga toka lot-e-gjame shperthei nje ere, Qe vetetiu me aq te flaket drite, Sa s’pashe as ndjeva gja ma n’ate sketere; | |
Dhe rashe si ai qe gjumi e kapit. |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 22-07-2004, 11:47