Pepili/Komedia Hyjnore/25
Appearance
FERRI: K. I[1] Pylli. - Kodra e shpëtimit. - Tri bishtë. - Virgjili.
1 | Ne mes te shtegetise se kesaj jete U gjeta ne nje pyll krejt erresi, Se kishe humbe une rrugen e vertete. |
4 | Si ish ta them sa kam veshtiresi Ai I egri pyll, I ashper, pyll hata, Sa ta mejtoj me kall frike perseri! |
7 | Vecse ma e idhte ne qofte vdekja paksa! Po me tregue c’te mire kam gjete n’ate ane, Do flas per sende tjera qe kam pa. |
10 | Si hyna mbrende as une s’di me ju thane, Aq gjume I forte qepallat kish randue, Kur rrugen e vertete e pata lane. |
13 | Po kur te rranza e kodres qeshe afrue, Atje ku merrte fund ajo lugine, Qe me aq tmer ne zemer m’kish trazue, |
16 | Veshtrova lart e pashe se si ne shpine Po vishej krejt nga rrezet e planetit, Qe ne gjithe shtigjet njerezve u prin. |
19 | At’here vec frika m’iku pak te shkretit E zemren une e ndjeva ma te lire Nga nata, qe kalova mes sikletit. |
22 | Si ai, qe tue marre fryme me te veshtire, Prej detit del ne breg e nga ato vale Aq te rrezikshme syte e vet I prir, |
25 | Dhe shpirti im, qe ikte pa u ndale, Mbrapa u suell me pa ate rrugen trishte, Qe s’la njeri te gjalle andej me dale. |
28 | Dermue, si u clodha pak mbi ate gurishte, Ia nisa rruges neper breg t’shkretuem, Cdo here kamba e ndalun ma poshte ishte. |
31 | E, ja, gati perpjeten pa filluem, Me doli nje pantere e lehte, e shpejte, Qe me lekure te larme ish mbuluem; |
34 | Synin mbi mue e mbante ngulun drejte E udhen time aq keq e kishte pre, Sa qeshe sa here tue ike e kthye une krejt. |
37 | Ish koha kur agonte dita e re E ngrihej Dielli me ata yj ne qiell, Qe me te ishin, kur Zotyne mbi dhe |
40 | Separi I levizi n’ajr te kthiell; Guxim e shprese ne shpirt me kish pertritun Per bishe-larushen, qe s’po I gjeja fill, |
43 | Ai agu I dites, e ambla stine e ndritun, Por jo sa frike aspak t’mos me shkaktonte Pamja e nje luani cfaqe papritun. |
46 | Ky dukej se drejt meje po u afronte Me koken lart, me nje uri t’terbueme, Sa ngjante se edhe ajrin e tmeronte. |
49 | Vec nje ulkoje, qe shihej e pushtueme, Ashtu kocke e lekure, nga shum deshira, Qe sa njerzine e bani te mjerueme: |
52 | Kjo, po, me futi aq ne te veshtira, Me ate frike qe te perfton vec pamja e saj, Sa per t’u ngjite I humba shpres’t e mira. |
55 | Si ai qe pasuni fillon te baje, E vjen nje kohe dhe e humb, kur nuk e priste, Pastaj me lot e qan edhe me vaje, |
58 | Keshtu me ngjau me ate bishe qe po levizte Dalengadale tue m’u afrue n’ate prite, Tue m’shty ne terr, ku diell nuk llamburiste. |
61 | Ndersa une tatepjete isha tue shkite, Perpara sysh m’u cfaq nje fare shajnije, Zanin heshtija e gjate ia kish venite. |
64 | Kur une e pashe me sy n’ate log shkretije, Brita: <<Meshire te keshe per mue, aman, Kushdo ti qofsh, njeri I gjalle o hije!>> |
67 | E ai: <<Nuk jam, por qeshe njeri taman, Lombardas prindet pata porsi fare E si atdhe te dy qene mantovan. |
70 | Linda sub Iulio, ndonse pak ma pare Jetova n’Rome kur ish August I mire, N’ate kohe hyjnish te rrejshem, genjeshtare. |
73 | Poet une qeshe, kendova t’drejtin bir Te Ankizit, ardhun Troje, kur u krye Lufta qe Ilionin dogji pa meshire. |
76 | Po ti drejt s’keqes pse je tue u kthye, Pse s’I hyp malit, qe I cdo gezimi Edhe hareje asht fillim, arsye?>> |
79 | <<Ti qenke ai Virgjili, ai burimi, qe fjala I rrjedh si lum I gjane? – mejhere I gjegja une I skuqun nga turpnimi. – |
82 | Oh ti I gjithe poetve drite e nder, Ndihmome, pash dashunine e ate mundim Qe derdhe une kam mbi librin tand me vlere! |
85 | Mesuesi im ti je, auktori im, Ti je I vetmi njaj, nga I cili nxora Te bukrin stil, qe me ka dhane nderim. |
88 | Shihe shtazen nga e cila rrugen bora! Shpetome, o dijetar me nam mbi dhe, Se prej saj po me dridhet kamba e dora!>> |
91 | <<Po te duesh, nje shtek tjeter me dale ke, - m’u gjegj ai, kur me pa me sy tane lot, - ne dac shpetim n’kete vend plot me shkerbe; |
94 | so kjo bishe, per te cilen thrret ti sot, nuk len njeri ne rruge te saj me u sjelle, dhe pa te mbyte ajo s’te leshon dot; |
97 | e ka nje shpirt, qe ze e vaje vec ndjell, nga lakmija e pangopshme kurr s’qetohet, asht ma e uritun tue u fa me gjelle. |
100 | Me shum frymore ajo pa da barcohet, Dersa te vije Langoni, tjere do gjeje, Po mizorisht nga ky do te dermohet. |
103 | As toke as pasuni nuk do e ushqeje, Porse virtut e dije e dashuni, Mes Feltri e Feltri aty ai ka me ndeje. |
106 | Shpetim do kete e gjora Itali, S’ciles Kamila virgjin, pa u tute, Eurjali, Turni, Nizi I rane fli. |
109 | Ky do ta nxjerri nga cdo vend e skute, Dersa ta flaki ne sketerre t’pafund, Atje, nga ku zilija e pat shkepute. |
112 | Per t’miren tande flas, prandej gjithkund Te vish me mue e do me kesh ti pris Nder viset e amshueme; mos u lkund |
115 | Klithje kur te degjosh prej lemerise; Shpirten qe vuejne me shekuj ke per t’vrejte, Vdekje te dyte kerkojne ata shastise. |
118 | Do shohesh dhe te tjere te knaqun krejt Ne zjarr, sepse shpresojne prap me u bashkue Heret a vone me ata qe jane nder qjejte. |
121 | Ke ata ti ne deshrofsh fill per me shkue, Nje tjeter shpirt ma I hirshem do te vije, Me te une do te la, kur t’jem largue. |
124 | Se Ai, qe lart e ka mbretnine e tij, Mbasi ligjes s’iu binda, nuk deshron, Qe permes meje shpirt atje t’arrije. |
127 | Gjithkund sundon, por vec atje mbretnon, Atje qytetin ka, seline e vet, - Lum ai, te cilin afer e pranon!>> |
130 | E une atij: <<Te lutem, o Poet, Deh, pash ate Zot, qe ti s’e adhurove, Vetem keshtu ti mos me len per shkret; |
133 | Me co ku the, t’I dal une kesaj prove, Qe portes se Shen Pjetrit t’I hyj mbrenda, Te shoh ata, qe aq te mjere pershkrove!>> |
136 | Ai n’ecje u vu, e une permbrapa I renda. |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 21:04 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 21-07-2004, 17:52