Pepili/Komedia Hyjnore/220
Appearance
K. XXXIV Rrethi i nandtë. - Brezi i katërt (Judeka). - Tradhëtarët e bamirësve. - Luciferri. - Tri gojët e Luciferrit. - Tradhëtarët e pushtetit hyjnor dhe pushtetit tokësor. - Juda, Bruti e Kasi. - Qendra e rruzullimit. - Dalja nga Ferri.[1]
[redakto]
|
<<Vexilla regis prodeunt Inferni balle nesh; pra kqyrni, - prisi tha ahera, - perpara, n’se ne terr me sy e merrni!>> |
[redakto]
|
Si kur mblon mjeglla token nganjehera, O nata n’hemisferin tone ka ra, Larg shihet nje mulli qe e vertit era, |
[redakto]
|
Ashtu m’u duk se pashe nje si kala; Prej eres me u fshehe qeshe detyrue Mbas prisit tim, se s’dija c’shpelle te za. |
[redakto]
|
Kishe arrite, - me tmer jam n’varg tue e vu, - Atje ku hijet n’akull zhyten krejt E duken fije kashte n’xham ngujue. |
[redakto]
|
Disa rrijne ndeje, do tjera qendrojne drejte, Njana me kambe perpjete, tjetra me koke, Ndonje, ba hark, mes kambesh kryet ka ngrejte. |
[redakto]
|
Kur na u futem thelle n’te shkreten toke, Mesuesi t’me tregonte pat deshire Ate qe qe ma I bukuri nder shoke, |
[redakto]
|
Prandej u shmang e m’la n’ate ere t’veshtire, Tue thane: <<Ja Dite, vendi ma I shemtuem, Ku duhet t’armatosesh sa ma mire!>> |
[redakto]
|
Si u shtanga krejt I mpime e I akulluem, Mos pyet, lexues, se s’ka kjo ndjenje, jo, mase, Nuk dij te flas, çka pashe s’ka t’krahasuem! |
[redakto]
|
As vdiqa as nuk mbeta gjalle n’ate rase: Mendoje vete, ne pac drite fantazije, - Me t’gjallin as me t’vdekunin s’kishe gjase. |
[redakto]
|
Vete perandori I asaj te shkrete mbretnije Dilte bel e perpjete nga aklli I zi; Ma afer nje vigani une I rrije, |
[redakto]
|
Se sa vigajt I afrohen krahve t’tij; Sa ish I tane ti pra perfytyroje N’kete perpjestim te pjeses me tansi. |
[redakto]
|
I bukur n’qe, sa t’duket sot rrenoje, E prap kunder Krijuesit u nderkrye, Se vjen cdo e zeze prej tij mund t’thuesh pa droje. |
[redakto]
|
Oh, sa u trondita thelle, kur pashe me sy Se tri ftyra n’ate koke ishin radhite! Ajo perballe ne t’kuqe dukej ngjye |
[redakto]
|
E dy te tjerat, qe I rrinin ngjite, Vareshin mbi dy supa, nder dy ane, Bashkoheshin te kreshta tue arrite. |
[redakto]
|
E djathta – as e verdhe as e bardhe tane S’dukej, e majta – me nje ngjyre lymore, Ashtu si zbret lugines Nili I gjane. |
[redakto]
|
Per cdo fytyre – dy flatra madheshtore, Qe me madhsine e atij shpend perkojshin: S’kam pa kurr vela barkesh kesodore! |
[redakto]
|
Me krahe te kaluriqit krejt gjasojshin; I rrihte me furi si t’fluturote, E prej tyne tri erna u perftojshin. |
[redakto]
|
Ngrica Kocitin mbare e akullote; Gjashte syte e mdhej vajtonin pa pushue, E nga tri mjekrrat – gjak e jarg e lote. |
[redakto]
|
Nga nje kobtar me dhambe rrinte tue blue Ne gjithsecilen goje, mulli si t’ishte, Hatashem te tre shpirtnat tue mundue. |
[redakto]
|
Kafshuemjen ai perballe per gja s’e kishte, Me lnuerjen pa meshire po t’krahasohet, Qe shpinen hera-here krejt ia dermishte. |
[redakto]
|
<<Ai shpirt atje, qe ma per tmer ndeshkohet, asht Juda Iskarjot, - m’tha prisi at’here, - kryet – mbrende ne goje, e jashte me kambe terbohet. |
[redakto]
|
Nga dy tjeret, qe u varet koka mjere, Njani asht Bruti, jashte t’zezes goje ka mbete, Shih si shkapetet e s’bertet njehere. |
[redakto]
|
Ai tjetri aq madhosh asht Kasi vete. Nata po kthehet, me te shpejtet hapa Te çelim shteg, ketu ma s’kem’ ç’me gjete.>> |
[redakto]
|
Si m’urdhenoi, per qafe te tij u kapa; E parasysh ai kohe e vend tue pase, Kur flatrat krejt u çelen porsi zdapa, |
[redakto]
shtullunga - shkasja - rasa |
Me u kcye brijve tane qime gjeti rase, Prej shtullunge n’shtullunge teposhte zbriti, Kapun per lesh bri aklli zu te shkase. |
[redakto]
|
E kur me veshtirsi ai ia arriti Nder vithe, ku nis kofsha per te gjate, At’here mesuesi im nje ças nuk priti, |
[redakto]
|
Ktheu, nga kish kambet kryet vu tue dihate, E u kap per bashke, si t’donte me u ngjite fill, Se pata frike se zbret prap n’ferr ate nate. |
[redakto]
|
<<Ti mbahu mire, se per nje shkalle te tille, - tha prisi im, - I lodhun e I dermuem, prej ksaj hataje duhet na me u zgjidhe.>> |
[redakto]
zgripi - vrima - përshkumja |
Neper vrime te nje shkambi u pershkuem, Ne zgrip te tij m’vendosi te qendroja, E ‘j hap bani kah une vemendshem shume. |
[redakto]
|
Une ngrita syte e se po shoh besoja Luciferrin ashtu sikur e lashe, - E gjeta kambe perpjete, çka s’e mendoja. |
[redakto]
|
Ne qe se u turbullova kur e pashe, T’çuditet gjindja e trashe, qe s’kupton dot Ç’pike ish ajo neper te cilen rashe. |
[redakto]
|
<<Çou n’kambe, - me tha mesuesi, - mos u kot, e gjate asht rruga, shteg pa shteg t’kam qite, ne mes te terces dielli arriti sot.>> |
[redakto]
|
Neper nje salle pallati tue shetite S’po shkonim na, por n’nje lugine nen dhe Qe ishte shkamb e gur e me pak drite. |
[redakto]
|
<<Para se ksaj humnere t’I shmangmi ne, o prisi im, - I thashe, kur drejte qeshe ngritun, ma hiq ti nje dyshim, per ne paç nge. |
[redakto]
|
Ku asht akulli? Ky si asht ngulitun Me koke teposhte? E valle a ma spjegon Dielli udhen kaq shpejt si e ka persritun?>> |
[redakto]
|
E ai m’u suell: <<Akoma ti mendon Se gjindesh n’ate ane t’qendres, ku ia ngjita Leshit te krimbit t’zi, qe boten çpon. |
[redakto]
|
N’ate ane qe vetem, derisa une zbrita; Pastaj na e kaluem piken qendrore, Qe peshat thith, e ktheva rruge sa arrita. |
[redakto]
|
E tash ke dal nen hemisfere qiellore T’kundert me ate, qe mblon token e thate, Nen kulm te s’ciles na u ba therore |
[redakto]
|
Ai, qe leu e jetoi pa nje mekate; Ti ke vu kamben ne te voglen sfere, Qe asht faqja e kundert e Judekes s’ngrate. |
[redakto]
|
Atje erret, ktu drita del at’here, E ky, neper lesh t’cilit shkuem perpjete, Qe dit’n e pare ka mbete kshtu ngule per mnere. |
[redakto]
|
N’kete krah nga dielli I larte ra tatepjete, E toka qe dikur kish qene n’kete ane, Friksue prej tij, krejt u mbulue me det |
[redakto]
|
E u shperngul ne hemisferen tane; Ndoshta ketij me I ike keshtu ka sha Toka, e ne kete vis ka ngrehe kalane.>> |
[redakto]
|
Asht nje vend larg Belzebu, aq sa Asht varri qe I ka çele vehtes se vet, Nuk shihet dot, por njihet veç ne za |
[redakto]
|
Te nje sheu, qe tue rrjedhe teposhte zbret N’per çamjen e nje shkambi qe ka grrye Me rrymen e gjarpnon jo thik tejet. |
[redakto]
|
Prisi dhe une, ne t’errtin shteg tue u shty, U nisem ka nje bote me drite unji E, pa mendue nje here me mbyllun sy, |
[redakto]
|
Hipem, I pari ai e une mbas tij; Nga gropa pashe, - vegim I mrekullueshem, - Stolite qe veshin qiellin pa kufi: |
[redakto]
|
E dolem prap me pa yjte e vezllueshem. |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 02-08-2004, 15:23