Jump to content

Pepili/Komedia Hyjnore/214

Nga Wikibooks

K. XXXIII Rrethi i nandtë. - Brezi i dytë (fundi). - Vdekja e Kont ugolinit. - Brezi i tretë (Tolomea). - Tradhëtarët e miqëve. -Frati Alberik. - Branka d'Oria[1]

zeza gjelle

E gojën fill e çoi nga e zeza gjellë
Ai mëkatar, me flokët tue e fshi
Të kokës q’ia kish grrye nga mbrapa shpelle.
Pastaj filloi: " Ti don të përtërij
Të tmershmen dhimbë, që n’zemër plagë e mbaj
Pa folë ëndë, veç tue kujtue kah rrij.

brerja

Por farë në m’u baftë fjala e prej saj
Kobi t’i dalë trathtarit q’jam tue bre,
Ke për t’më pa të flas edhe të qaj.

fjorentina

Unë nuk të njoh e s’dij se si ndër ne
Ke mujtë me zbritun poshtë, por fjorentin
Kah flet me duke me t’vërtetë se je.

Ugoli - Konti Ugolin

Ta dijsh ti, pra, se qeshë konti Ugolin,
Kryepiskop Ruxheri – ky perpara,
Tash do tregoj kaq afër pse më rrin.

burgimi - burgosja

Se prej këtij, qe s’dijti ç’asht e mbara,
Trathtisht unë, që i besoja, qeshë burgue
E mbytë pastaj, asht ndi dhe ma përpara;

hataja

Por atë që nuk ke mujtë kurr me e dëgjue,
Sa i zi edhe i hatashëm m’erdh mbarimi,
Ta them t’shikosh se ç’me ka ba ky mue.

shpagimi Frangjija - Frenxhijtë - kafaz

Frangjija e ngushtë në atë kafaz burgimi,
Që qysh me mue "i urisë" me u quejtë ia nisi,
Ku dhe të tjerë ka për t’i mbyllë shpagimi,

hani - kull hani - ndrisja - ndriçimi - ogurzeza - ogurzeziu - tisi - tisia - gërrisi gërrisija

Ma se një hanë n’për vrimë kish lanë të ndrisi,
Kur andrrën ogurzezë unë pashë në gjumë,
Qe tisin e së ardhmes ma gërrisi.

klyshi - pizanët - pizanët e Luka

Këtë n’andërr pashë si pris e zot të shquem
Ujkun tue ndjekë me klyshë malit në pritë,
Qe s’len pizanët Lukën me e shikuem.

bushtra - E liga - Të ligtat - Të plogshtat - Mëkatet - vadija - Gualandet - Ssmondet - Lanfrankët

Me bushtra t’ligta, t’shpejta, mirë vadite,
Gualandet e Sismondet mbledhë i kishte,
Bashkë me Lanfrankët para i kish radhite.

vrapi - çuka - bijtë - pashë - llava - qejtë dërmishtja

Mbas një vrapi të shkurte, m’u duk se ishte
Lodhë baba me të bijtë, kur në një çuke
Pashë llav’n e qejve brijtë kah u dërmishte.

dënesa

Kur unë u zgjova, terri ende pa u zhdukë,
Ndjeva përgjumë tue dnëse fëmijtë nën za,
Që i kisha pranl, e tue m’u lutë për bukë.

ndjellja

Tham shpirt nuk ke, dhimbë në mos ndjesh tashma
Veç tue mendue çka zemra ime ndillte,
E në mos qash, për çka je msue me qa?
Gjumi u kish dalë, e ushqim njeri s’po siellte
N’atë kohë si zakonisht ditët e tjera,
Për andërr t’vet n’dyshim seicili u dridhte;

gozhdimi - kqyrja - shikimi - vëzhgimi - shtangia

E poshtë degjova si gozhdohej dera
E kullës-tmer; ndër sy tue i këqyre
Fëmijtë e mij, unë mbeta shtang at’hera.

mynyre - meny - Aselmuçi

Nuk qaja, kaq m’ngurosi ajo mynxyre, -
Qanin ata; e Anselmuçi atbotë:
- Ç’ke, babë, - tha, - që shikon me atë fytyrë? -

gjegjia - psherëtimi

Por unë s’i gjegja e as nuk derdha lotë
Gjatë ditës dhe asaj nate plot psherëtime,
Derisa dielli duel me ndrite mbi bote.
Si depërtoi disi në atë burg dhimbe
Një rreze dielli edhe qartë dallova
N’katër fytyrat vetë fytyrën time,
n’dhambë nga dëshprimi të dy duert kafshova;
E tue mendue ata se për uri
Kundër vetvehtës n’atë menyrë u lshova,
U çuen e than: - Kaq dhimbje s’kem’ me ndi,
O atë, po të na hash; kta trupa t’mjerë
Ti vete na i veshe, - çvishi përsëri! –
Për hatër t’tyne u qetesova at’herë;
Atë ditë dhe tjetrën s’foli kush ma gjatë, -
Oh, pse s’u hape, o tokë e ngurtë, - humnherë?

Gada Gada i ngratë

Kur zbardhi dita e katërt, Gada i ngratë
Aty ndër kambë të mija u hodh, tue dashë
Me u qa. Dhe tha: - Pse s’më ndihmon, o atë? –
Aty ai vdiq; e si më sheh, unë pashë
Kah një mbas një të tre me ranë fëmija
T’pestën e t’gjashtën ditë; prandej u dhashë,
Verbue, me u endë tue prekë foshnjet e mija;
Dy dit i thirra mbasi ata mbaruen,
Pastaj ma e fortë se dhimbja qe urija!"

kërcellimi

Si heshti, të dy syte iu zgurdulluen,
Fatkeqit prap ia ngjiti në kaptinë
Me dhambë, që si te qenit kërcelluen.

Pizë - Pica

O Pizë, o turp e marre e asaj krahinë
T’hijshme, ku e si-hit ambël ndihet jona,
Mbasi fqijtë tu me të ndeshkue s’po vinë,

Kaprája - Gorgona - Arni

Kaprája le te dyndet dhe Gorgona,
Arnin te gryka porsi gardh ta zanë, -
Ti çdo pizan nder dallgë, o lum, mbulona!
N’qofte se per Ugolinin u pat thane
Se per trathti t’I lshoi ato kala,
N’ate kryq femijte ti s’duhej me ia lane!
T’rij qene, o Tebe e re, pra faj s’te ka
Brigata as Ugucioni asnje grime,
E as dy tjeret n’kange permende tashma.
Tutje kaluem, atje ku gjoli I ngrime
Tjere shpirtna mizorisht mbeshtjell e ngjesh,
Jo ra permbys, - n’kokerr te shpines shtrime.
Vaji pengese aty nga vaji ndesh,
E dhimbja, neper sy ka s’gjen kalim,
Zmbrapet e ankthin con ma teper peshe;
Se t’parat lote mpiksen me nxitim
Dhe, tue u kthye ne maska kristalore,
Gropat per nen qepalla mbushin shqim.
Megjithse cingerima ne ate zgore
Permbi fytyren time akullue
Kish mpi e shue cdo ndiesi njerzore,
Ndjeva sikur nje ere e lehte ish cue,
E thashe: <<Mesues, cka ajrin po e leviz,
Ketu cdo avullim a s’ka mbarue?>>
<<Shpejt do te gjindesh, - tha I shtrejti pris, -
aty ku syte te japin gjegjen vete
tue pa burimin e amshuem t’puhise.>>
Kur, ja, n’ate akull nje nga ata te shkrete
Briti kah na: <<O shpirtna aq mizore,
Sa n’pike te fundit zbrisni tatepjete,
T’ashprin duvak ma hiqni ju me dore,
Ta shfrej kete mulla t’zemres e te aj
Para se lotet t’ngrihen n’syte e gjore!>>
E une: <<N’dac me u clirue te zhgrehesh n’vaje,
Me thuej kush je; n’mos t’ardhsha ndihme si mik,
Rafsha ne fund te s’ngrites akullnaje!>>
E ai m’u gjegj: <<Jam frati Alberik
I frutave te kopshtit te mallkuem,
Ketu une hurma jam tue ngrane per fik.>>
<<Kaq shpejt, - ia prita, - paske ra nder t’shuem?>>
E ai m’u kthye: <<Si e kam trupin mbi dhe
Ne gjendje s’jam kurrqysh me ta treguem.
E paska nje te mire kjo Tolome
Sepse ma pare shpesh ketu shpirti bie,
Se Atroposi shty ka kete nder ne.
Kah due qe mos te matesh asnjefije
Nga syte te ma thesh tisin kristaluer,
Ta dish: sa shpirti I futet nje trathtije,
Si une iu futa, trupi bjen nder duer
Te dreqit, qe I hyn mbrende edhe e drejton
Dersa te rroje mbi dhe ai mekatnuer.
Por shpirti I tij ne kete saranxhe mbaron;
Ndoshta atje lart trupi keti’ I shetit,
Qe tej mbas meje n’akull dimenon.
Duhet ta dijsh, se tash nga lart ke zbrite,
Ai asht ser Branka d’Oria; ka sa vjet
Qe rrin I zhytun ne kete akull t’ngrite.>>
E une: <<Ti, si me duket, dokrra qet,
Se Branka d’Orien une e lashe te gjalle, -
Flen, vishet, ha e pai me t’madh lezet.>>
Por ai: <<Nder Kthetraflete s’e paten kalle
Ende ku e trasha peshkve rri tue zi,
Ate Mikel Zanken, kur ky la nje djalle
Porsi zavendes mbrende ne trup te tij,
Keshtu edhe ai, qe kish me te nje gjak
E bashke me te pat gisht ne nje trathti.
Tashti a po ma shtrin ate dore ndopak?
M’I cel keta dy sy!>>. E u bana I mire
Keq tue u sjelle me te, - s’ia cela aspak!
Ah, gjenoveze, qe coni jete t’peshtire
Me vese e poshtersina te pafare,
Si nuk ju qesin fare ‘j here e mire?
Se, me t’Romanjes ma te ziun kobtar,
Njanin kam gjete nga ju, qe, per cka bani,
Me shpirt n ‘Kocit sot lahet si trathtar,
Kurse ju siper per te gjalle e mbani!>>

  1. Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 02-08-2004, 15:22